Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Mueller do të dëshmojë para Kongresit amerikan më 24 korrik

Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller do të dëshmojë para Kongresit amerikan më 24 korrik. Ky njoftim vjen, pas negociatave që Mueller dhe ligjvënësit amerikanë zhvilluan lidhur me kohën dhe kohëzgjatjen e dëshmisë e Muellerit në Kongres.


 Kryetarët e dy Komiteteve të Dhomës së Përfaqësuesve, përmes një deklarate thanë se Muelleri do të paraqitet para Kongresit “për një periudhë të gjatë kohore”.


 Mueller do të dëshmojë para Komitetit të Drejtësisë dhe atij të Inteligjencës.


Këshilltari Mueller paraprakisht ishte planifikuar që të dëshmonte më 17 korrik, lidhur me gjetjet e hetimit të tij mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.


Megjithatë, ligjvënësit nga dy partitë u ankuan se kohëzgjatja e shkurtër e seancave – fillimisht e caktuar për dy orë – nuk do të mundësonte që ligjvënësit t’i parashtronin pyetje këshilltarit Mueller.


Këshilltari i Posaçëm ka folur shumë pak publikisht, që prej vitit 2017, kur u emërua në krye të ekipit që hetoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe dyshimet se a ka bashkëpunuar ekipi i Donald Trumpit me zyrtarët rusë.


Një version i redaktuar i raportit të Muellerit, konfirmoi ndërhyrjen ruse në zgjedhje dhe dokumentoi përpjekjet e Trumpit për ta minuar hetimin e Muellerit. Por, Mueller tha se nuk ka dëshmi të mjaftueshme, që do të thoshin që Trump dhe ekipi i tij kanë kryer ndonjë krim.


Trump ka mohuar se ka bashkëpunuar me Rusinë ose se ka dashur që të minojë hetimin e Muellerit. Rusia po ashtu ka mohuar ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus