Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Qindra mjekë kërkojnë dorëheqjen e Shtabit të Krizës në Serbi

Një grup prej më shumë se 300 mjekësh në Serbi, të mbledhur rreth nismës “Të bashkuar kundër COVID-19”, i shkroi letër të hapur Qeverisë së Serbisë, për t’u distancuar nga Shtabi i Krizës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij, duke thënë se Serbia ndodhet në një “katastrofë shëndetësore publike".


Sipas njoftimit të publikuar në ueb-faqen “Të bashkuar kundër COVID-19”, mjekët që nënshkruan letrën, kërkuan që të formohet një shtab i ri i krizës, të hetohen pretendimet për fshehjen e të dhënave, si dhe të ndalohen frikësimet dhe politizimet që “cenojnë dinjitetin personal të punonjësve shëndetësorë".


"Lehtësimi i plotë i masave anti-epidemike në periudhën parazgjedhore (mitingjet, ndeshjet, turnetë, festimet) ka çuar në humbjen e kontrollit mbi situatën epidemiologjike dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet me motive profesionale", thuhet në letrën e mjekëve.


Sipas tyre, "hutimi në lidhje me numrin e të sëmurëve dhe të viktimave u shkaktua nga mospajtimi me pritjet statistikore dhe epidemiologjike, njohuritë nga puna e përditshme dhe deklaratat kontradiktore në publik".


Mjekët thanë se “e gjithë kjo ka tronditur rëndë sistemin shëndetësor dhe ka minuar besimin e qytetarëve dhe të punonjësve në të”.


Për këtë arsye, thanë mjekët, ata duan që të distancohen nga Shtabi i Krizës për luftën kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.


Në muajin qershor, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN ka raportuar se numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi është shumë më i lartë seç raportohet.


Sipas BIRN-it, të dhënat ku ka pasur qasje ai, kanë treguar se në Serbi, nga data 19 mars deri më 1 qershor, 2020, kanë vdekur 632 pacientë nga koronavirusi, ndërsa numri zyrtar për këtë periudhë ka qenë 244.


Sipas shifrave zyrtare, Serbia ka konfirmuar mbi 20,000 raste pozitive me koronavirus.


Prej tyre, 472 pacientë kanë vdekur.


Këtë muaj, autoritetet kanë rikthyer disa masa kufizuese, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, të cilat janë lehtësuar në maj dhe qershor.


Serbia i ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 21 qershor.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus