Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Irani paralajmëron Britaninë për eskalim të situatës

Londra ka dënuar konfiskimin e anijes së saj në Gjirin Persik nga Teherani duke theksuar se ka qenë duke operuar në mënyrë ligjore në territorin e Omanit, kur u rrethua nga forcat iraniane.



Komentet vijnë pas lansimit të një videoje nga Garda Revolucionare e Iranit, ku shihen duke e rrethuar cisternën e naftës.



Ngjarjet e fundit në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme të tregtisë ujore në botë, ka ngritur tensionet në mes të Teheranit dhe Perëndimit, gjë që ka rritur frikën për ndonjë konflikt të mundshëm të armatosur.



Sekretarja e Mbrojtjes në Britani, Penny Mordaunt, tha se konfiskimi i anijes Stena Impero, ka qenë "veprim armiqësor", derisa sekretari i Jashtëm, Jeremy Hunt u shpreh i zhgënjyer gjatë një telefonate me homologun iranin, Mohammad Javad Zarif.



Zarif i tha Huntit se anija - për të cilën Irani thotë se ka shkelur ligjet ndërkombëtare - duhet të kalojë nëpër procedura ligjore para se të lirohet.



Marrëdhëniet mes Iranit dhe Perëndimit janë acaruar pas konfiskimit nga autoritetet britanike të cisternës Grace 1 që kontrollohej nga Irani më 4 korrik, nën dyshimet se po bënte bartjen e naftës në Siri, në kohën e sanksioneve nga shtetet evropiane.


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, kishte thënë se Teherani do të hakmerret ndaj konfiskimit të cisternave nga ana e autoriteteve britanike.



Cisterna iraniane dhe ekipi i saj vazhdojnë të jenë nën kontrollin e autoriteteve të Gjibraltarit, derisa Stena Impero e Britanisë është duke u mbajtur nga autoritetet iraniane.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus