Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Shkup: Formohet ekipi për luftë kundër krimit dhe korrupsionit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur për formimin e një ekipi operativ për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Ekipi do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të pushtetit ekzekutiv, ndërsa udhëheqës do të jetë zëvëndës-kryeministri dhe ministri i punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.



Prokurorët hetojnë prokurorët


Pjesë e ekipit do të jenë edhe drejtoritë e policisë financiare, të drejtorisë së të ardhurave publike, të doganave, të agjencisë së sigurisë kombëtare dhe të drejtorisë së sigurisë dhe kundër-zbulimit.


“Me këtë vendim Qeveria e Maqedonisë së Veriut dëshmon vendosmërinë e saj të fuqishme për luftë kundër krimit dhe korrupsionit si përcaktim strategjik i punës së saj”, thuhet në njoftimin e qeverisë.


Ekipi operativ do të jetë në dispozicion të plotë të organeve të ndjekjes penale dhe të gjykatave për realizimin e detyrimeve të tyre ligjore.



Zaev mohon të jetë përfshirë në zhvatje


Vendimi për formimin e këtij trupi vjen në kohën kur Maqedonia e Veriut po përballet me skandale të rënda, si ai i njohur me emrin “Zhvatja”, ku një afaristi i janë marrur 1.5 milion euro, për t’ia lehtësuar atij procesin gjyqësor për një vepër penale.


Në këtë skandal dyshohet të jetë përfshirë edhe kryeprokurorja speciale në dorëheqje, Katica Janeva.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus