Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Irani kërkon zgjidhje diplomatike pas ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri

Irani ka kundërshtuar krijimin e pikave të pozicionimit të ushtrisë turke në Siri, duke thënë se duhet të respektohen kufijtë në mes të të dyja shteteve.


Duke folur në një konferencë për media, të transmetuar nga televizioni shtetëror, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mosavi ka thënë se çështjet në mes të Sirisë dhe Turqisë duhet të zgjidhen “sipas rrugëve diplomatike”.


“Ne jemi kundër krijimit të pikave të pozicionimit të ushtrisë së Ankarasë në Siri. Integriteti i Sirisë duhet të respektohet”, ka thënë ai.


Javën e kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është pajtuar për të ndalur përkohësisht luftimet në Siri, duke lejuar forcat kurde që të largohen nga rajonet e sulmuara prej ushtrisë ture në verilindje të Sirisë.


Zyrtarët e milicisë së kurdëve sirianë kanë thënë se kanë gatishmëri për t’i tërhequr forcat e tyre nga zona kufitare në verilindje të Sirisë, duke vepruar në përputhje me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, i cili parasheh largimin e forcave dhe civilëve kurdë nga ky territor.


Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë më 20 tetor se Ankaraja nuk dëshiron “asnjë militant kurd” në territorin e planifikuar për krijim të “zonave të sigurta”.


Erdogan ka thënë se nëse kurdët nuk largohen nga kjo pjesë deri më 22 tetor, forcat turke “do ta vazhdojnë ofensivën aty ku e kanë lënë për t’i shkatërruar duart e terroristëve”.


Turqia ka thënë një kohë të gjatë se luftëtarët kurdë janë një zgjatim i Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK), e cila ka zhvilluar një fushatë brenda Turqisë prej vitit 1980, dhe të cilën Ankaraja, Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.


Ofensiva turke ka nisur pak kohë pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka marrë vendim për tërheqje të trupave amerikane nga verilindja e Sirisë, ndonëse ata kanë bashkëpunuar me forcat kurde kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS).


Trupat amerikane nga Siria zhvendosen në Irak, jo në SHBA


Kritikët e kanë cilësuar vendimin për tërheqje të trupave si “tradhti” ndaj kurdëve dhe kanë shprehur shqetësim se mijëra militantë të burgosur të IS-it mund të ikin gjatë luftimeve.




 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus