Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Rumania mund ta përjashtojë Huawei-n nga planet për rrjetin 5G

Rumania mund ta përjashtojë kompaninë kineze Huawei nga rrjeti i saj i ardhshëm 5G, sipas një deklarate të përbashkët të nënshkruar në Uashington nga presidenti rumun, Klaus Iohannis, dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump.


Dokumenti, i cili nuk e përmend emrin e Huawei-t, thotë se të dy udhëheqësit "kërkojnë të shmangin rreziqet e sigurisë që shoqërojnë investimet kineze në rrjetet telekomunikuese 5G".


Dokumenti u nënshkrua gjatë një udhëtimi të bërë nga Iohannis në Uashington.


Presidenti Iohannis kohët e fundit shprehu "shqetësime" lidhur me pjesëmarrjen e mundshme të Huawei-t në rrjetin 5G të vendit, dhe tha se Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë (CSAT) do ta diskutojë atë.


Delegacionet rumune dhe amerikane gjithashtu nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, duke vendosur kushtet që ofruesit e shërbimeve do të duhet të plotësojnë për të qenë pjesë e rrjetit.


Bukureshti po përgatitet të hapë një tender për gjeneratën e pestë të rrjeteve celular më vonë këtë vit, pasi miratoi "strategjinë 5G për Rumaninë" në qershor, me qëllim të sigurimit të 250.000 vendeve të punës dhe përfitimin e 4.7 miliardë eurove.


Uashingtoni është i shqetësuar se Huawei do t'i lejojë Kinës të spiunojë komunikimet nga vendet që përdorin produktet dhe shërbimet e saj.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus