Добавить новость


World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer
Июль
2025

Новости за 21.07.2025

Evropaelire.org 

Ballkani përballet me zjarre

Zjarrfikësit janë përballur me zjarre në mbarë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 21 korrik, teksa një valë e re e të nxehtët ka goditur rajonin e Ballkanit. Shtatë zjarre të mëdha janë raportuar në Maqedoninë e Veriut ku temperaturat pritet të arrijnë në 42 gradë Celsius të martën, thanë autoritetet. Pesë zjarre janë jashtë kontrollit në Shqipëri, ku temperaturat të hënën ishin nga 37 deri në 41 gradë Celsius. Në Kroaci, një zjarr afër qytetit turistik Sibhik ka shpërthyer dhe dhjetëra ekspertë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Arrestimi i zyrtarit serb: Çfarë dihet dhe çfarë mund të ndodhë me të?

Deklaratat e zyrtarit serb, Igor Popoviq, në përvjetorin e vrasjes së disa serbëve dhe romëve në Hoqë të Madhe sollën pasoja të menjëhershme. Ai u arrestua në kufi me Serbinë dhe u dërgua në paraburgim për 30 ditë, pasi autoritetet e Kosovës e akuzuan për nxitje të urrejtjes dhe të përçarjes etnike. Popoviq e quajti UÇK-në "organizatë terroriste" - deklaratë që, sipas Kodit Penal të Kosovës, mund të kushtojë deri në 8 vjet burgim. Rasti shkaktoi reagime në Serbi dhe tensionoi më tej marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Evropaelire.org 

Vdes një person që ishte lënduar në vendin e punës në Istog

Një person, i cili muajin e kaluar kishte rënë nga kati i tretë në ndërtesën ku po punonte, ka ndërruar jetë më 21 korrik, konfirmuan nga Policia e Kosovës. Nga Policia thanë se ngjarje kishte ndodhur në fshatin Gurrakoc të Istogut më 24 qershor, kur viktima kishte pësuar lëndime në vendin e punës. Për shkak të lëndime të rënda, ai fillimisht ishte dërguar në spitalin rajonal të Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nga Policia e Kosovës, në rajonin e Pejës, thanë për Radion... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Policia thotë se gjeti raketahedhës në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në Mitrovicë të Veriut. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla [raketahedhës krahu], prodhim serb”, u tha në njoftimin e Policisë. Sipas saj, armët janë sekuestruar dhe më pas Prokurori i Shtetit ka... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Papa bisedon me Abbasin për luftën në Gazë

Papa Leoni ka biseduar përmes telefonit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, lidhur me luftën në Gazë dhe dhunën në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha Vatikani më 21 korrik. Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes dy udhëheqësve që kur Leoni u zgjodh në krye të Kishës Katolike. “Ati i Shenjtë ka përsëritur thirrjen e tij që ligji humanitar ndërkombëtar të respektohet plotësisht, duke theksuar veçmas obligimin për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta, ndalimin e forcës disproporcionale... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova i konsideron kërcënuese deklaratat e Vuçiqit pas arrestimit të zyrtarit serb

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pasi Kosova i shqiptoi një muaj paraburgim një zyrtari qeveritar serb, janë kërcënuese që nuk duhet neglizhuar, pasi sipas tij rrezikojnë sigurinë e rajonit. “Deklaratat e presidentit Vuçiq të bëra më 20 korrik janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme. Kur një president dhe njëkohësisht komandant suprem i ushtrisë së një shteti lëshon kërcënime publike, me tone nxitëse të konfliktit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kurti: Të gatshëm për bashkëqeverisje me Nismën, i kemi bërë ofertë konkrete

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gadishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, parti së cilës tha se i ka bërë ofertë konkrete. "Me Limajn kemi zhvilluar një takim pardje. LVV-ja dhe unë kemi shprehur interesimin dhe gadishmërinë për të bashkëqeverisur me Nismën Socialdemokrate dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete që gjithçka të përmbyllet sa më shpejt e mirë, ta kemi konstitutim të Kuvendit dhe Qeverinë"... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prokuroria në Beograd kërkon hetim për arrestimin e Igor Popoviqit në Kosovë

Prokuroria në Beograd ka njoftuar se i ka drejtuar kërkesa Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) për mbledhjen e informatave të nevojshme, “me qëllim të identifikimit të personave” që më 18 korrik në Kosovë arrestuan ndihmësin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. "Kërkesat janë bërë për të konstatuar nëse ekzistojnë elemente të veprës penale të rrëmbimit", thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të paktën 16 të vrarë pasi një aeroplan ushtarak i Bangladeshit rrëzohet mbi një shkollë  

Të paktën 16 persona, shumica nxënës, u vranë më 21 korrik kur një aeroplan trajnues i Forcave Ajrore të Bangladeshit u përplas në një shkollë në kryeqytet, Daka, tha Qeveria. Më shumë se 100 persona po ashtu janë plagosur gjatë aksidentit dhe të paktën 83 janë dërguar për trajtim në spitale, tha zyra e udhëheqësit të përkohshëm, Muhammad Yunus. Avioni i llojit F-7 BJI, i prodhimit kinez, nisi fluturimin në orën 13:06, sipas kohës lokale, dhe pak pas ngritjes u përplas në kampusin e shkollës fillore dhe të mesme Milestone. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Apeli kthen në rigjykim rastin e policëve të përfshirë në vdekjen e Agon Zejnullahut

Gjykata e Apelit në Kosovë e ka kthyer në rigjykim rastin e pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për kryerje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia” kur e kanë ndaluar 27-vjeçarin Agon Zejnullahu, më 7 korrik në qytetin e Lipjanit. Sipas pamjeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, Zejnullahu duket se ka vdekur pak pasi është ndaluar nga forcat policore. Vdekjen e tij në vendngjarje e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Policia pati thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Beduinët evakuohen nga provinca me shumicë druze në Siri

Qindra civilë beduinë janë evakuuar nga qyteti Suveida - i banuar kryesisht nga druzët - në kuadër të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për dhënie fund të luftimeve, që kanë lënë të vrarë qindra persona, kanë raportuar mediat shtetërore dhe dëshmitarët. Dhuna në provincën jugore Suveida është përshkruar si test i madh për presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, pasi ndërkohë kanë nisur edhe sulmet ajrore izraelite, duke thelluar ndasitë në këtë shtet të shkatërruar nga 14 vjet luftë. Читать дальше...




Evropaelire.org 

Opozita serbe në Kosovë në kërkim të bashkimit për zgjedhjet lokale

Në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, të caktuara për 12 tetor, brenda komunitetit serb po shtohen zërat që kërkojnë bashkim dhe krijim të një platforme të përbashkët veprimi. Nisma për formimin e një lëvizjeje më të gjerë popullore, e cila, siç thuhet, do t’u kundërvihej politikave aktuale në Prishtinë dhe Beograd, vjen nga radhët e aktorëve opozitarë, që janë të pakënaqur me pozitën e serbëve në Kosovë. Kreu i Lëvizjes Popullore Serbe, Millija Bishevac, thotë se ka ardhur koha që lufta politike të zhvillohet në mënyrë të qartë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Stacioni i metrosë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse – për të gjashtën herë

Stacioni qendror i metrosë Lukyanivska në Kiev u godit nga një dron rus në orët e para të 21 korrikut, dhe tani është mbyllur për riparime. Kjo shënon herën e gjashtë që ky stacion i ngarkuar dëmtohet nga sulmet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të gjerë në shkurt të vitit 2022.

Evropaelire.org 

S'ka konstitutim Kuvendi, Peci thotë se Kurti i ka dhënë ofertë Nismës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritur as për të 50-ën herë ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pavarësisht zërave se në fundjavë do të mund të arrihej një marrëveshje për zhbllokim të situatës. Të pranishëm në seancë kanë qenë 104 deputetë. Bashkëkryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se partia e tij, në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativën, kanë bërë shumë përpjekje për konstituim të Kuvendit, dhe u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve për të reflektuar mbi situatën e krijuar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

A do të lëkundet Putin pas ultimatumit të Trumpit?

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një paralajmërim të qartë Kremlinit, javën e kaluar, duke e njoftuar për planet për dërgimin e furnizimeve me armë për Kievin përmes Evropës

Evropaelire.org 

Dy persona të arrestuar pasi dy punëtorë vdiqën në një vendpunishte në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se dy persona janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për kryerje të veprës penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, pas vdekjes së dy punëtorëve më herët gjatë ditës në një vendpunishte në këtë qytet. Prokuroria ka bërë të ditur se pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë kryeprokurori, prokurori kujdestar, njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, si dhe Inspektorati i Punës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve. Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë. Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill. I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros", Macias akuzohet për shpërndarje të kokainës, për komplot dhe dhunë me armë, përfshirë kontrabandë të armëve. Në një letër... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane

Zyrtarët iranianë pritet të takohen me homologë të tyre nga Britania, Franca dhe Gjermania më 25 korrik në Stamboll, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, teksa vendet perëndimore e rrisin presionin ndaj Teheranit për të arritur marrëveshje, pasi në të kundërtën rrezikon të përballet me sanksione. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë më 20 korrik se bisedimet do të mbahen në nivel të zëvendësministrave të Jashtëm. “Si përgjigje ndaj kërkesave të kombeve evropiane... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Mbyllja e mediave që mbulojnë Ballkanin Perëndimor dhe pasojat

Ballkani Perëndimor - me rreth 20 milionë banorë - rrezikon të mbetet pa burime informacioni nga mediat që nuk janë nën ndikimin e forcave kryesore politike në shtetet e rajonit. Goditja fillestare u dha me ndërprerjen e fondeve nga buxheti i ish-USAID-it, ndërsa befasia më e fundit ishte mbyllja e projektit rajonal, Al Jazeera Balkans - i financuar nga Katari. Më shumë se 200 punonjës të këtij rrjeti mediatik mbetën pa punë, ndërsa arsyet konkrete për mbylljen, sipas njoftimit të Al Jazeera-s, lidhen... Читать дальше...


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus