Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Hong Kongu në tension për shkak të ligjit për ekstradim

Autoritetet i mbyllën disa zyra qeveritare në rrethin financiar të Hong Kongut, pas dhunës më të keqe që ky qytet ka parë në disa dekada.


Mëngjesin e së enjtes, turmat përreth selisë së qeverisë kanë qenë të shpërndara.


Protestuesit janë të zemëruar me planet e autoriteteve për të miratuar një ligj, që do të lejonte ekstradimin në Kinë.


Sipas tyre, ligji do t'i mundësojë Kinës të shënjestrojë kundërshtarët politikë në rajon.


Pavarësisht kundërshtimve të mëdha, qeveria nuk është zmbrapsur.


Megjithatë, të mërkurën, Këshilli Legjislativ i Hong Kongut e ka shtyrë leximin e dytë të ligjit dhe nuk është e qartë se kur do të ndodhë.


Në përpjekje për t'i parandaluar ligjvënësit që të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë i kanë bllokuar rrugët kryesore rreth selisë qendrore të qeverisë.


Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome.


Pas orëve të kaosit, turmat janë shpërndarë gjatë natës.


Organizata e të drejtave të njeriut Human Rights Watch e ka akuzuar policinë për përdorim të "forcës së tepruar" kundër protestuesve.


Sipas disa njoftimeve, 72 njerëz janë plagosur në dhunë.


Hong Kongu i është dorëzuar Kinës nga Britania, në vitin 1997.


Sipas parimit të ashtuquajtur "një shtet, dy sisteme", Hong Kongu ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij.


Por, Pekini ruan kontrollin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus