Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Gjendje e jashtëzakonshme në disa pjesë të Kilit, shkak protestat

Qeveria e Kilit do të shtrijë gjendjen e jashtëzakonshme në qytetet në veri dhe jug, tha presidenti i këtij vendi, Sebastian Pinera, pasi së paku shtatë njerëz u vranë në protestat e dhunshme dhe në sulmet me zjarrvënie gjatë fundjavës.


"Jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm, i cili është i gatshëm të përdorë dhunën pa asnjë kufi", tha Pinera në një deklaratë televizive nga selia e ushtrisë në Santiago.


Ai konfirmoi se gjendja e jashtëzakonshme e shpallur në Santiago të shtunën mbrëma, do të shtrihet edhe në qytete të tjera.


Protestat, e drejtuara nga studentët, filluan dy javë më parë kundër rritjes së tarifave në transportin publik.




Ato u zgjeruan më pas në një lëvizje kundër kostos së jetesës dhe pabarazisë.


Duke folur para gazetarëve, ministri i Brendshëm i Kilit, Andres Chadwick, tha se ka pasur 70 "incidente serioze të dhunës", përfshirë 40 grabitje të supermarketeve dhe bizneseve të tjera.


"Po përballemi me një përshkallëzim të vërtetë të situatës që është padyshim i organizuar për të shkaktuar dëme serioze në vendin tonë dhe në jetën e secilit prej qytetarëve", tha ai.


Chadwick konfirmoi se rreth 10,500 policë dhe ushtarë janë vendosur në rrugë.


Sipas autoriteteve, më shumë se 1,400 njerëz u arrestuan në të gjithë vendin.


Pinera e pezulloi rritjen e çmimit të metrosë në Santiago të shtunën.


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus