Uragani Dorian u forcua sërish në stuhi të kategorisë 3, pasi shkaktoi vdekjen e së paku 20 personave në ishujt Bahamas. Komisionari për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Lowcock, tha se rreth 70,000 njerëz "kanë nevoja të menjëhershme për ndihmë" në Bahamas. Ndihmat urgjente përfshijnë strehimin, ujin e pijshëm, ushqimet dhe ilaçet, tha ai. Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë. Читать дальше...