Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kina paralajmëron pasoja për Britaninë, për shkak të “ndërhyrjes” në Hong Kong

Mbretëria e Bashkuar do të përballet me pasoja, nëse vazhdon “të ndjekë rrugën e gabuar” sa i përket Hong Kongut, paralajmëroi Kina.


Të hënën, Mbretëria e Bashkuar pezulloi traktatin e ekstradimit me Hong Kongun, për shkak të një ligj të ri të sigurisë në ish-koloninë e saj, i cili i jep Pekinit më shumë fuqi.


Në përgjigje, ambasadori kinez në Londër tha se Mbretëria e Bashkuar "ka ndërhyrë qartazi" në punët e Kinës.


"Kina asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar duhet ta bëjë të njëjtën gjë me Kinën", tha ambasadori Liu Xiaoming.


Ditë më parë, kryeministri britanik, Boris Johnson, u zotua se do t’iu ofrojë tre milionë banorëve të Hong Kongut mundësinë për t’u vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u lejuar atyre që të aplikojnë edhe për nënshtetësinë britanike.


Ky veprim ka ardhur pasi Pekini ka miratuar një ligj të ri të sigurisë në Hong Kong, në fund të qershorit, i cili kriminalizon një mori veprash.


Sipas kritikëve, ligji mund të bëjë që protestuesit pro demokracisë në rajon të vuajnë dënime të përjetshme.


Hong Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të sistemit “një shtet, dy sisteme”.


Me këtë kornizë, qyteti i Hong Kongut ka pasur të drejta të veçanta që nuk i ka gëzuar pjesa tjetër e Kinës komuniste, por thuhet se Ligji i sigurisë kombëtare tani e dëmton atë.


Lexoni edhe këtë:



Trump i jep fund trajtimit të privilegjuar të Hong Kongut

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus