Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Merkel takon Zaevin: Data e bisedimeve mbetet për në shtator

Maqedonia e Veriut nuk do të marrë as qershor e as në korrik datën e nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian.


Kjo është bërë e ditur nga kryeministri, Zoran Zaev pas takimit në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel.


“Kancelarja gjermane na ka informuar se Bundestagu në shtator do të miratojë vendimin për fillimin e bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut, në përputhje me procedurat e përcaktuara të Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit. Në takim, kancelarja ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka përmbushur pritjet dhe se këtë Berlini e sheh si shumë pozitive. Në Gjermani, si dhe në shtetet tjera anëtare, pranohen rezultatet e arritura të reformat, që janë përmendur edhe në raportin e Komisionit Evropian (KE) dhe se pozitivisht shihet edhe rekomandimi i KE-së për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE”, ka shkruar kryeministri Zaev në rrjetin social Facebook.




Para nisjes për në Berlin, Zaev kishte deklaruar për mediat në Shkup se në takimin me kancelaren Merkel pret të marrë përgjigje të qartë nëse Maqedonisë së Veriut do t’i jepet ose jo data e nisjes së bisedimeve.


Kryeministri Zaev ka thënë se mosmarrja e datës mund të ketë pasoja, për shkak të mundësisë së involvimit të ndonjë pale të tretë në rajon, por pa specifikuar se për cilin shtet e ka fjalën.


“Nëse nuk i japin datën Maqedonisë së Veriut mund të hapin rrugën e ndikimit të shteteve të treta. Nëse nuk jepet data, mos prisni që do të motivoni (presidentin serb, Aleksandar) Vuçiqin dhe (presidentin e Kosovës, Hashim) Thaçin të kërkojnë dialog për Kosovën, pasi nuk kanë motivim. Nëse nuk jepet data, përfundimisht mund të kthejnë nacionalizimi, radikalizmi, populizmin që nuk sjellin progres. Pra, mosdhënia e datës mund të hapë shumë çështje, prandaj besoj se këto janë arsyet për të caktuar datën e nisjes së bisedimeve”, kishte deklaruar Zaev.




Ai ka përsëritur qëndrimin se në rast se dështon në marrjen e datës për shkak se këtë nuk e meriton vendi, atëherë nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dorëzimin e mandatit, apo riformatimin e plotë të Qeverisë.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus