Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Pas presionit të SHBA-së, Greqia nuk do ta ndihmojë cisternën iraniane

Greqia ka thënë se nuk do ta ndihmojë një cisternë iraniane, e cila nga porti i Gjibraltarit besohet se po shkon drejt një porti grek.


Zëvendës-ministri i Jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis i tha televizionit grek se Athina ishte "përballur me presion" lidhur me cisternën, për të cilën Uashingtoni pretendon se është e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit.


Varvitsiotis shtoi se cisterna është shumë e madhe për të hyrë në ndonjë nga portet e Greqisë, dhe nuk mund të shkarkojë ligjërisht naftën e saj të papërpunuar në vlerë 130 milion dollarë në rafineritë e Bashkimit Evropian.


Cisterna u konfiskua më 4 korrik nga marinsat britanikë, jashtë Gjibraltarit, pasi dyshohej se po transportonte naftë në Siri.


Gjibraltari tha se kjo paraqet shkelje të sanksioneve të BE-së.


Pas disa javësh, Gjibraltari e liroi transportuesin, si dhe kundërshtoi një urdhër për ndaljen e anijes nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.



SHBA-ja kërkon të ndalohet cisterna e Iranit në Gjibraltar


Shtetet e Bashkuara më 19 gusht lëshuan një paralajmërim për Greqinë, si dhe për të gjitha portet në Detin Mesdhe, në lidhje me ofrimin e ndihmës për cisternën iraniane, raportoi Reuters, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.


Këto mosmarrëveshje kanë ardhur mes tensioneve në rritje midis Iranit dhe Perëndimit, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, që kanë përfshirë disa incidente brenda dhe rreth Gjirit Persik, nga i cili transportohet rreth një e pesta e dërgesave ndërkombëtare të naftës.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus