Mauzola e shekullit 17 në qytetin Agra të Indisë, Taj Mahal, rihapi dyert për vizitorët pas gjashtë muajsh. Taj Mahal u mbyll në muajin mars, kur India ndërmori masa të ashpra izolimi kundër përhapjes së koronavirusit. Taj Mahal do të lejojë tani vetëm 5,000 vizitorë në ditë dhe do të zbatojë masa të sigurisë kundër koronavirusit. Si një nga atraksionet kryesore turistike në botë, kjo mauzolë ka tërhequr rreth 70,000 vizitorë në ditë, përpara pandemisë. Ajo është ndërtuar nga perandori Shah Jahan në kujtim të mbretëreshës së tij... Читать дальше...
Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se plani i presidentit Donald Trump për ta mbushur shpejt një vend në Gjykatën Supreme, të mbetur bosh nga vdekja e gjykatëses liberale, Ruth Bader Ginsburg, është “abuzim me pushtetin”. Ginsburg, 87 vjeçe, vdiq më 18 shtator. Vdekja e saj u jep republikanëve shansin të zgjerojnë shumicën e tyre konservatore në gjykatë, në proporcion gjashtë me tre. Presidenti tha se do ta shpallë një të nominuar këtë javë dhe se zgjedhja e tij do të jetë grua. Читать дальше...
Në Kosovë, të hënën do të qëndrojë një delegacion i qeverisë amerikane i kryesuar nga Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC). Pjesë e këtij delegacioni, i cili deri më 25 shtator do të udhëtojë edhe në Beograd, Athinë, dhe Izrael, do të jetë edhe dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell. Në njoftim të DFC-së, theksohet se çështjet të cilat do të diskutohen kryesisht kanë të bëjnë... Читать дальше...
Bankat globale, për gati dy dekada, kanë transferuar mbi dy trilionë dollarë pagesa, që ato besonin se ishin të dyshimta, thuhet në një raport të publikuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues. Raporti bazohet në mijëra dokumente që kanë rrjedhur në publik nga krahu i Departamentit amerikan të Thesarit, që heton pastrimin e parave. Dokumentet tregojnë se si bankat kryesore perëndimore, përfshirë JPMorgan dhe Deutsche Bank, i kanë ndihmuar rrjetet kriminale në të gjithë botën, përfshirë ato në ish-Bashkimin Sovjetik... Читать дальше...