Мы в Telegram
Добавить новость

Депутат Маликов: предприниматели — энергия экономики Подмосковья

Мариинка представит в Большом две версии постановки оперы Глинки «Жизнь за царя»

Москвич попытался украсть три бутылки виски из магазина

Синоптик отметил, что на следующей неделе в Москве ожидается до +30 градусов



World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Kosova ndalon të gjitha vizitat e zyrtarëve të Serbisë

Kosova ndalon të gjitha vizitat e zyrtarëve të Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka vendosur masë ndalese për hyrje në territorin e Kosovës për të gjithë zyrtarët e institucioneve shtetërore të Serbisë. Kjo masë pasoi zhvillimet e ditëve të fundit në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku me mbështetjen politike të Beogradit, autoritetet e atjeshme dhe tregtarët kishin mbyllur për dy ditë të gjitha dyqanet në shenjë proteste ndaj taksës 100 për qind që Qeveria e Kosovës u ka vendosur të gjitha importeve nga Serbia.

Jetlir Zyberaj, shef i Kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka shkruar në Facebook, se Ministria Punëve të Jashtme e Kosovës nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi që ta vizitojë Kosovën, për shkak të kërcënimeve ndaj popullatës serbe në Kosovë, propagandës së vazhdueshme dhe përpjekjes së fundit për inskenim të krizës humanitare në komunat veriore.

“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve ‘fake’ (të rreme) ndaj vendit dhe qytetarëve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës, duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje, dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar Zyberaj.

Një koment të shkurtër në lidhje me masën e Qeverisë së Kosovës e ka bërë edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq. Ajo ka thënë se BE-ja pret që të dy palët t’i respektojnë marrëveshjet tashmë të nënshkruara në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve. Ajo ka thënë se Brukseli është në kontakt me palët (Prishtinën dhe Beogradin) në lidhje me këtë vendim.

Përderisa ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë, paraqet “shuplakë për BE-në”.

“Vendimi është edhe një shuplakë, jo Beogradit, por në radhë të parë Bashkimit Evropian dhe bashkësisë ndërkombëtare e cila po hesht me turp për shkeljen e të gjitha normave civilizuese që po e bëjnë Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi", ka thënë Daçiq, për mediat në Beograd.

Edhe deputeti i Kuvendit të Serbisë, Miroslav Lazanski, i cili është anëtarë i partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq tha për Radion Evropa e Lirë, se Serbia ka një spektër të gjerë të masave të reciprocitetit, me të cilat mund t’i përgjigjet “veprimeve të Prishtinës”.

 “Ky veprim i Prishtinës (që t’i ndalojë vizitat e zyrtarëve nga Serbia), paraqet një fazë rëndese të përkeqësimit të raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia mund të kundërpërgjigjet me veprime reciprociteti, që zyrtarëve me dokumente të Kosovës t’ua pamundësojë të kalojnë përmes territorit të Serbisë”, ka thënë deputeti i Partisë Përparimtare Serbe, Lazanski.

Sipas tij, kjo ndalesë është paralajmërim që vazhdimi i dialogut ndërmjet dy vendeve, nuk mund të ndodhë shpejt.

“Veprimi i Prishtinës nuk është një veprim që paralajmëron vazhdimin e shpejtë të dialogut. A do të thotë tash kjo që edhe personat që punojnë në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk do të mund të hyjnë në Kosovë, a do të thotë kjo që as përfaqësuesit e Kishës Ortodokse nuk do të mund të hyjnë, ngase edhe ata janë zyrtarë?”, është shprehur Lazanski.

Në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, tregtarët serbë për dy ditë – të hënën dhe të martën – kanë mbyllur dyqanet e tyre, duke thënë se nuk kanë mallra për të shitur.

Vendimin e tyre, ata e kanë arsyetuar me, siç kanë thënë, “vështirësitë në furnizim” për shkak të taksës doganore 100 për qind, që Kosova u ka vënë mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Megjithatë, të gjitha dyqanet në këto komuna janë rihapur të mërkurën. Ndërsa, gjatë dy ditëve sa ato qëndruan të mbyllura, Qeveria e Kosovës kishte hapur pika ambulante të shitjes.

*Video nga arkivi: Rihapja e shitoreve në veri

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për “inskenim primitiv të krizës humanitare, me qëllim të destabilizimit të veriut të vendit dhe pushtimit tregtar”.

“Është një skenar tepër primitiv, i shekujve të kaluar. E pabesueshme që në Serbi ka ende këso logjike. Presidenti (Aleksandar) Vuçiq është ideator dhe zbatues i këtij skenari. Sipas tyre, atë që nuk e ka arritur presidenti (Donald) Trump, kancelarja (Angela) Merkel, presidenti (Emmanuel) Macron, që është suspendimi i taksës, ai (Vuçiq) dëshiron ta arrijë këtë me një destabilizim të veriut. Fillimisht, duke improvizuar një krizë humanitare dhe pastaj, në gjoja dalje në ndihmë për këtë krizë të bëjë një invazion, një pushim ta quaj ashtu, humanitar dhe tregtar në veri. Është skenar tepër primitiv”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se “si fqinj i është lutur Vuçiqit të mos e zbatojë këtë skenar destabilizues”.

“Unë e kam lutur, si fqinj që të mos e zbatojë këtë skenar, sepse nuk ka si të fshihet, mbahet përgjegjës sepse krejt bota po e sheh dhe po e di, që është shkaktar i destabilizimit potencial nëse e zbaton këtë. Pse mund të ndodhë? Kosova do ta zbatojë rendin dhe ligjin, këtë duhet ta kuptojnë një herë e përgjithmonë të gjithë. Nuk do të ketë asnjëherë vakum në rend e ligj, në asnjë metër të territorit të Kosovës”, kishte theksuar ai.

Në nëntor të vitit të kaluar (2018), Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë doganore 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Që atëherë, ky vendim është kritikuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilat kanë kërkuar suspendimin e taksës dhe vazhdim të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Читайте на 123ru.net


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

«Призраков» площади покажут жителям Екатеринбурга

Подруге главаря красноярской ОПГ Наталье Довжанской грозит 15 лет тюрьмы

Ефимов: с 2012 года в Коммунарке построено 50 объектов образования

Певица Алсу подала заявление на развод: в чем причина разрыва отношений

Музыкальные новости

1 км = 100 рублей на благотворительность: или как онлайн принять участие в Зелёном Марафоне Сбера

Экономическое сотрудничество Армении и России: проблемы и перспективы

Посол Антонов: Байден оскорбляет весь народ России в нападках на Путина

Полина Максимова стала новым амбассадором подписки Газпром Бонус

Новости России

Московский калейдоскоп

Часы на здании ж/д вокзала в Нижнем Новгороде отремонтируют к октябрю

Подруге главаря красноярской ОПГ Наталье Довжанской грозит 15 лет тюрьмы

Трамвайные пути обновят между улицами Образцова и Октябрьской

Экология в России и мире

Аделина Панина: какие элементы фэншуй должны быть на кухне, чтобы есть и худеть

Группа Продовольствие стала победителем конкурса «Экспортер года Алтайского края» по итогам деятельности предприятий за 2023 г.

Международные дизайнеры приняли участие в Modest Fashion Day в Казани

Компания ICDMC приняла участие в торжественном открытии выставки “Тульское качество”

Спорт в России и мире

Надежда Петрова высказалась о перспективах Арины Соболенко снова возглавить рейтинг WTA

Касаткина опустилась на 13-ю строчку в рейтинге WTA, Рахимова поднялась на 18

Теннисист Рублев объяснил, почему проиграл сет в первом круге "Ролан Гаррос"

Последний танец Надаля и юбка Сюзанн Ленглен: 6 важных фактов о «Ролан Гаррос»-2024

Moscow.media

Генералов много, а Норат Тер-Григорьянц один!

Портативный ТСД корпоративного класса Saotron RT-T70

Брат главы Ингушетии арестован за махинации с деньгами для пенсионеров

По-хорошему у Путина с США не вышло. Один указ, который перевернул все санкции











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Аварийный объект рядом с железнодорожной полосой ликвидировали в Бутырском районе

В Москве вручили Национальную премию киноведов, кинокритиков и киножурналистов «Белый слон»

Компании ОЭЗ «Технополис Москва» примут на стажировку и практику более 400 студентов

Путин указал на важность союзнического взаимодействия с Азербайджаном