Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Dy persona vdesin në Kashmir nga beteja me armë zjarri

Forcat e sigurisë indiane kanë vrarë një militant të dyshuar në një betejë me armë zjarri në Kashmir, duke shënuar përplasjen e parë prej kur Nju Delhi i ka hequr statusin special këtij rajoni më herët gjatë muajit.


Një zyrtar policor po ashtu është vrarë në luftimet që kanë nisur në Kashmirin e kontrolluar nga India, ka thënë policia.


Mijëra trupa paramilitare ushtarake janë pozicionuar për të kontrolluar Kashmirin.


Pakistani në anën tjetër ka thënë se tre civilë të tij kanë vdekur nga të shtënat indiane afër kufirit de fakto në Kashmir, i njohur si Linja e Kontrollit.


Një agjenci indiane e lajmeve ka thënë se një ushtar i Indisë ka vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur, kur trupat pakistaneze kanë nisur të shtëna me armë zjarri në disa fshatëra afër Linjës së Kontrollit më 19 gusht.


Të paktën 2,300 persona janë ndaluar në Kashmirin e kontrolluar nga India prej kur ka nisur masat e rrepta të sigurisë, derisa linjat e telefonit dhe  interneti janë ndërprerë, për të anashkaluar ndonjë kryengritje pas tërheqjes së statusit.


Kashmiri ka qenë i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit prej kur të dyja këto shtete kanë fituar pavarësinë nga Britania më 1947.


Dy nga tre luftërat mes këtyre shteteve me fuqi bërthamore, janë kryer për shkak të pretendimeve për këtë territor.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus