Gjashtë turistë humbën jetën dhe së paku 30 njerëz të tjerë u plagosën nga një stuhi e fuqishme që përfshiu një rajon në veri të Greqisë.
Erërat e rrëmbyeshme dhe shirat e furishëm përfshinë Halkidikin, pranë qytetit të Selanikut, të mërkurën vonë, thanë zyrtarët.
Sipas tyre, dy çekë, dy rumunë dhe dy rusë humbën jetën.
Fotografi dhe video të postuara në mediat sociale treguan pemë të rrëzuara, makina të përmbysura dhe ndërtesa të dëmtuara.
Autoritetet shpallen gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa shpërndanë mbi 100 punonjës të shpëtimit.
Charalambos Steriadis, udhëheqës i mbrojtjes civile në Greqinë veriore, e përshkroi stuhinë si një "fenomen të pashembullt".
Stuhia pasoi një mot të nxehtë në Greqi, me temperatura prej 37 gradësh Celsius, gjatë dy ditëve të fundit.