Добавить новость

Москвичи собрали свыше 4,2 млн товаров для жителей новых регионов

Некоторые полицейские могут получить надбавку к зарплате

В Перми на форуме «Леса России» наградили работников ЛПК

Блокировать сайты с рекламой вейпов без суда предложили в движении «Здоровое Отечество»



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Sistemi i drejtësisë i ngathët në ndëshkimin e rasteve të korrupsionit

Ndikimet politike në sistemin e drejtësisë janë apostrofuar nga përfaqësues të shoqërisë civile si pengesë për luftimin e korrupsionit në Kosovë.


Dukuria e korrupsionit, sipas përfaqësuesve të organizatave vendore joqeveritare dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Kosovë, po e ngufatë zhvillimin e vendit dhe po e zbeh të ardhmen integruese të Kosovës në strukturat e BE-së.


Bazuar në raportet e shumta që prezantuan disa nga organizatat joqeveritare gjatë javës kundër korrupsionit, del se Kosova nuk ka shënuar rezultate të duhura në zotimet e marra për luftimin e kësaj dukurie.


Arbëresha Loxha, drejtoreshë e Grupit për Studime Juridike e Politike, tha për Radion Evropa e Lirë se ndikimet politike në sistemin e drejtësisë, janë duke pamundësuar luftën kundër korrupsionit në Kosovë.


Sipas saj, kohëve të fundit, nuk ka pasur asnjë rezultat konkret në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimit të performancës së sektorit të drejtësisë.


"Një problem në sistemin e drejtësisë mbetet kualiteti i ciklit të vendimmarrjes, duke filluar nga procesi i hetimit, ngritja e aktakuzës e deri të vendimmarrja finale në gjykatë. Problemet kryesore mbesin te përgatitja joprofesionale e prokurorëve, mungesa e profilizimit të prokurorëve, sidomos në rastet e shpëlarjes së parave si dhe ndikimi politik", tha Loxha.




Ajo konsideron se për një luftë të ashpër kundër korrupsionit është i domosdoshëm procesi i vettingut dhe jo vetëm në sistemin e drejtësisë, por edhe në institucione të tjera të ekspozuara ndaj korrupsionit.


Riccardo Serri, shefi i Seksionit Politik, Ekonomik dhe të Integrimit Evropian në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, në një nga debatet e mbajtura për javën kundër korrupsionit tha se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë e përditshme.


"Korrupsioni duhet të luftohet çdo ditë dhe janë institucionet ndërkombëtare dhe vendore të përfshira në këtë luftë në baza ditore. Si Bashkim Evropian, veçanërisht në këtë javë (Java Kundër Korrupsionit) kemi qenë shumë aktivë", tha Serri.


Ai tha se Bashkimi Evropian e ndihmon Kosovën në forma të ndryshme për të luftuar korrupsionin.


"Për shembull, projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë (PECK), ka për qëllim që të sjellë në Kosovë standardet e BE-së, standardet ndërkombëtare, sa i përket luftimit të korrupsionit dhe shpëlarjes së parave. Po ashtu, ne kemi ndihmuar institucionet e Kosovës të miratojnë ligje që janë kruciale për të pasur mjetet e nevojshme për të luftuar korrupsionin", deklaroi Serri, duke shtuar se është një ide e përhapur se gratë janë më pak të korruptuara se burrat.




Kurse, ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se i vjen mirë që sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit është në programet e pothuajse të gjitha partive politike.


Por, ai ka thënë se nuk është e mjaftueshme të ketë veç deklarata, por edhe të ndërmerren veprime konkrete.


Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - Çohu, ka deklaruar se kategoria e njerëzve më të pasur në Kosovë ndërlidhet me funksionarët politik.


“Ne po e shohim që në një mënyrë apo në një tjetër, kategoria e njerëzve më të pasur në Kosovë ndërlidhet me funksionarët e lartë publikë dhe politikë. Por, në anën tjetër kur i shohim pasuritë që deklarohen të Agjencia Kundër Korrupsionit, vërtet janë pasuri që shkojnë deri në shifra milionëshe dhe automatikisht krijohet bindja që aty mund të këtë pasuri të paligjshme”, tha Demhasaj.




Korrupsioni në nivel të lartë po pamundëson ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, kanë deklaruar Oda Amerikane dhe përfaqësues të investitorëve evropianë në Kosovë.


Në raportin e fundit të publikuar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International për vitin 2018, Kosova është renditur e 93-ta duke shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak.


Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit radhit 180 vende dhe territore në bazë të nivelit të përceptuar të korrupsionit në sektorin publik. 

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Силы ПВО ВС России сбили шесть снарядов HIMARS

Центр индийской медицины в Петербурге

«Этно или GUCCI, чья вечеринка круче?»: Светские новости Якутии

Чем занимается экс-министр спорта Павел Колобков?

Музыкальные новости

Эрдоган рассказал, что предложил Асаду встретиться для нормализации отношений между странами

Можно ли стирать шторы: возможные риски

Wildberries проводит проверку после избиения пенсионера сотрудником ПВЗ

В Wildberries осудили попытки адвокатов Бакальчука выставить нападавших жертвами

Новости России

Названы самые красивые места в России для осенних путешествий

«Этно или GUCCI, чья вечеринка круче?»: Светские новости Якутии

Редкое видео: Гуф показал, как проводит время с сыном

Минэнерго поручило Системному оператору оценить риски веерных отключений электроэнергии в России

Экология в России и мире

Криптовактивы и новости блокчейн: с чего начать изучение?

Реклама на радио точно достигает своей аудитории

Экскурсия для студентов прошла в «Маринс Гранд Отель Астрахань»

Электрокардиостимуляторы для сердца - 40 грамм, которые могут изменить жизнь

Спорт в России и мире

«Это очень лёгкое чувство». Даниил Медведев — об ощущениях перед началом Кубка Лэйвера

«Совесть не позволила»: Надежда Гуськова в юности попадала в клубы оригинальным способом

51 год назад прошла «Битва полов» между Билли Джин Кинг и Бобби Риггсом

Хромачева и Данилина вышли в финал турнира в Хуахине

Moscow.media

Франческо Баньяя почти догнал Хорхе Мартина после финиша в гонке в Эмилии-Романьи.

Завершается ремонт дорог к спортивным объектам в Свердловской области

Можно ли стирать шторы: возможные риски

Продвижение Песен, Музыки, Стихов ВКонтакте.











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Центр восточной медицины в Петербурге

Минэнерго поручило Системному оператору оценить риски веерных отключений электроэнергии в России

В женщинах — душа страны: Петербург принял Евразийский женский форум

«Этно или GUCCI, чья вечеринка круче?»: Светские новости Якутии