Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Marrëveshja e re i mundëson KOSTT-it "pjesëmarrje në Bursën shqiptare të energjisë"

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari kanë vizituar të martën udhëheqësit e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), pasi ky i fundit ka dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe i është bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri.


Në një komunikatë drejtuar mediave, kryeministri në detyrë Kurti është cituar të ketë konsideruar nënshkrimin e  Marrëveshjes së re të Kyçjes, të një rëndësie të veçantë për Kosovën.


Ndërkohë kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Ilir Shala, është cituar të ketë thënë se:


“Kjo Marrëveshje  i hap rrugë KOSTT-it për integrim në tregun rajonal të energjisë elektrike si dhe pjesëmarrje në Bursën shqiptare të energjisë (APEX)”.


Ministrja në detyrë Hajdari ka bërë të ditur të hënën nënshkrimin e marrëveshjes së re.


Linja e interkoneksionit prej 400 kilovatësh në mes të Shqipërisë dhe Kosovës është inaguruar në qershor të vitit 2016 dhe ka shtrirje prej 241.1 kilometrash.


Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, ka thënë më herët se arsye kryesore e mosaktivizimit të kësaj linje ka qenë Serbia, e cila, sipas tij, nuk e ka zbatuar Marrëveshjen për Energjinë, të nënshkruar në Bruksel në vitin 2013, ndërmjet përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian.


Nga mosrespektimi i kësaj marrëveshjeje, Kosova vlerësohet se ka humbur deri në 12 milionë euro në vit, pasi inkasimi i tarifave të transmisionit të energjisë që kalon transit përmes Kosovës, është bërë nga shteti i Serbisë në emër të Kosovës.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus