Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump rikthen konferencat për koronavirusin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se SHBA-ja është duke përjetuar një “hov të madh” të rasteve me koronavirus.


Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuareve në SHBA ka arritur në mbi 3.8 milionë, ndërsa i viktimave në gati 141,000.


Trump tha se do t’i rikthejë konferencat e përditshme për media të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë “për t’i dhënë informacione publikut”, nisur nga sot.


Ai po ashtu duket se ndryshoi qëndrimin ndaj veshjes së maskës, të cilën ka refuzuar ta miratojë si masë.


Meqenëse nuk ka ende trajtim efektiv të koronavirusit, maskat shihen si një nga opsionet e pakta në dispozicion, që ndihmojnë në luftimin e përhapjes së virusit.


Trump postoi në Twitter një fotografi të vetes së tij me maskë dhe shkroi:


"Ne jemi të bashkuar në përpjekjen tonë për të mposhtur virusin e padukshëm të Kinës dhe shumë njerëz thonë se është patriotike të vishni maskë kur nuk mund të keni distancë sociale”.


"Askush nuk është më patriot se unë, presidenti juaj i preferuar", tha Trump.


Ai i bëri këto komente pasi shteti i Floridës raportoi të hënën për mbi 10,000 raste të reja me koronavirus, për të gjashtën ditë me radhë.


Trump pritet ta udhëheqë konferencën e përditshme për media, që do të transmetohet në televizione në orën 17:00, sipas kohës lokale.


Task-forca, e udhëhequr nga nënpresidenti amerikan, Mike Pence, e ka informuar publikun çdo ditë në mars dhe në prill, por Trump i ka pezulluar konferencat për shkak të kritikave se nganjëherë jepnin informacione konfuze.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus