Мы в Telegram
Добавить новость

Россия утратила комплекс собственной неполноценности

Суд оштрафовал журналиста Дмитрия Кузнеца за работу на интернет-СМИ "Медуза"

Подмосковные энергетики перейдут на усиленный режим работы в мае

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Декабрь
2021

Новости за 11.12.2021

Evropaelire.org 

Tre të arrestuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Tre të dyshuar janë arrestuar më 11 dhjetor për vrasjen e tre personave, më 26 nëntor në Gllogjan të Komunës së Deçanit, konfirmoi Prokuroria Themelore e Pejës. Tre personat u vranë dhe një tjetër u plagos pas sulmit që iu bë një autobusi i cili udhëtonte nga Gjakova drejt Gllogjanit. Autobusi po bartte nxënës. Në një konferencë për media në orët e mbrëmjes të së shtunës, Agim Kurmehaj, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë tha se tre të dyshuarve për sulmin u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votojnë në zgjedhje komunale

Të shtunën e 11 dhjetorit, palestinezët votuan në zgjedhjet komunale, në Bregun Perëndimor të okupuar nga Izraeli, në mes të pakënaqësisë së shtuar ndaj presidentit, Mahmoud Abbas i cili anuloi zgjedhjet e planifikuara parlamentare dhe presidenciale. Më shumë se 400 mijë palestinezë kishin të drejt vote për përfaqësuesit në 154 këshilla të fshatrave në Bregun Perëndimor ku autoritetet e Abbasit kanë vetëqeverisje të kufizuar. Zgjedhjet komunale zakonisht organizohen çdo katër apo pesë vjet. Në Gaza... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Petkov: Sofja nuk ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar i nominuari për kryeministër të Bullgarisë, Kiril Petkov më 11 dhjetor. “Pozicioni bullgar mbetet ashtu siç është, por ne duam ta përmirësojmë. Nuk duam të vazhdojmë vetëm me deklarata nga të dy anët e kufirit, por duam të ulemi bashkë, ekipe nga sfera të ndryshme, të punojnë për fqinjësi të mirë. Por, në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë interesat kombëtare bullgare”, tha Petkov pasi të dielën në Sofje ia dorëzoi peridentit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Italia raportoi 21,042 raste të reja me COVID-19 brenda një dite

Italia raportoi më 11 dhjetor, 96 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, nga 118 një ditë më herët, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë, derisa numri i të infektuarve brenda kësaj dite u rrit në, 21,049. Numri i rasteve të reja në Itali u rrit për pothuajse dy të tretat vetëm të premten e 10 dhjetorit, në, 20,497. Ditë më parë në Itali filluan të zbatohen masat e reja më të ashpra për qytetarët e pavaksinuar, pas frikës se varianti i ri i koronavirusit, Omicron mund të rrisë numrin e të infektuarve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rregullohet problemi, rifillon vaksinimi në Prishtinë

Për disa orë procesi i vaksinimit në qendrën e vaksinimit për COVID-19, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ishte ndërprerë për shkak të disa problemeve.  Menaxheri i kësaj qendre, Niman Bardhi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nga ora 10:00 deri në ora 14:00, qytetarët nuk kanë mundur të vaksinohen. “Vaksnimi ka vazhduar sipas planit. Sistemi tani është në funksion dhe procesi i vaksinimit është duke vazhduar pa asnjë problem”, tha Bardhi. Gjatë paradites, Bardhi tha se “procesi i... Читать дальше...

Evropaelire.org 

G7 ka qëndrim të përbashkët në raport me Rusinë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe paralajmëruan Rusinë për “pasoja serioze” nëse trupat ruse invadojnë Ukrainën, derisa një takim i ministrave të Jashtëm të G7-s mbahej në Liverpul më 11 dhjetor.   Gjatë bisedimeve në prag të takimit të shtatë ekonomive më të mëdha perëndimore, sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss dhe homologu i saj amerikan, Antony Blinken u pajtuan rreth përkrahjes për Ukrainën, njoftoi Zyra britanike për Punë të Jashtme. SHBA-ja dhe Britania mbesin të shqetësuara rreth lëvizjeve ushtarake ruse, afër kufirit me Ukrainën. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në radhë për një shujtë të ngrohtë

Qe tre vjet me radhë, Shukrije Gashi, 66 vjeçe nga Prishtina, merr një racion të ushqimit falas në një kuzhinë popullore në Lagjen Tophane në Prishtinë. Shukrija jeton vetëm me djalin dhe merr 100 euro në muaj pension. Kjo vlerë për ta është e pamjaftueshme. Kështu që, çdo ditë, ajo udhëton mbi 30 minuta në këmbë nga Lagjja e Gërmisë, për të marrë një shujtë të ngrohtë ushqimi për darkë. Kushtet e saj thotë se i ka rënduar edhe më shumë rritja e çmimeve në Kosovë. “Mua më kanë shpëtuar këtu që po ma japin bukën falas... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fundjava e radhës me protesta në Serbi

Është e shtuna e tretë me radhë, që në Serbi janë bllokuar disa rrugë në gjithë vendin. Kërkesat e mëparshme të protestuesve që të ndryshohen Ligji për Referendum dhe Shpronësim, qeveria i miratoi, por kërkesa e protestës së re është që kompanisë ndërkombëtare, Rio Tinto të mos i lejohet eksploatimi i litiumit në perëndim të Serbisë. Rio Tinto renditet si kompania e gjashtë në botë për metal e miniera. Fjala është për një kompani multinacionale britaniko-australiane, me seli në Londër, e cila operon në 35 shtete të botës. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shënohen dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 11 dhjetor se janë regjistruar edhe dhjetë raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dolën pas testimit të, 2,274 mostrave. Sipas raportit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 14 pacientë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë aktualisht janë 324 raste aktive me koronavirus. Sa i përket vaksinimit, brenda 24 orëve janë dhënë 2.981 vaksina kundër koronavirusit. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në Kosovë në mars, në gjithë vendin janë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të rinjtë nuk i josh kthimi në Maqedoninë e Veriut

Lura Pollozhani, e cila aktualisht ndjek studimet e doktoratës dhe është e angazhuar si hulumtuese në shkencat humane në Universitetin e Gracit në Austri, nuk ka vendosur ende nëse do të kthehet në Maqedoninë e Veriut, për ta vazhduar karrierën dhe për të kontribuar në zhvillimin e proceseve atje. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se për të rinjtë, të cilët shkollohen jashtë Maqedonisë së Veriut, nuk është e vështirë të gjejnë punë në institucionet e vendit pas kthimit, por për ta, sipas saj,... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Britania e Madhe mund të ballafaqohet me valë të rëndë nga Omicroni

Britania e Madhe mund të ballafaqohet me një valë të rëndë nga varianti i ri i koronavirusit, Omicron në muajin janar nëse nuk vendosë masa të reja, pohojnë shkencëtarët. Numri i të vdekurve nga ky variant i koronavirusit deri në fund të prillit 2022 mund të variojë nga 25 mijë deri në 75 mijë persona, varësisht nga përformanca e vaksinimit, shtuan shkencëtarët.    Në skenarin më të keq, masat më të ashpra do të nevojiten në mënyrë që spitalet të mos ngarkohen me pacientë, qëndron në paralajmërim. Читать дальше...




Evropaelire.org 

Osmani për Vullinin: E pamundshme të ndryshohen faktet historike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se mohimi nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur. Duke reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Alleksandar Vullin, i cili më 10 dhjetor e quajti masakrën e Reçakut, "gënjeshtër", ndërkaq vrasjen e civilëve shqiptarë, "falsifikim", Osmani tha se Vullini me propagandë po përpiqet t'i ndryshojë faktet historike. Pas një vizite në një lokacion afër Nishit, ku po bëhen xhirime të një seriali për ngjarjet në fshatin Reçak... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Stuhia godet Kentakin, së paku 50 të vdekur

Së paku 50 persona kanë vdekur më 11 dhjetor pasi një tornado e fuqishme goditi pjesën juglindore të shtetit amerikan, Kentaki, njoftoi guvernatori i shtetit, Andy Beshear. Disa qarqe në Kentaki janë shkatërruar në masë të madhe, derisa tornadoja më e fuqishme që u regjistrua kohëve të fundit preku vendin. “Druaj se ka më shumë se 50 të vdekur, ndoshta rreth 70 apo 100 persona. Kjo gjendje është shkatërruese”, shtoi Beasher duke thënë se kjo ishte tornadoja më e rëndë në historinë e shtetit.... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nga garazhi në fabrikë

Duke mos pasur shkollim të lartë e as përvojë në biznes, Valbona Ajeti arriti të krijojë një fabrikë për prodhimin e turshive. Sot, ajo ka mision punësimin e grave amvise, e pa mundësi shkollimi në rajonin e Vitisë - rreth 60 kilometra larg Prishtinës.

Evropaelire.org 

Vullin reagon ndaj kritikave të SHBA-së dhe BE-së për Reçakun

Ministri i Brendshëm serb, Alleksandar Vullin ka reaguar më 11 dhjetor ndaj kritikave të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së lidhur me deklaratat e tij për masakrën e Reçakut në Kosovë. Vullin tha se “asgjë nuk mund të bëhet që e vërteta për Reçakun të mos bëhet e dukshme dhe e dëshmuar”.   Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja më 10 dhjetor dënuan mohimin e masakrës ndaj popullatës civile shqiptare në Reçak në vitin 1999, duke thënë se ky krim është ‘i dëshmuar’. Forcat policore e ushtarake serbë në Kosovë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bullgaria të hënën mund të votojë qeverinë e re

I emëruari për kryeministër në Bullgari, Kiril Petkov njoftoi presidentin më 11 dhjetor se ka formuar koalicionin e gjerë, i cili është gati të merr detyrën qysh të hënën në mënyrë që t’i jepet fund krizës së gjatë politike në këtë shtet ballkanik.   Partia e Petkovit, e cila fitoi zgjedhjet e treta parlamentare më 14 nëntor, u pajtua qysh të premten që të formojë koalicion me socialistët, popullistët dhe partinë e qendrës së djathtë, Bullgaria Demokratike.   Marrëveshja njëkohësisht rritë mundësitë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Varësia nga qymyri ua humb efektin veturave elektrike në Kosovë

Kosova është një prej vendeve që ka më së paku vetura elektrike në qarkullim. Nga gjithsej 395,840 vetura të regjistruara, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, vetëm 74 janë 100 për qind elektrike, që nënkupton se kanë ndotjen zero ndaj ambientit. Numri më i madh i veturave është i atyre që përdorin naftën për djegie - saktësisht, 329,403 të tilla. Veturat me naftë janë ndotëse të mëdha të ajrit, sidomos në Kosovë, për shkak të vjetërsisë së tyre. Veturat me benzinë, për nga numri... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Aksidenti në Meksikë: Autoritetet godasin trafikantët me njerëz

Meksika ka krijuar një grup pune për të luftuar trafikimin e njerëzve, pas përplasjes së kamionit që rezultoi me vdekjen e 54 personave, shumica e të cilëve thuhet se ishin emigrantë të Amerikës Qendrore. Ministri i Jashtëm, Marcelo Ebrard, tha se pjesë e grupit do të jenë njerëz nga Meksika, Guatemala, Republika Domenikane, Ekuadori dhe SHBA. Autoritet janë duke punuar në identifikimin e viktimave të aksidentit, derisa të  lënduarit vazhdojnë të trajtohen në spitale. Më shumë se 150 persona ishin në kamion, raporton BBC. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Katër persona dënohen për vdekjen e 242 njerëzve në një klub nate Brazil

Katër persona janë dënuar në Brazil më 11 dhjetor për vdekjen e 242 njerëzve, të cilët vdiqën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një klub nate në vitin 2013. Zjarri shpërtheu gjatë përformancës së një bendi në klubin, Kiss, në qytetin jugor Santa Maria si pasojë e fishekzjarrëve që u përdorën. Një pjesë e madhe e njerëzve që ndodheshin në klub kishin vdekur si pasojë e panikut derisa tentonin të dilnin nga aty. Shumica e të vdekurve ishin më moshë mes 17 e 30-vjeçare. Më shumë se 600 u lënduan si pasojë e zjarrit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Banka Botërore ndihmon Ukrainën për përshpejtimin e vaksinimit

Banka Botërore më 11 dhjetor ka miratuar huazimin e 150 milionë dollarëve shtesë, për Ukrainën, mjete këto që do të duhej ta ndihmonin vendin në përshpejtimin e fushatës së vaksinimit kundër COVID-19.   Qeveria ukrainase do të shpenzojë 120 milionë dollarë për blerjen e 16.5 milionë vaksinave dhe pjesa tjetër e parave do të shfrytëzohen për komunikim dhe reklama, ndërtimin e kapaciteteve dhe për pajisje, njoftoi Banka Botërore. “Këto mjete shtesë do të ndihmojnë Ukrainën që të fuqizojë përgjigjen e saj nga COVID-19”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor mbetet kyç për BE-në

Vendet e Bashkimit Evropian pritet të përsërisin në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit dhe procesit të stabilizim-asocimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në një draft të konkluzave të përgatitura nga Presidenca sllovene e BE-së për këtë takim, që do të mbahet javën e ardhshme në Bruksel, merren parasysh edhe Raportet e Progresit, që për këto vende i ka miratuar dhe publikuar Bashkimi Evropian. “Këshilli rikonfirmon përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Волонтеры Подмосковья участвуют в Международной премии #МЫВМЕСТЕ

На банковской конференции АБР обсудят финансирование структурной трансформации экономики и отраслевые драйверы роста

В Москве «Газель» сбила пешехода из-за оставленных ключей в замке зажигания

Нижегородские разработчики получили семь наград международной и российской ИТ-премий

Музыкальные новости

Компания ICDMC стала победителем престижной премии в сфере ЗОЖ – Green Awards 2023/24

Бизнес-астролог Александра Секачева дала интервью журналу “Фокус внимания”

Выставка работ победителей фотоконкурса «Созвездия "Семья"»

Тренер "Спартака" Слишкович заявил, что доволен ничейной игрой против ЦСКА

Новости России

Загрутдинов: первые жилые дома снесли по реновации в Выхино-Жулебине

Корпоративные венчурные фонды стали инвестировать в бизнес на более ранних стадиях

Офицер Росгвардии рассказала о своем хобби, которое превратилось в образ жизни

Первый весенний ливень «аномально» затопил Москву

Экология в России и мире

Токсиколог Кутушов рассказал почему возникает похмелье

Почему люди боятся обращаться к психиатру?

Добраться до курортов Сочи станет этим летом намного дороже: озвучена причина и новые цены

Благотворительный фонд «Гольфстрим» отмечает 13-летие и запускает акцию «Семья это - ...»

Спорт в России и мире

Потапова проиграла Фернандес во втором круге турнира WTA в Мадриде

Свёнтек: я чувствую, что с каждым годом получаю всё большую поддержку

Арина Соболенко призналась в том, что не любит женский теннис

Азаренко не смогла пробиться в 1/8 финала турнира в Мадриде, уступив Соррибес-Тормо

Moscow.media

Лиды для фрилансеров Golubinbot

Жёсткие экологические требования решат инновационные энерготехнологии

Российские технологии защиты автомобилей от угона представили на выставке в Италии

ИТ Альянс объявляет о графике работы в майские праздники











Топ новостей на этот час

Rss.plus






В Кремле заявили, что выступают за контакты Баку и Еревана на фоне протестов

Подмосковные энергетики перейдут на усиленный режим работы в мае

Онлайн марафон "Новинки" - Тренды светодизайна на выставке Light + Building 2024

Пассажира рейса «Сургут-Москва», который пришлось экстренно посадить в Перми оштрафовали