Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Raportohet se Stephen Biegun mund të jetë ambasador i SHBA-së në Rusi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Korenë Veriore, Stephen Biegun, ka mundësi të emërohet si ambassador i ri në Rusi nga presidenti amerikan, Donald Trump, ka raportuar Vox News dhe Reuters, duke cituar burime familjare me këtë çështje në Shtëpinë e Bardhë.


Ambasadori aktual, ish-guvernator në Utah, Jon Hunstman, që do të largohet nga Moska më 3 tetor, është raportuar se mund të kandidojë sërish në pozitën e guvernatorit.


Ai ka shërbyer në Rusi, nga tetori i vitit 2017.


Biegun, që është i njohur si ekspert për Rusinë, ka kaluar kohë në Këshillin për Siguri Kombëtare, gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit amerikan, George W. Bush, si ndihmës për çështje të sigurisë.


Beigun nuk ka komentuar raportimet e Vox News, të cilat janë publikuar fillimisht, derisa Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë agjencisë së lajmeve, Reuters se nuk ka ndonjë njoftim “administrativ” që duhet bërë.


Marrëdhëniet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë në një cikël tensionesh që kanë nisur më 2014, kur Moska ka aneksuar Krimenë nga Ukraina.


Përveç kësaj, agjencitë amerikane të inteligjencës kanë vërtetuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe do të synojë të veprojë njëjtë në zgjedhjet e vitit 2020.


Si i dërguar special në Korenë Veriore, Biegun ka tentuar të rikthejnë negociatat për denukelarizim pasi presidenti Trump është takuar me liderin verikorean, Kim Jong Un, në dy samite.


Megjithatë Beigun duhet të ketë miratimin e Senatit për të fituar pozitën e ambasadorit në Rusi.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus