Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Përfundon procesi i votimit për zgjedhjet e Serbisë

Serbia sot mbajti zgjedhjet e përgjithshme, për të cilat u votua edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë.


Në Serbi, mbi 6,5 milionë banorë kishin të drejtë vote që të zgjedhin parlamentin e ri  prej 250 deputetësh. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale -167 sosh.


Në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, pesë partitë shqiptare garuan në një listë të përbashkët.


Në Kosovë, misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) “grumbulloi” votat e shtetasve serb, të cilat më pas do të dërgohen në Vranjë dhe Rashkë për numërim.


“Numërimi i votave do të jetë përgjegjësi e Komisionit Zgjedhor të Republikës së Serbisë”, tha OSBE-ja.


Sipas raportit preliminar të ekipeve të OSBE-së, numri i përgjithshëm i votave të mbledhura ka qenë 55,178 që i bie që 57,88 për qind e trupit votues kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.




Sipas OSBE-së, në Kosovë, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 95,334 qytetarë.


Këtë formë të votimit dhe transportimit të votave nga Kosova, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e ka cilësuar si jokushtetuese.


Votimi në Kosovë për zgjedhjet në Serbi, u mbajt në kohën kur autoritetet shëndetësore po regjistrojnë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se ka lejuar që të mbahen votimet për zgjedhjet serbe, sipas praktikave të mëhershme.


Votuesit, si në Serbi, ashtu dhe në Kosovë, janë detyruar që të vendosin maska dhe të ruajnë distancën gjatë procesit të votimit –si masa mbrojtëse kundër koronavirusit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus