Добавить новость


World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer
Декабрь
2019

Новости за 21.12.2019

Evropaelire.org 

Hekurudhat e Kosovës në veri, nën administrimin e Serbisë

Kosova vazhdon të mos e administrojë linjën hekurudhore në veri të Mitrovicës, ndërkohë që ka filluar zbatimin e projekteve për rehabilitimin dhe modernizmin e hekurudhave në përgjithësi. Linja ndërkombëtare hekurudhore që lidh Kosovën me Serbinë, është nën administrimin e Serbisë dhe strukturave paralele serbe në Mitrovicë të Veriut, thonë autoritetet kompetente të hekurudhave në Kosovë. Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë “Infrakos”, kompani kjo që merret me infrastrukturën hekurudhore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjermania kundërshton ligjin e SHBA-së për projektin Rrjedha Veriore 2

Gjermania ka kundërshtuar legjislacionin e miratuar nga Shtetet e Bashkuara, që do të vendosë sanksione ndaj kompanive që punojnë në ndërtimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, që ka për qëllim transportin e gazit nga Rusia në Evropë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, duke e shndërruar atë në ligj. Përmes dispozitave të këtij ligji, kompanitë që punojnë në Rrjedhën Veriore 2, do të përballen me sanksionet amerikane apo do t’iu ngrihen astetet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Macron: Forcat franceze kanë vrarë 33 militantë në Mali

Forcat franceze kanë vrarë 33 militantë në Mali, në afërsi të kufirit me Mauritaninë, njoftoi sot presidenti i Francës, Emmanuel Macron. “Mëngjesin e sotëm, falë angazhimit të ushtarëve tanë dhe të forcave Barkhane, ishim në gjendje të neutralizojmë 33 terrorist, të marrim një të burgosur dhe të lirojmë dy shtetas të Malit, të cilët po mbaheshin pengje”, tha Macron. Franca, një ish-fuqi kolonizuese, është vendi i vetëm perëndimor që ka prani të konsiderueshme ushtarake në Mali, ku po zhvillohen operacione kundër kryengritësve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Fondi rezervë i Kosovës mbetet pa asnjë cent

Qeveria në largim e Kosovës tashmë ka shpenzuar më shumë se 6 milionë euro nga Fondi rezervë i buxhetit për këtë vit. Ky Fond, sipas ligjit mund të shpenzohet vetëm në raste urgjente dhe të paparashikuara. Vlera më e madhe e shpenzimeve, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria, përfshin çështje të cilat nuk kanë të bëjnë me destinimin e këtij fondi. Fillimisht, 4.8 milionë euro ishte vlera e ndarë nga buxheti i Kosovë për rezerva shtetërore, por Ministria e Financave, në fund të muajit nëntor... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rusia dhe Ukraina tregojnë detajet e marrëveshjes së re të transportit të gazit

Zyrtarët nga Rusia dhe Ukraina kanë treguar detajet e marrëveshjes së re pesëvjeçare, për transportin e gazit rus në Evropë përmes Ukrainës. Lidhur me arritjen e kësaj marrëveshjeje fillimisht u raportua në orët e vona të 20 dhjetorit, duke i dhënë fund kështu shqetësimeve se Evropa do të mbeste pa sasi të mëdha të gazit rus, që kryesisht përdoret për ngrohje dhe industri. Rusia dërgon rreth 40 për qind të furnizimit të gazit në Evropë, përmes tubacioneve që kalojnë përmes Ukrainës. Marrëveshja... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Bjellorusët sërish protestojnë kundër integrimit me Rusinë

Qytetarët në Minsk të Bjellorusisë kanë dalë në rrugë sot, për të kundërshtuar integrimin më të madh ndërmjet Bjellorusisë dhe Rusisë. Protesta e sotme vjen pasi të pakën 1,500 persona u mblodhën më 20 dhjetor në kryeqytetin bjellorus, teksa presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka u takuan në Shën Petersburg për të negociuar lidhur me një seri të veprimesh, që duhen të ndërmerren me qëllim që këto dy shtete të thellojnë bashkëpunimin. Protesta e 20 dhjetorit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Në Shqipëri synohet jetësimi i “Mini-Shengenit” ballkanik

Në Shqipëri është duke u mbajtur takimi i tretë i liderëve të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev kanë nisur diskutimet me dyer të mbyllura, ndërkohë që i pranishëm për herë të parë në takim është edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për të cilin ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse i është bashkuar zyrtarisht iniciativës për krijimin e “Shengenit Ballkanik”. Pavarësisht se Gjukanoviq është i pranishëm në këtë tryezë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pakistan: Një profesor gjendet fajtor për blasfemi, dënohet me vdekje

Një profesor mysliman në Pakistan është dënuar me dënim me vdekje, pasi është gjetur fajtor nën akuzat për blasfemi. Një gjykatë në Multan, më 21 dhjetor, e gjeti fajtor Junaid Hafeez për përhapje të ideve anti-islamike. Ligji për blasfemi në Pakistan thotë se personat që gjenden fajtorë për fyerje ndaj Zotit, islamit dhe figurave fetare, automatikisht dënohen me vdekje. Avokati mbrojtës i profesorit Hafeez, Shahbaz Gormani tha se do të apelojë vendimin, duke shtuar se klienti i tij është i pafajshëm. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Facebook fshin llogari të lidhura me partinë “Ëndrra Gjeorgjiane”

Kompania Facebook ka fshirë një rrjet të llogarive të lidhura me partinë "Ëndrra Gjeorgjiane”. Këto llogari në rrjetin social Facebook, promovonin politikat e kësaj partie dhe kritikonin opozitën. Facebook tha se ka fshirë 39 llogari, 344 faqe, 13 grupe në Facebook dhe 22 llogari në Instagram që kishin origjinën në Gjeorgji. Facebook tha se këto faqe ishin paraqitur si organizata mediatike – të tilla si FastNews.ge ose Mypress.ge – dhe si parti, figura politike dhe grupe të aktivistëve. Faqet... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pompeo dhe Maas bisedojnë për situatën në Libi

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku kanë diskutuar për situatën në Libi, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit. Sekretari Pompeo dhe ministri Maas thuhet se kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me shkeljen e embargos së armëve dhe rritjen e numrit të mecerenarëve të përfshirë në luftimet në Libi. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Rusia sponsorizon mercenarët në Libi. Këto komente... Читать дальше...

Evropaelire.org 

“Mini-Shengeni”, jofunksional pa të gjitha shtetet

Derisa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbështet nismën për “Mini-Shengenin” ballkanik, duke e vlerësuar si shumë të mirë për lëvizjen e njerëzve vetëm me letërnjoftime si dhe ofrimin e lehtësirave të shumta në fushën e transportit të mallrave, drejtues të institucioneve tjera thonë se kjo nismë nuk mund të ketë sukses nëse nuk do të përfshijë edhe shtetet tjera të Ballkanit.  Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në fjalimin vjetor në Kuvend tha se “Mini-Shengeni” duhet të jetë... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Trump nënshkruan ligjin për sanksione ndaj projektit Rrjedha Veriore 2

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2020, duke e shndërruar në ligj. Ky legjislacion ka një dispozitë që sanksionon gazsjellësin rus Rrjedha Veriore 2. Trump nënshkroi këtë ligj më 20 dhjetor. Dispozita kërkon që anijet që janë të vendosura në gazsjellësin rus të përfundojnë punën e tyre “menjëherë” ose do të përballen me sanksione, përshirë këtu edhe ngrirjen e aseteve. Projekti Rrjedha Verirore 2, që është në vlerë prej 11 miliardë dollarësh... Читать дальше...


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus