Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Një vend i huaj kreu sulmin kibernetik në ministrinë e Jashtme çeke

Një shtet i huaj organizoi sulmin e fundit kibernetik, që shënjestroi ministrinë e Jashtme të Çekisë, tha të martën komiteti i sigurisë së Senatit, megjithëse nuk e identifikoi vendin në fjalë, si dhe nuk paraqiti detaje për incidentin, raporton Reuters.


Më parë, e përditshmja çeke "Denik N" raportoi se sulmi kibernetik ndaj ministrisë së Jashtme kishte ndodhur në qershor, por që asnjë e dhënë konfidenciale nuk ishte komprometuar. Duke cituar tre burime, gazeta gjithashtu tha se sulmi kishte origjinën në Rusi.


Komiteti i Senatit për Çështje të Jashtme, Mbrojtjen dhe Sigurinë i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë seriozisht sigurinë në internet, duke përmendur informacione nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike dhe e Agjencisë për siguri të informacionit.


"Komiteti deklaron me shqetësim se incidenti i fundit, sulmi kibernetik kundër ministrisë së Jashtme, është kryer nga një shtet i huaj", thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e Senatit.


Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme nuk pranoi të komentojë.


Dhjetorin e kaluar, shërbimi çek i inteligjencës, tha në raportin e tij vjetor, se shërbimet e inteligjencës ruse ishin prapa sulmeve kibernetike që synonin Ministrinë e Jashtme në vitin 2017.


 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus