Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Trupat amerikane nga Siria zhvendosen në Irak, jo në SHBA

Të gjitha trupat amerikane që tërhiqen nga pjesa veriore e Sirisë, do të zhvendosen në pjesën perëndimore të Irakut, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper.


Sipas planeve të tanishme, Esper tha se rreth 1,000 ushtarët amerikanë do të jenë në gjendje gatishmërie në rast se paraqitet kërcënim nga rigrupimi i militantëve të Shtetit Islamik.


Esper nuk e përjashtoi mundësinë që forcat amerikane të kryejnë misione kundër terrorizmit nga Iraku në Siri. Por, ai u tha gazetarëve se detajet do të përpunohen me kalimin e kohës.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë më herët se këto trupa do të kthehen në shtëpi.


Trump, megjithatë, shkroi në Twitter se “ushtarët amerikanë nuk janë në zona luftimesh apo armëpushimi”.


Njoftimi i tij, rreth dy javë më parë, për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria i ka hapur rrugë një ofensive të ushtrisë turke kundër milicive kurde në veri të Sirisë.


Turqia i konsideron këto milici si terroriste dhe i do larg kufirit të saj, ndonëse ato kanë qenë aleate kyçe të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik.


Ofensiva që ka zgjatur tetë ditë, ka lënë qindra njerëz të vrarë dhe të plagosur dhe mijëra të tjerë të zhvendosur.


*Video: Kontradiktat e aksionit të Turqisë në Siri




Një marrëveshje për armëpushim pesëditësh është arritur të enjten, për t’iu mundësuar milicive kurde të tërhiqen rreth 30 kilometra larg kufirit.


Të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi se do të rinisë ofensivën nëse milicitë kurde nuk tërhiqen plotësisht deri të martën mbrëma.


“Nëse (armëpushimi) funksionon, funksionon. Nëse jo, sapo të kalojnë 120 orë nga armëpushimi, do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Do të vazhdojmë t’i shtypim kokat e terroristëve”, tha Erdogan.


Zyrtarë të lartë amerikanë e kanë kritikuar ashpër vendimin e presidentit Trump për tërheqjen e trupave nga veriu i Sirisë.


Sipas disa kritikëve, vendimi i Trumpit ka qenë “tradhti” ndaj kurdëve, që kanë qenë aleatë kryesorë të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik, dhe shumë prej tyre kanë shprehur shqetësimin se mijëra ekstremistë të këtij grupi, që aktualisht mbahen nga milicitë kurde, do të mund të ikin.


Expose: Fitorja e Turqisë




Sipas një zyrtari amerikan, i cili ka folur në kushte anonimiteti, disa qindra ushtarë amerikanë tashmë janë larguar nga Siria.


Në një tjetër zhvillim, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, dhe një grup i ligjvënësve amerikanë kanë arritur në Jordani për bisedime me Mbretin Abdullah.


Agjencia shtetërore e lajmeve në Jordani, Petra, raportoi se Mbreti Abdullah, në takim me amerikanët, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë dhe të kthimit “të sigurt dhe vullnetar” të refugjatëve.


Përgatiti: Valona Tela

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus