Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përmbajtjen e propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. “Ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit. Jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve. Është marrëveshje e simetrisë, e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në të ardhmen”, tha Kurti... Читать дальше...
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia janë pajtuar që nuk ka nevojë për diskutime të tjera lidhur me propozimin evropian për normalizimin e raporteve. “Presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti janë pajtuar se nuk ka nevojë për diskutime tjera për propozimin e BE-së që e ka titullin: marrëveshje për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Pasi të dy liderët u pajtuan se nuk ka nevojë për më shumë diskutime... Читать дальше...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në rundin e ri të dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pas takimit të mbajtur në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Vuçiq tha se takimi ishte “shumë i vështirë”, por shtoi se bisedimet do të vazhdojnë në “periudhën e ardhshme”. Në këtë takim, sipas BE-së, në agjendë ishte propozimi evropian për normalizimin e raporteve mes dy shteteve. “Mendoj se është... Читать дальше...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se në takimin e sotëm në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “po thyhen shtiza” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Duke folur nga Brukseli për Televizionin Pink të Serbisë, Petkoviq tha se Kurti “po përpiqet në çdo mënyrë ta shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit”, ndërsa Vuçiq “insiston pikërisht në të”. “Kemi manovrime të Albin Kurtit dhe, në anën tjetër... Читать дальше...
Britania dhe Bashkimi Evropian proklamuan një “kapitull të ri” në raportet post-Brexit, pasi u arrit marrëveshja që rregullon tregtinë në Irlandën Veriore. “Besoj se korniza Uindsor shënon një pikë kthese për popullin e Irlandës Veriore”, tha kryeministri britanik, Rishi Sunak, gjatë konferencës për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ky është fillimi i një kapitulli të ri në raportin tonë. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, pro ne jemi aleatë, partnerë... Читать дальше...
Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit dhe pasgoditjet, në Turqinë jugore janë shkaktuar dëme prej mbi 34 miliardë dollarësh. Kjo vlerë e dëmeve është e barasvlershme me 4 për qind të Bruto Produktit Vendor të Turqisë më 2021, tha Banka Botërore. Sipas Bankës Botërore, në këtë shifër nuk është përfshirë edhe kostoja e rindërtimit, që llogaritet të jetë “dyfish më e madhe” sesa kjo vlerë. Nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – në Turqi... Читать дальше...
Partia shqiptare, Alternativa, e cila ka kërkuar formimin e një asociacioni të komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut sipas modelit të Kosovës, për momentin nuk di të shpjegojë se si do të funksiononte një gjë e tillë, megjithëse siguron se kjo nuk do të thotë federalizim i shtetit dhe se nuk atakon Marrëveshjen Ohrit. Zeqiria Ibrahimi nga Alternativa për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo kërkesë në thelb ka për qëllim zhvillimin e projekteve infrastrukturore nga një buxhet i përbashkët në viset e banuara me shumicë shqiptare... Читать дальше...
Qeveria kanadeze ka vendosur sanksione ndaj 12 zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe të Forcave të Zbatimit të Ligjit, për “shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut” gjatë shtypjes vdekjeprurëse të protestave. Irani po përballet me protesta që nga vdekja e një gruaje të re, e cila gjendej në paraburgim për shkak të dyshimeve se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit apo shamisë së kokës. Ministria për Punë të Jashtme e Kanadasë tha më 27 shkurt se në mesin... Читать дальше...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi falje për vonesat në reagimin fillestar të autoriteteve pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit. Këto deklarata ai i bëri më 27 shkurt teksa vizitoi një nga zonat më të prekura nga tërmetet prej 7.8 dhe 7.5 ballësh. Erdogan, që po kërkon edhe një mandat tjetër si president pas dy dekadash në pushtet, u përball me kritika të ashpra nga të mbijetuarit e tërmeteve në Adëjaman, në juglindje të Turqisë. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 2018... Читать дальше...
Nëntë civilë në Siri janë vrarë nga shpërthimi i një mine të vendosur nga militantët, raportoi më 27 shkurt media shtetërore siriane. Kjo është tragjedia e fundit që ka prekur gjuetarët e tartufit në fshatin e shkatërruar nga lufta në vendit. Në provincën qendrore të Hama, një minë tokësore ishte lënë pas nga militantët nën makinën e tyre, "nëntë qytetarë janë vranë dhe dy të tjerë janë plagosur... në fshatin lindor të Al-Salamijah", tha agjencia zyrtare e lajmeve SANA. Sipas Vëzhguesit siriane për të Drejtat e Njeriut... Читать дальше...
Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mund të mos jetë një zgjidhje afatgjate për problemet mes dy vendeve. Kështu ka shtjelluar Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin në një analizë të publikuar të hënën, më 27 shkurt. Kjo analizë është publikuar disa orë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve... Читать дальше...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë të hënën se takimi në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq tregon se Bashkimi Evropian po tenton të gjejë një zgjidhje që u përshtatet të dyja palëve në të ardhmen. Ai u ka thënë gazetarëve në Kragujevc se nuk ka iluzione që mund të ketë rezultate të shpejta. “Procesi i Brukselit nuk mund t’i gëzojë ata që presin rezultat të kënaqshëm menjëherë”, ka thënë Hill. Ai e ka konfirmuar... Читать дальше...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë të hënën se blloku evropian pret qasje evropiane nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksadanar Vuçiq, në rrugën drejt marrëveshjes finale. Kurti dhe Vuçiq do të takohen në pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson BE-ja. I pyetur për pritjet nga ky takim, Stano ka thënë se nuk mund të parashikohet diçka e tillë. “Gjithçka varet nga gatishmëria e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq që të pajtohen për rrugën përpara". Читать дальше...
Një fotografi e një babai duke e mbajtur dorën e së bijës që u vra nga tërmeti i 6 shkurtit, ka ngjallur mbështetje dhe simpati për të atin. Kështu së paku konstatoi vetë babai për AFP-në. Pas tragjedisë që ndodhi rreth tri javë më parë kur tërmeti me magnitudë 7.8 ballësh la të vdekur më shumë 44 mijë persona në Turqi, dhe mijëra të tjerë në Siri, fotografi i AFP-së, Adem Altan, kishte përcjellë rrugëtimin e Mesut Hancerit, tashmë i vendosur në kryeqytetin turk, Ankara. Ai u zhvendos nga epiqendra e tërmetit... Читать дальше...
Një tërmet 5.6 shkallë i Rihterit e ka goditur të hënën Turqinë, duke lënë një person të vdekur dhe 69 të lënduar. Disa ndërtesa janë rrëzuar nga tërmetet paraprake. Tri javë më parë, Turqia dhe Siria janë goditur nga dy tërmete mbi 7 shkallë të Rihterit, të cilat kanë lënë mbi 50 mijë njerëz të vdekur dhe qindra mijëra ndërtesa të shkatërruara. Tërmeti i 27 shkurtit e ka pasur epiqendër qytezën Jesiljurt në provincën Mallatja, ka thënë Agjencia shtetërore për Menaxhim të Katastrofave. Kryetari i qytezës... Читать дальше...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën, para udhëtimit të tij në Bruksel, se do ta veprojë ashtu siç është më së miri për vendin e tij. “Atyre që paraprakisht po përgatiten të na sulmojnë - sepse do të nënshkruajmë diçka, se do të jemi tradhtarë, dhe paraprakisht e dinë se jemi fajtorë, dhe se po kthehemi në vitet ‘90 - mund t’iu them të mos shqetësohen. Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet ‘90. Serbia do të ecë përpara sado e vështirë të jetë dhe ne do të arrijmë të luftojmë për të”... Читать дальше...
Fotografitë e përzgjedhura nga disa prej ngjarjeve që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Në prag të takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt, në Bruksel, Radio Evropa e Lirë ka pyetur qytetarë në Prishtinë, në Mitrovicë të Veriut dhe në Beograd se a duhet ta pranojnë Kosova dhe Serbia propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Shqipëria dhe Mali i Zi në mbledhjen e përbashkët kanë arritur dhjetë marrëveshje, përfshirë edhe atë për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, në konferencën për media kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se projekti mbi Bunë do të kushtojë më shtrenjtë sesa ishte menduar fillimisht, përkatësisht ishte menduar se do të kushtonte 9 milionë euro. “Projekti do të kushtojë rreth 20 milionë euro, nëse ndahet mes dy shteteve nuk është shumë. Pala shqiptare e ka gati projektin e vetë... Читать дальше...
Departamenti amerikan i Shtetit, i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet mundësi për popujt e të dyja vendeve, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Duke cituar bllokun evropian, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se pranimi i kësaj marrëveshjeje do të përshpejtonte rrugën e të dyja shteteve në BE. “Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ndihmojë... Читать дальше...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të zhvillojnë “bisedime finale” për një marrëveshje të re - pas Brexitit - për Irlandën Veriore. Ata do të takohen në mesditën e së hënës për të diskutuar “sfida komplekse”, kanë thënë zyrtarë të zyrës së Sunakut. Mbretëria e Bashkuar dëshiron të ndryshojë marrëveshjen aktuale – e cila parasheh kontrollimin e disa mallrave kur ato hyjnë në Irlandën Veriore nga pjesë tjera të Britanisë së Madhe. ... Читать дальше...
Qeveria izraelite dhe Autoriteti Palestinez kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për marrjen e hapave që çojnë në ulje të dhunës. Kjo deklaratë është lëshuar të dielën, pas bisedimeve të rralla mes dy palëve, që janë zhvilluar në Jordani, në të cilat kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti. Në takim është arritur pajtueshmëri për të bërë hapa drejt rritjes së besimit dhe për të punuar drejt “paqes afatgjatë”. Në kohën e nisjes së bisedimeve, një sulmues palestinez... Читать дальше...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen pasditen e së hënës në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian. Fillimisht kryediplomati i BE-së, Josep Borell, do të ketë takime të ndara me të dy liderët, i shoqëruar nga i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për këtë proces, Mirosllav Lajçak. Më vonë do të zhvillohet takimi i përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes dy liderëve si më të rëndësishmin... Читать дальше...