Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Erdogan shtyn përpara planet për të vënë nën kontroll mediat sociale

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyp Erdogan, ka përgatitur një projektligj, përmes së cilit do t'i mundësohej qeverisë të shtrëngojë kontrollin e saj në mediat sociale, tha një zyrtar turk, raporton Reuters.


Projektligji pritet të shqyrtohen nga parlamenti gjatë javës së ardhshme. 


Opozita ka frikë se legjislacioni do të çojë në censurë më të madhe në vend.


Pse u përgatitën projektligjet? 

Më fillim të këtij muaji presidenti, Recep Tayyip Erdogan, u zotua se do të vë nën kontroll mediat sociale, pas pretendimeve se në rrjetin social Twitter, përmes disa postimeve, ishin fyer vajza dhe dhëndri i tij, pasi kishin njoftuar se ju ka lindur fëmijë.


Të paktën 11 persona u arrestuan dhe u morën në pyetje për këtë rast.


Projektligji do t'i detyrojë kompanitë e mediave sociale me më shumë se 1 milion përdorues të përditshëm në Turqi - të tilla si Twitter, Facebook dhe YouTube - të hapin një zyre ose të caktojnë një përfaqësues në Turqi, i cili do t'i përgjigjet autoriteteve turke.


Ky përfaqësues, sipas autoriteteve turke, do të ishte përgjegjës edhe për çështje tatimore.


Nga kompanitë e mediave sociale ose përfaqësuesi i saj gjithashtu do të kërkohet t'i përgjigjen brenda 48 orëve ankesave në lidhje me postimet që shkelin të drejtat personale dhe të privatësisë.


Kompanitë e mediave sociale do të ishin të detyruara të caktojnë një përfaqësues brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e legjislacionit, ose të përballen me gjobë, u tha gazetarëve ligjvënësja e partisë në pushtet, Ozlem Zengin.


"Ne synojmë t'i japim fund fyerjeve, dhe ngacmimeve të bëra përmes mediave sociale", tha Zengin.


“Prioriteti ynë nuk është të mbyllim mediat sociale. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë në jetën tonë", tha ajo.


Kontroll apo cenzurë?

Partitë e opozitës, kanë shprehur shqetësime se planet e qeverisë kanë për qëllim të kufizojnë më tej aftësinë e qytetarëve për të pasur qasje në mediat sociale dhe për të lexuar lajme dhe informacione të pavarura, në një mjedis të mbizotëruar nga media pro-qeveritare.


Mijëra faqe në internet tashmë janë të bllokuara në Turqi. Qeveria turke disa herë ka ndaluar YouTube dhe Twitterin në të kaluarën.


Ndërkohë, të paktën 76 gazetarë dhe punonjës të tjerë të mediave janë të burgosur, sipas Unionit të Gazetarëve të Turqisë.


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e ka cilësuar Turqinë  si një nga vendet që ka burgosur më së shumti gazetarë në botë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus