Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pompeo: Marrëveshja e paqes me talibanët pritet të nënshkruhet më 29 shkurt

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se marrëveshja e paqes mes Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Afganistan do të nënshkruhet më 29 shkurt. 


“Shtetet e Bashkuara dhe talibanët janë angazhuar në bisedime për të lehtësuar një zgjidhje politike, për t'i dhënë fund konfliktit në Afganistan si dhe për të zvogëluar praninë e SHBA-së në rajon”, thuhet në deklaratën e Pompeos. 


Marrëveshja vjen pas më shumë se një viti bisedimesh midis përfaqësuesve të talibanëve dhe atyre të Shteteve Bashkuara. 


Qeveria afgane, nuk ishte pjesë e negociatave.


Kur filluan bisedimet? 

Në dhjetor të vitit 2018, talibanët njoftuan se ata do të takohen me zyrtarë amerikanë në përpjekje për të gjetur një "udhërrëfyes për paqen".


Por, militantët vazhduan të refuzojnë të zhvillojnë bisedime zyrtare me qeverinë afgane, duke i cilësuar ata si "kukulla" të perëndimit.


Pas nëntë raundesh bisedimesh SHBA-talibanë në Katar, të dyja palët dukeshin afër një marrëveshjeje.


Negociatori i lartë i Uashingtonit njoftoi në shtator të vitit 2019, se SHBA-ja do të tërhiqte 5.400 trupa nga Afganistani brenda 20 javësh, si pjesë e një marrëveshjeje të rënë dakord "në parim" me militantët talibanë.


Por, disa ditë më vonë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se bisedimet ishin "të vdekura", pasi grupi militant mori përgjegjësinë për vrasjen e një ushtari amerikan.


Forcat amerikane janë në Afganistan që prej pushtimit më 2001, që kishte për qëllim rrëzimin e talibanëve nga pushteti. 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus