Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Hajdari: Heqja e tarifës ndaj lëndës së parë ishte e domosdoshme

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka thënë se ndikimi i tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës, nuk ka qenë ashtu siç është pritur.


Në një konferencë për media, Hajdari tha se edhe pse disa biznese kishin arritur të gjejnë lëndët e para nga shtetet tjera, bizneseve iu ka kushtuar më shtrenjtë sigurimi i saj.


“Ne të gjithë e kemi përkrahur më herët këtë tarifë, por realiteti është ndryshe. Ndikimi i saj në Kosovë nuk ka qenë siç është pritur. Ndryshimet në zvogëlimin e importit tregojnë qartë për efektin e tarifës. Qeveria dëshmon se është e përkushtuar në raportet me aleatët ndërkombëtarë. Heqja e taksës nga lënda e parë për bizneset vendore ishte e domosdoshme, për sektorin ushqimor dhe ndërtimor.Edhe pse disa biznese kishin arritur të gjejnë lëndët e para nga shtetet tjera, bizneseve iu ka kushtuar më shtrenjtë sigurimi i saj”, tha ajo.



Në Kosovë hyn kamioni i parë me mallra nga Serbia


Ajo ka shtuar se ishte e domosdoshme heqja e tarifës për lëndën e parë, sidomos për sektorin e ushqimit dhe ndërtimtarisë


Gjithashtu, Hajdari thotë se një pjesë e konsiderueshme e importeve të Serbisë ka ardhur përmes ekonomisë joformale ose përmes Maqedonisë së Veriut.


“Ne kemi pasur një grup punues me të cilët kemi punuar për t’i identifikuar barrierat që i kemi me Serbinë, dhe ato i kemi mbledhur në një dokument”, ka thënë ajo.


Sipas saj, Qeveria ka vepruar duke treguar vullnet dhe përkushtim, derisa shton se presin reflektim edhe nga pala tjetër.


Qeveria e Kosovës të premten ka miratuar vendimin për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.


 


 


 


 


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus