Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Politika apo thëngjilli e largoi Contour Global nga Kosova?

Tërheqja e kompanisë Contour Global nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet prej 500 megavatësh, në Kosovë po vlerësohet në mënyra të ndryshme.


Qeveria e kaluar e Kosovës dhe Contour Global, në vitin 2017, kishin nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e këtij termocentrali. Përgatitjet për realizimin e projektit kishin filluar në vitin 2001.


Ky projekt ishte thënë se do të kushtonte 1.3 miliard euro që njëherësh përfaqësonte investimin më të madh të huaj në Kosovë.


Por, gjatë kësaj jave, kompania Contour Global ka njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e termocentralit, për arsye se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por po ashtu janë përmendur edhe ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë.




Përfaqësues të shoqërisë civile në vazhdimësi e kanë kundërshtuar ndërtimin e këtij termocentrali, kështu që edhe e kanë mirëpritur anulimin e planeve për ndërtimin e tij.


Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDP), thotë se Contour Global, nuk është tërhequr për arsyet e përmendura, por nga pamundësia për të siguruar mjetet financiare.


“Ata po tërhiqen për shkak se nuk kanë gjetur financat e duhura për realizimin e këtij projekti dhe e gjitha bota po largohet nga investimet në qymyr. Kështu që edhe ata e pranojnë se tash e tutje nuk do të hyjnë fare të investojnë një energji të qymyrit e cila teknologji është e se kaluarës se nuk do të sjellë përfitim për kompaninë”, tha Abazi për Radion Evropa e Lirë.


Për këtë projekt, realizimi i të cilit është pritur të fillojë gjatë këtij viti, debatet kundërthënëse ishin aktuale, si para ashtu edhe pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 6 tetor, të cilat sollën në pushtet kryeministrin Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, parti e cila ishte deklaruar se është kundër ndërtimit të këtij projekti.


Edhe në njoftimin për media të Contour Global, thuhet se “projekti ‘Kosova e Re’ nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në një njoftim për media nga Contour Global.




Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës si partnere e koalicionit qeverisës, është shprehur se do të ndërtojë kapacitete të reja energjetike, të cilat nuk do të ndikonin në rritjen e çmimit të energjisë.


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha gjatë një konferencë për media në Prishtinë se tërheqja e Contour Global, ka ndodhur pas refuzimit të qeverisë që dëgjojë këshillën amerikane.


“Sa i përket kësaj (v.j. ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’) edhe mund të them se edhe ne kemi pasur vërejtje lidhur në këtë projekt, por në asnjë rast nuk kemi pritur që një investitor kaq i madh, do të thotë në mënyrë të tillë, të tërhiqet nga vendi. Sepse për ne është elementare që të kemi prezencën ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse në kohën moderne prezenca ekonomike është shumë më e fortë se sa politike dhe prezenca tjetër”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media.


Para një jave edhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC) ka konfirmuar pezullimin e programeve të zhvillimit ekonomik në Kosovë, për siç thuhet në njoftim se “vendimi për të vazhduar me programet varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës”.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus