Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trump: Katër kandidatë për pozitën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se katër kandidatë janë duke u shqyrtuar për pozitën e Drejtor të Inteligjencës Kombëtare. 


“Vendimi do të merret brenda disa javësh” ka shkruar presidenti Trump në Twitter. 




Më 20 shtator, presidenti amerikan e emëroi ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.


Ndërkohë presidenti Trump kishte ritheksuar besimin e madh që ka në ambasadorin Grenell.


"Jam i kënaqur të njoftoj se ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet ushtrues detyre i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar. Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të", ka shkruar presidenti Trump në Twitter.


Por, vetë ambasadori Grenell përmes një postimi në Twitter, ka thënë se nuk do të jetë për një kohë të gjatë në atë post.


“Presidenti do të njoftojë të emëruarin (jo mua) së shpejti”, ka shkruar Grenell. 






Emërimi i tij nxiti reagime në mesin e demokratëve. Senatori demokrat, Mark Warner, nga Komiteti i Inteligjencës së Senatit, tha se emërimi ishte me sa duket "një përpjekje për të anashkaluar autoritetin kushtetues të Senatit për të këshilluar dhe miratuar pozicione të tilla kritike të sigurisë kombëtare."


Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA). Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.


Posti i Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare duhet të konfirmohet nga Senati amerikan. 


Sipas ligjit federal, afati i mandatit për një ushtrues detyre në agjencitë ekzekutive, i emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, është 210 ditë.


Pastaj, kërkohet miratimi i Senatit.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus