Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

SHBA-ja e cilëson qesharake ofertën e ligjvënësit iranian për vrasjen e Trumpit

Një zyrtar i lartë amerikan tha se oferta e një ligjvënësi iranian për të shpërblyer secilin që do të vriste presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është "qesharake" dhe tregon për "themelet terroriste" që i ka establishmenti i Iranit.


Robert Wood, përfaqësues i përhershëm i SHBA-së në Konferencën për Çarmatosje, i bëri këto komente të martën, pasi ligjvënësi iranian, Ahmad Hamzeh, ditë më parë, ofroi tre milionë dollarë për hakmarrje ndaj vrasjes së një komandanti ushtarak iranian, më 3 janar.


Vrasja e Qasem Soleimanit në një sulm me dron, të urdhëruar nga Trump, ka bërë që Irani të sulmojë me raketa dy baza amerikane në Irak.


"Në emër të popullit të provincës Kerman, ne do të paguajmë një shpërblim prej tre milionë dollarësh për këdo që vret Trumpin", tha Hamzeh në Parlamentin iranian, transmeton agjencia e lajmeve ISNA.


Hamzeh përfaqëson qarkun Kahnouj, pranë Kermanit, që është vendlindja e Soleimanit.


Ai nuk tha se kush do të paguante për këtë shpërblim ose nëse shpërblimi ka ndonjë mbështetje zyrtare nga qeveritarët klerikë të Iranit.


Duke folur para gazetarëve në Gjenevë, Wood tha se shpërblimi është "thjesht qesharak, por tregon për themelet terroriste" të regjimit iranian.


Wood po ashtu tha se regjimi i Iranit duhet të ndryshojë sjelljen e tij.



Sa është e fuqishme ushtria e Iranit?

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus