Kosova, Serbia dhe Bosnja bashkohen në një shfaqje rajonale kundër femicidit
Të frymëzuar nga jetët e grave të abuzuara dhe të vrara në vendet e Ballkanit Perëndimor, aktivistë nga Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova janë bashkuar në idenë e një teatri rajonal, për të folur mbi nevojën e një zgjidhjeje sistematike për parandalimin e dhunës dhe për ndëshkimin më të ashpër të femicidit. Në shfaqjen “E fundit”, e cila do ta ketë premierën në gusht, gjashtë aktiviste dhe aktore të reja sjellin historitë e viktimave të femicidit në tri vendet e rajonit, si dhe dështimet e institucioneve në mbrojtjen e tyre. Читать дальше...