Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MCC) ka pauzuar (pezulluar) programet të cilat kanë qenë në zbatim në Kosovë, si pasojë e mosbindjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e tarifës 100 për qind pa kushte ndaj produkteve të importuara nga Serbia. Radio Evropa e Lirë mëson se një nga programet e pezulluara nga MCC-ja është ai në vlerë prej rreth 50 milionë dollarë amerikan. Ky program tanimë i pezulluar ishte fokusuar në reformat... Читать дальше...
Autoritetet në Shqipëri njoftuan se një paciente, e prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një paciente, 73-vjeçare, e konfirmuar me sëmundjen COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. “73-vjeçarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Читать дальше...
Guvernatori i New York-ut ka njoftuar se trupat ushtarake do të dërgohen në veri të qytetit në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit të ri. Garda Kombëtare do të dërgojë ushqim për individët që gjenden në karantinë në Nju Roçell, ku do të zbatohet një "zonë kontrolli" prej 1.6 kilometrash. Ky rajon ka pasur grupin më të madh të rasteve me infeksion në SHBA, tha guvernatori Andrew Cuomo. Një sinagogë raportohet të jetë në qendër të shpërthimit të virusit në Nju Roçell dhe... Читать дальше...
Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirusin e ri dhe sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Deri tani janë testuar rreth 80 mostra të personave të dyshuar me këtë virus, por që të gjitha kanë rezultuar negative. Për dallim nga shumë vende tjera të prekura me koronavirusin e ri, në Kosovë ende nuk ka ndonjë masë ndalese. Institucionet arsimore funksionojnë si edhe më parë, kurse nuk ka ndonjë ndalesë për tubime e masa tjera, që tashmë disa vende i kanë ndërmarrë, në përpjekje të parandalimit të përhapjes së virusit. Читать дальше...