Мы в Telegram
Добавить новость

На Бали появилась «New Москва»: в Индонезии обвинили россиян в колонизации райского острова

Присяга новобранцев прошла у филиала Музея Победы в Тверской области

18 мая в Москве ожидается до +20°C и без осадков

Вооруженный грабитель ушел без денег после нападения на банк в Москве

World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Historia e çuditshme e ventilatorëve rusë

Historia e çuditshme e ventilatorëve rusë

Është cilësuar si gjest i vullnetit të mirë, si mënyrë për të filluar përmirësimin e marrëdhënieve toksike midis Moskës dhe Uashingtonit, derisa të dyja vendet përballen me pandeminë e koronavirusit.

Por, dërgesa e ventilatorëve dhe pajisjeve të tjera ruse në SHBA është përcjellë me konfuzion dhe mesazhe të përziera nga fillimi.

A ishte ndihmë humanitare? A ishte një blerje pajisjesh që Shtetet e Bashkuara ishin të afta t’i prodhonin vetë? Kush pagoi për të? A e dinte dikush se kompanitë e përfshira ruse mund të binin nën sanksionet e Departametit amerikan të Thesarit? A po përpiqej Kremlini të fitonte përmes propagandës? A e talli SHBA-në?

Tani ka dalë se 45 ventilatorët nuk janë përdorur kurrë në SHBA dhe se disa prej tyre kanë qenë model i njëjtë me ata që dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në spitalet në Rusi, duke vrarë disa pacientë me COVID-19 - sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Ky incident ka bërë që rregullatorët rusë të lëshojnë urdhër për të pezulluar përdorimin e tyre, në kohën kur këto makina janë shumë të nevojshme.

Që nga fillimi, Kremlini e ka portretizuar dërgesën në SHBA si gjest madhështor. Mediat shtetërore kanë transmetuar kronika për të, duke sjellë edhe pamje të pakove me mbishkrimin: “Nga Rusia, me dashuri”.

Së bashku me ventilatorët janë dërguar edhe maska, doreza dhe furnizime të tjera mjekësore.

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara e ka cilësuar atë si një "mision humanitar".

“Jemi të sigurt se SHBA-ja, nëse është e nevojshme, do të na ndihmojë gjithashtu neve dhe ne do ta pranojmë me kënaqësi atë ndihmë. Pa asnjë politizim”, ka shkruar Anatoly Antonov në Facebook.

Një ditë pasi dërgesa ka arritur në Nju Jork, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lavdëruar homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ai është pyetur nëse druan se kjo mund të jetë një propagandë.

“Nuk jam i shqetësuar në lidhje me Rusinë dhe propagandën, aspak”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 2 prill.

“Bëhet fjalë për pajisje shumë cilësore. Mund të shpëtojnë shumë jetë dhe do të marr të tilla çdo ditë”, ka thënë Trump.

Por, pyetje të tjera kanë dalë kur Departamenti amerikan i Shtetit ka kundërshtuar zyrtarët rusë, duke thënë se dërgesa nuk ishte donacion, por blerje.

Më pas, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, i ka dhënë edhe një kah, duke thënë se dërgesa ka qenë blerje, porse shpenzimet janë ndarë nga Uashingtoni dhe Moska.

A janë shkelur sanksionet?

Për më tepër, ajo ka zbuluar se kostoja ruse është mbuluar nga Fondi i Investimeve Direkte të Rusisë (RDIF) - një fond sovran prej dhjetë miliardë dollarësh, i themeluar nga Qeveria ruse për tërheqje të investimeve.

Dhe, shumë nga 45 ventilatorët që janë përfshirë në dërgesë, janë furnizuar nga fabrika Urals Instrument Engineering, e cila zotërohet nga kompania Radio-Electronic Technologies Concern, ose KRET.

KRET, në anën tjetër, është në pronësi të Rostec-ut, një konglomerat masiv shtetëror, që përfshin disa nga fabrikat më të njohura ushtarake dhe teknologjike të Rusisë.

Edhe RDIF, edhe Rostec janë goditur me sanksione nga Departamenti amerikan i Thesarit. RDIF - së bashku me ish-kompaninë simotër, në pronësi të shtetit, Vnesheconombank - janë sanksionuar më 2015 në kuadër të masave ndëshkuese që ka ndërmarrë Perëndimi kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë, më 2014. Rostec është sanksionuar për arsye të ngjashme.

Një zëdhënës i RDIF-it i ka thënë Radios Evropa e Lirë muajin e kaluar se sanksionet ekzistuese të SHBA-së nuk kanë vlejtur në këtë rast.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Thesarit ka dhënë shpjegim të ngjashëm, duke thënë se autoritetet amerikane mund të bëjnë përjashtime nga sanksionet mbi baza të rasteve.

"Nuk duket se eksportuesi i dërgesave humanitare, të marra nga Qeveria ruse, është një person i sanksionuar ose i bllokuar nga sanksionet e lidhura me Rusinë / Ukrainën", ka thënë zëdhënësi për Radion Evropa e Lirë.

“Thesari ka autorizim të licencojë persona amerikanë që të bëjnë transaksione që janë në përputhje me politikën e jashtme të SHBA-së dhe interesat e sigurisë kombëtare”, ka thënë ai.

Vlera e dërgesës së përgjithshme nuk është zbuluar as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Rusia në kohën e dorëzimit të dërgesës.

Megjithatë, një raport nga ABC News, më 1 maj, ka zbuluar se Rusia i ka faturuar Shtetet e Bashkuara me 660,000 dollarë për furnizimet.

Një procesverbal i furnizimeve, i cili është siguruar nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) - e cila po koordinon përgjigjen e Qeverisë amerikane ndaj pandemisë së koronavirusit - ka sqaruar se ato përfshijnë gjithsej 4,000 maska M-95 - maska të nivelit ushtarak që përdoren për mbrojtje kundër agjentëve biologjikë dhe kimikë.

Agjencia ka thënë se dërgesa përfshinte edhe 15,000 respiratorë, 30,000 doreza kirurgjikale dhe 400,000 veshje mjekësore dhe gjëra të tjera më të vogla.

Së paku 15 prej ventilatorëve janë identifikuar si modele Aventa-M, ndërsa 25 janë bërë nga një prodhues tjetër rus; origjina e pesë të tjerëve është e paqartë.

Duke përdorur listat e çmimeve në dispozicion për publikun, Radio Evropa e Lirë ka vlerësuar se ventilatorët kanë kushtuar së paku një milion dollarë, në bazë të shitjes me pakicë, pa zbritje.

Në kohën e mbërritjes së dërgesës, as zyrtarët federalë amerikanë, as zyrtarët shtetërorë të Nju Norkut dhe Nju Xhërsit - dy shteteve më të goditura amerikane nga koronavirusi - nuk kanë zbuluar se ku dhe si do të përdoren furnizimet saktësisht.

Më 20 prill, një zyrtar i Qeverisë amerikane, në dijeni për logjistikën e dërgesës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se artikujt nuk janë duke u përdorur dhe se janë vendosur në depo të zonës së Nju Jorkut.

Zëdhënësja e FEMA-s, Janet Montesi, ka thënë më 12 maj se ventilatorët nuk janë shpërndarë kurrë në spitalet e SHBA-së, sepse numri i rasteve me COVID-19 në rajon është stabilizuar.

“Rrafshimi i lakores [së të infektuarve] ka bërë që këta ventilatorë të mos jenë të nevojshëm”, ka thënë Montesi në një deklaratë që është raportuar së pari nga BuzzFeed News.

Disa orë përpara, hetuesit rusë kanë thënë se ventilatorët Aventa-M duket se kanë qenë shkaktarë të zjarrit vdekjeprurës në dy objekte spitalore - njëri në Shën Petersburg, tjetri në Moskë.

Më 13 maj, rregullatori i industrisë shëndetësore i Rusisë ka njoftuar se ka urdhëruar pezullimin e përdorimit të të gjithë ventilatorëve Aventa-M, të prodhuar pas datës, 1 prill, 2020, duke përmendur si arsye dy zjarret.

Nuk është e qartë përse është urdhëruar pezullimi vetëm i pajisjeve të bëra pas 1 prillit - datë kur dërgesa ruse ka arritur në SHBA. Po ashtu nuk është e qartë nëse pajisjet e dërguara në SHBA do të rikthehen në Rusi.

Askush në shërbimin e shtypit të rregullatorit të industrisë shëndetësore ruse, Roszdravnadzor, nuk u është përgjigjur thirrjeve të Radios Evropa e Lirë për komente të mëtejshme.

Rusia tani ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 15 prill, Trump ka sugjeruar se Qeveria amerikane do ta përsërisë gjestin rus.

"Mendoj se Rusia do të ketë nevojë për ventilatorë. Janë duke kaluar një kohë të vështirë në Moskë. Ne do t'i ndihmojmë ata", ka thënë Trump.

Një muaj më vonë, nuk është e qartë nëse ky është akoma plani.

Përgatiti: Valona Tela

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

СМИ назвали главного фаворита на место тренера «Барселоны»

Худрук РАМТ Бородин попал в больницу в Москве

МОСКОВСКИЙ ФЕСТИВАЛЬ ПОД ФЛАГОМ РУССКИХ СУПЕРГЕРОЕВ.

В субботу в Подмосковье ожидается +20 градусов

Музыкальные новости

Следком России ищет приезжего из Азербайджана из-за его желания убивать в ЯНАО

Страдания юного Аюша Булчун

Состоялась Байкальская театральная школа в Бурятии: Россия и Культура, Дети

«585*ЗОЛОТОЙ» назвала топ-10 самых популярных драгоценных камней в России

Новости России

Вооруженный грабитель ушел без денег после нападения на банк в Москве

На Бали появилась «New Москва»: в Индонезии обвинили россиян в колонизации райского острова

СМИ назвали главного фаворита на место тренера «Барселоны»

В субботу в Подмосковье ожидается +20 градусов

Экология в России и мире

Кладезь полезных свойств: Кутушов рассказал о пользе шлемника байкальского

Lamoda запустила бренд мужской одежды и обуви Mademan

Фестивальный праздник «Музыка моего города» в Улан-Удэ включил в программу спектакль Театра кукол «Ульгэр»: Россия и Культура, Праздник и Дети

Туристов из каких российских городов больше всего любят в Турции и Египте: россиянка поняла, каких русских там больше всего ждут

Спорт в России и мире

Новак Джокович: «Я никогда не скажу, кого считаю величайшим в истории – оставлю это другим»

«Спартак» подарит Циципасу клубную футболку

«Подача на победу на Уимблдоне». Гвардиола – о заключительном туре АПЛ

Теннисист Медведев может потерять свое место в рейтинге ATP

Moscow.media

«Грузовичкоф» развивает представителей бизнес-среды

Под красным куполом

15 мая в системе Следственного комитета Российской Федерации отмечается 157-я годовщина со Дня образования военных следственных органов

Военные следователи провели рейд по бывшим мигрантам в Алуште











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В юго-восточной части Москвы мужчина с пистолетом ворвался в банк

В Подмосковье несколько лосей пересекали трассу строго по пешеходному переходу

МОСКОВСКИЙ ФЕСТИВАЛЬ ПОД ФЛАГОМ РУССКИХ СУПЕРГЕРОЕВ.

СМИ назвали главного фаворита на место тренера «Барселоны»