Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviqit vendosi njëzëri të dielën, më 10 korrik, që të ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq. Arsyeja është Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviqi të premten, më 8 korrik. DPS-ja deklaroi se marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi. Nga partia e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq... Читать дальше...
Kryeministri bullgar në largim, Kiril Petkov tha të dielën se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht i mirë për Sofjen. Petkov në një intervistë për televizionin bullgar, BTV tha se “për Maqedoninë e Veriut për momentin është shumë e vështirë të pranohen ato pozicione”, por sipas tij “ky vend duhet ta bëjë këtë dhe të zgjedhë rrugën evropiane”. Ai tha se “do të ishte e tmerrshme nëse Shqipëria vazhdon procesin e anëtarësimit në BE dhe Maqedonia e Veriut mbetet jashtë saj”. Читать дальше...
Reuters Një komitet i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që po heton dhunën e 6 janarit, 2021, në ndërtesën e Kongresit amerikan, po përpiqet të ndërtojë një rast kundër presidentit të atëhershëm, Donald Trump, për, siç thuhet, sjellje të paligjshme. Thuhet se Trump ka bërë përpjekje të përmbysë humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020. Por, çfarë akuzash mund të ngrenë prokurorët kundër tij dhe si mund të mbrohet ai? Pengimi i një procedure zyrtare Në një dosje, të dorëzuar në gjykatë më 2 mars... Читать дальше...
Protestuesit e Shri Lankës refuzuan të largoheshin nga rezidenca e presidentit, Gotabaya Rajapaksa të dielën pasi sulmuan shtëpinë e tij, duke e detyruar atë të ikte dhe të shpallte dorëheqjen e tij. Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Colombo duke kërkuar që Rajapaksa të marrë përgjegjësinë për mungesat e ilaçeve, ushqimit dhe karburantit që kanë gjunjëzuar ekonominë ve vendit. Ngjarjet dramatike të së shtunës ishin kulmi i protestave disamujore nga njerëzit e tërbuar nga kriza e paprecedentë ekonomike e vendit. Читать дальше...
Nga plantacionet në rajonin e Prizrenit, nën malet e Sharrit që gjendet në jug të Kosovës, këtë vit në tregun evropian do të eksportohen rreth 200 tonë mjedra apo dy të tretat e korrjeve aktuale. Vjelja e kësaj bime me kokërr të kuqe veçse ka filluar dhe “ari i kuq”, siç quhet ndryshe mjedra e rajonit të Prizrenit, shumë shpejt do të jetë në tregjet e Gjermanisë, Italisë, Turqisë dhe Japonisë. Ismet Osmani, drejtor i kooperativës bujqësore “Ari i Kuq” nga Prizreni, 15 vjet më parë u kthye në Kosovë nga Suedia dhe nisi të kultivojë mjedra.