Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Sekretari britanik nënshkruan urdhërin për ekstradimin e Julian Assange

Sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid i ka thënë BBC-së se e ka nënshkruar një urdhër ekstradimi në Shtetet e Bashkuara, për themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.


Javid, tha se vendimi përfundimtar për ekstradimin e Assange, do të merret më 14 qershor, në një gjykatë britanike.


Assange, përballet me një aktakuzë me 18 pika nga Shtetet e Bashkuara, për publikim të informacionit të klasifikuar dhe komplot me ish-ushtaren amerikane, Chelsea Manning, për të ndërhyhë në kompjuterët e departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së.


Aktakuza, e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në maj, është ngritur në bazë të Aktit të Spiunazhit.


Assange, 47-vjeçar, u dëbua më 11 prill nga ambasada ekuadoriane në Londër, ku ai ishte strehuar që nga viti 2012, pasi Ekuadori i pati dhënë atij azil politik.


Ai u arrestua nga policia britanike, dhe aktualisht po vuan dënimin prej 50 javësh, për shkeljen e lirimit me kusht. Organet e drejtësisë në Suedi gjithashtu kanë kërkuar të marrin në pyetje Julian Assange, për një rast përdhunimi të supozuar, të cilin Assange e ka mohuar.




 

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus