Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 7 shkurt se ka pasur takime me udhëheqësin e Socialistëve serbë, Ivica Daçiq, dhe konfirmoi se marrëdhëniet mes dy partive janë në krizë. Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Daçiqit, që janë në koalicion qeveritar, hynë papritmas në marrëdhënie të paqëndrueshme. Vuçiq tha për televizionin serb, Pink, se nuk mendon se zgjedhjet e reja janë zgjidhje, sepse siç tha ai “kemi shumë probleme për të zgjidhur". Читать дальше...
Google po përgatitet për një betejë të zgjuarsisë në fushën e inteligjencës artificiale me atë që njihet si "Bard", një shërbim bisedor që fillimisht synonte të kundërshtonte popullaritetin e mjetit ChatGPT të Microsoft-it. Sipas një postimi në blogun e së hënës nga shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai, Bard fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm për një grup "testuesish të besuar" përpara se të publikohet më vonë këtë vit. Chatbot-i i Google-t është krijuar për të shpjeguar... Читать дальше...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e përhershëm të shteteve të QUINT-it në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ku u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës së 7 shkurtit, thuhet se në takim u diskutua edhe për propozimin evropian, të cilin Kurti tha dje se e ka pranuar “duke e konsideruar atë një bazë të mirë për diskutime... Читать дальше...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Kështu ka njoftuar ajo në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se mendimet dhe lutjet e Kosovës janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga tërmeti. "Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona", tha Osmani. Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur... Читать дальше...
Shtetet e Ballkanit Perëndimor u janë bashkuar shteteve të tjera nga e mbarë bota, duke i ofruar ndihmë Turqisë, e cila, së bashku me Sirinë, u goditën nga dy tërmete vdekjeprurëse më 6 shkurt. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se 70 shtete kanë ofruar ndihmë për shtetin e tij, pas tërmeteve shkatërruese. FSK-ja në Turqi Pas tërmeteve të fuqishme që lanë të vdekur mbi 5.000 persona në Turqi dhe Siri, autoritetet në Kosovë ofruan mbështetje për Ankaranë. Në orët e mbrëmjes së 6 shkurtit... Читать дальше...
Shumë njerëz konsiderohen të zhdukur në Siri, ku dy tërmete, me epiqendër në Turqinë fqinje, shembën ndërtesa banimi dhe shkatërruan edhe më shumë qytetet e dërrmuara nga lufta e gjatë. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Derisa numri i viktimave nga tërmeti në Turqi vjen duke u rritur - aktualisht mbi 5 mijë - institucionet e Kosovës konfirmojnë se, tash për tash, në mesin e tyre nuk ka asnjë shtetas të Kosovës. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë për Radion Evropa e Lirë se kanë arritur t’i identifikojnë dhe kontaktojnë tri familje nga Kosova, ashtu si dhe një ekip të mundësve kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në zonën e goditur nga tërmeti, mëngjesin e 6 shkurtit. “Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit... Читать дальше...
AP Një tërmet i madh, shkatërrues, me magnitudë 7.8 shkallësh të Rihterit i pasuar edhe nga një tjetër i fuqishëm, shkatërroi pjesë të gjera të Turqisë dhe Sirisë në orët e para të mëngjesit të së hënës, duke u marrë jetën mijëra njerëzve. Më poshtë mund të lexoni krejt çfarë duhet të dini për këtë fatkeqësi natyrore. Çfarë ndodhi? Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti goditi në një thellësi prej 18 kilometrash dhe kishte epiqendrën në jug të Turqisë, pranë kufirit verior me Sirinë. Читать дальше...
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan ka urdhëruar ndarjen e 100 milionë dollarëve për të mbështetur dy shtetet e prekura nga tërmetet, Turqinë dhe Sirinë, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve WAM. Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj. Gjendja e jashtëzakonshme... Читать дальше...
“Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, për të marrë statusin vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe e mbështesim fuqishëm këtë”, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Kështu tha ai të martën para gazetarëve në Podgoricë, pas takimit që pati me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e parë të saj zyrtare në këtë shtet. Osmani tha se Mali i Zi deri më tani ka treguar mbështetje të qartë për Kosovën në të gjitha fushat. "Mali i Zi... Читать дальше...
Mijëra persona kanë vdekur pasi dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë brenda 12 orësh gjatë 6 shkurtit. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë nëpër vendbanimet e prekura nga tërmetet, ku janë shembur shumë ndërtesa, nën rrënojat e të cilave besohet të kenë mbetur të ngujuar shumë njerëz. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se në propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë, që Prishtina e ka pranuar, nuk përfshihet çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Gjatë një prononcimi për media më 7 shkurt, Konjufca tha se në propozimin evropian – që njihet edhe si propozimi franko-gjerman – referenca për Asociacionin është në kuadër të fjalisë ku kërkohet që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të Brukselit. Читать дальше...
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë. “Tërmetet që goditën jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë mëngjesin e ditës së djeshme, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder. Ai shtoi se kjo agjenci e OKB-së nuk ka mundur të saktësojë numrin e fëmijëve të vrarë. Në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, Turqia dhe Siria u goditën... Читать дальше...
Njëzet e shtatë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për të kërkuar për të mbijetuar në Turqi, tha komisionari evropian për Kriza, Janez Lenarçiq. “Solidariteti i BE-së është në nivelin më të mirë”, shkroi ai në Twitter. Njësitë janë nga 19 shtete evropiane, përfshirë edhe dy shtete që nuk janë pjesë e BE-së, Shqipëria dhe Mali i Zi. Në total, në Turqi do të dërgohen 1.150 shpëtimtarë dhe 70 qen. Dislokimi i tyre është i koordinuar në bazë të Mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së. Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin evropian për normalizimin e raporteve me Serbinë. Sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, “marrëveshja e përkohshme” do të sjellë përfitime për Prishtinën dhe Beogradin. “SHBA-ja është e inkurajuar dhe mirëpret vendimin e Kosovës që të pranojë në parim propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme... Читать дальше...
Në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Policia turke tha të martën se ka arrestuar katër persona lidhur me postimet “provokuese” në rrjetet sociale, pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 ballësh që goditi juglindjen e Turqisë. Tërmeti goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës duke vrarë mbi 5.000 persona në këto dy shtete dhe duke plagosur mijëra të tjerë. Për shkak të tërmetit të fuqishëm, që u pasua me dridhje të tjera të fuqishme të tokës, shumë persona kanë mbetur pa strehë e në temperatura të ulëta. Katër... Читать дальше...
Në Turqi dhe Siri po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar personat që besohet se kanë mbetur nën rrënojat e mijëra ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën këto dy shtete. Mbi 5.000 persona raportohet se kanë vdekur, pasi një tërmet prej 7.8 ballësh goditi në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit. Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan. Po ashtu, gjatë po asaj dite... Читать дальше...
Tërmeti vdekjeprurës i së hënës në Turqinë juglindore pothuajse ka shkatërruar një kështjellë 2000-vjeçare të ndërtuar gjatë Perandorisë Romake. Kalaja e Gaziantepit është ndërtuar në shekujt II dhe III, para se të bëhej muze, raporton BBC. Më shumë se 3.400 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij. Disa nga fortifikimet e kështjellës janë shkatërruar nga tërmeti... Читать дальше...