Një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, do të rezultojë me një tronditje të menjëhershme për ekonominë e Britanisë së Madhe, ka paralajmëruar guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney. Produkte të tillë si benzina dhe ushqimi do të bëhen më të shtrenjta, tha ai. Ai parashikoi që vlera e monedhës britanike do të binte si pasojë e asaj që ai e përshkroi si një "shok të vërtetë ekonomik". Banka e Anglisë ka thënë se ekonomia pritet të rritet me 1.3 përqind këtë vit, shifër kjo më e ulët... Читать дальше...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, për përfshirjen e saj të dyshuar në helmimin me agjent toksik të një ish-agjenti rus, dhe të vajzës së tij, vitin e kaluar në qytetin Sallsbëri të Anglisë. Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia janë helmuar me agjentin Noviçok në mars të vitit të kaluar. Të dy ata i kanë mbijetuar sulmit. Moska thotë se sanksionet e reja do të dëmtojnë lidhjet bilaterale. Trumpi e nënshkroi një urdhër ekzekutiv më 1 gusht duke imponuar një sërë sanksionesh kundër Moskës... Читать дальше...
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, kanë diskutuar për tregtinë dhe përpjekjet në rritje për të kontrolluar teknologjinë 5G, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Trump dhe Johnson, gjatë bisedës telefonike, përmendën bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe sigurisë botërore. Kjo është biseda e dytë telefonike, midis Trump dhe Johnson, brenda një jave, duke nënvizuar mbështetjen e administratës amerikane, për kryeministrin e ri britanik.... Читать дальше...
Autoritetet e Indonezisë u kanë kërkuar njerëzve që jetojnë pranë bregdetit, të lëvizin në lokalitete më të larta, pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin Java. Zyrtarët thanë se tërmeti, me magnitudën 6.9 shkallë të Rihterit, rrezikoi të krijonte një cunami të fuqishëm. Dridhjet u ndjenë në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin, Xhakartë. Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo viktima. Indonezia ka një histori të tërmeteve shkatërruese. Më shumë se 2.000 njerës mbeten të vrarë shtatorin e kaluar në ishullin Sulawesi. Читать дальше...
Partitë e mëdha politike në Kosovë kanë nisur fushatën parazgjedhore ende pa e ditur se si do të veprohet pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit. Aktualisht, në kuadër të institucioneve të Kosovës nuk ka ndonjë nismë zyrtare se si do të veprohet. Janë dy opsione që qarkullojnë: zgjedhjet e parakohshme apo formimi i një qeverie të re deri në përfundimin e mandatit kushtetues të institucioneve aktuale. Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, që monitoron partitë politike... Читать дальше...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur për të hënën (5 gusht 2019) mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku pikë e rendit të ditës do të jetë përgatitja e seancës për shpërbërjen e Kuvendit. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Vendimi i Veselit, vjen disa orë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një shkrese zyrtare, ka kërkuar nga bartësi i koalicionit fitues (Partia Demokratike e Kosovës... Читать дальше...
Pajtimi qytetar dhe bashkimi i të gjitha forcave relevante në shtet për t’u dhënë shtytje proceseve integruese ka qenë kryefjala e porosive të liderëve institucionalë të Maqedonisë së Veriut me rastin e shënimit të 2 gushtit, Ditës së Kryengritjes së Ilindenit. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka bërë thirrje për bashkim, me ç`rast ka theksuar se Ilindeni, i cili këtë vit shënohet nën moton “Ne të gjithë jemi fëmijë të Ilindenit” paraqet simbol për bashkim. Zaev nga Krusheva ka... Читать дальше...
Zyrtarët lokalë njoftuan, se të paktën 10 policë afganë janë vrarë, gjatë një sulmi të talibanëve, në një pikë kontrolli, në provincën Daikundi të Afganistanit. Guvernatori i provincës, Anwar Rahmati, tha se 15 policë të tjerë janë plagosur gjatë sulmit. Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yusouf Ahmadi, tha se grupi e mori përgjegjësinë për sulmin, por nuk dha detaje të tjera. Dhuna e fundit ndodhë përderisa militantët talibanë përgatiten të takojnë të dërguarin e SHBA-së në Afganistan, Zalmay Khalilzad... Читать дальше...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), përmes një komunikate, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes - ethet e minjve. “Këtë vit, një rast i raportuar nga Klinika Infektive, është në gjendje të rëndë klinike”, thuhet në komunikatë. Burimi i infeksionit të sëmundjes janë minjtë. Në organizmin e njeriut virusi hyn përmes tri mënyrave: traktit respirator, traktit tretës dhe përmes lëkurës, bëjnë të ditur zyrtarët shëndetësor. Читать дальше...
Autoritetet gjermane thanë se kanë sekuestruar 4.5 ton kokainë në vlerë 1 miliardë euro. Droga u sekuestrua në qytetin e Hamburgut. Zyra doganore e këtij qyteti tha se kishte ekzaminuar një kontejner të dyshimtë, dy javë më parë, që vinte nga kryeqyteti i Uruguait dhe kishte destinacion qytetin belg të Antwerp. Autoritetet gjetën 221 çanta sportive të zeza që përmbanin 4.200 pako kokainë të shtypur, thanë autoritetet gjermane përmes një deklarate. "Kjo sasi paraqet konfiskimin më të madh të kokainës në Gjermani"... Читать дальше...
Grupi militant Al-Kaida ka sulmuar një bazë ushtarake në Jemen, duke lënë të vrarë së paku 19 ushtarë. Sulmi ndodhi në një bazë të forcave të sigurisë në Jemen, të cilat mbështeten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një anëtare e koalicionit arab, që lufton me rebelët Huthi. Militantët, morën kontrollin në kampin e fshatit Al Mahfad, por disa orë më vonë, aty u rivendosën forcat e sigurisë së Jemenit. Vetëm një ditë më parë, nga shpërthimi i një bombe në një bazë ushtarake në qytetin Aden, humbën jetën 13 policë jemenas. Читать дальше...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrese zyrtare, ka kërkuar nga bartësi i koalicionit fitues (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate ), i zgjedhjeve të fundit, Kadri Veseli, që të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së Kosovës. Në letrën e presidentit Thaçi drejtuar Veselit thuhet se si “koalicion fitues që kanë fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë, kanë të drejtën... Читать дальше...
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, tha se nuk mund të besojë se Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë Tomor Morinën, sepse kjo do të ishte mosrespekt i ligjit ndërkombëtar. "Të gjitha vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregullat ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, duhet që në bazë të urdhrit dhe dokumenteve të ofruara nga Serbia, ta ekstradojë Morinën", tha Stefanoviq. Më 24 korrik, policia maqedonase e arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... Читать дальше...
Kina tha se nuk mund të shantazhohet, dhe paralajmëroi hakmarrje, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua se do të rrisë tarifën për importet kineze nga muaji tjetër, duke përshkallëzuar ashpër një mosmarrëveshje tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Presidenti Trump i befasoi tregjet financiare duke thënë se ai planifikon të vendosë tarifa shtesë nga 1 shtatori, duke shënuar kështu një fund të papritur të një “armëpushimi” të luftës tregtare një vjeçare, që ka ndadalësuar rritjen ekonomike botërore. Читать дальше...
Një marrëveshje e rëndësishme bërthamore, që eliminoi një klasë të tërë raketash, mori fund të premten, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia u tërhoqën zyrtarisht nga traktati 31-vjeçar. Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi është nënshkruar në vitin 1988 nga presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, dhe udhëheqësi i Bashkimit të atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbachev. Traktati i ka ndaluar të dyja palët të zhvillojnë dhe prodhojnë raketa me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra. Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara raportohet se janë të gatshme të tërheqin një numër të madh të forcave amerikane nga Afganistani, në këmbim të garancive nga talibanët për të nisur negociatat e drejtpërdrejta me Qeverinë afgane, për përfundimin e luftës gati 18-vjeçare në Afganistan. Washington Post dhe CNN cituan burime të paidentifikuara të kenë thënë se numri i ushtarëve do të zvogëlohej nga 14,000 në 8,000-9,000, në kuadër të planit për paqe. Deri më tani, talibanët nuk kanë pranuar të negociojnë me Qeverinë e Kabulit... Читать дальше...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se "Serbia ka qenë vazhdimisht e vendosur në ndëshkimin e krimeve të luftës, pavarësisht kombësive". Duke komentuar faktin se gjykatat në Serbi kanë nisur t'iu dërgojnë thirrje për shërbimin e dënimeve me burg disa shqiptarëve në Kosovë, Gjuriq tha për Radio Televizionin e Serbisë se vendi i tij "refuzon fuqishëm të heqë dorë nga ndjekja penale". "Nëse dikush nga separatistët ka menduar se është përjashtuar nga drejtësia, ai duhet ta dijë se krimi i luftës nuk vjetrohet. Читать дальше...
Sektori privat në Kosovë nga afaristë dhe ekspertë të ndryshëm vazhdimisht është vlerësuar i vështirë për të operuar për shkak të sfidave të shumta dhe rrethanave aktuale, që sipas tyre, nuk lejojnë fitim të kënaqshëm. Por, kjo siç duket nuk ka ndikuar te qytetarët, në dëshirën dhe iniciativën e tyre për të hapur biznese të reja, kryesisht ndërmarrje të vogla, por jo edhe ndërmarrje të mëdha. Vetëm gjatë këtij viti, sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, agjenci kjo që funksionin në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë... Читать дальше...
Gratë në Arabinë Saudite mund të udhëtojnë tani jashtë vendit pa lejen e një kujdestari mashkull. Me rregullat e reja, të shpallura të premten me dekret mbretëror, gratë mbi 21 vjeçe mund të aplikojnë për pasaportë pa autorizimin e një kujdestari mashkull. Dekreti mbretëror u jep grave edhe të drejtën për të regjistruar lindjen e fëmijës, martesën ose divorcin. Ai gjithashtu mbulon rregulloret e punësimit, që i zgjerojnë mundësitë e punës për gratë. Sipas tyre, të gjithë qytetarët kanë të... Читать дальше...
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa me rreze të shkurtër - për herë të tretë në pak më shumë se një javë - thanë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Jugut. Sikurse dy herët e tjera, Koreja e Veriut i gjuajti raketat në Detin Lindor, tha Koreja e Jugut. Zyrtarët në Seul thanë se janë në gjendje gatishmërie dhe se "po e monitorojnë situatën në rast të gjuajtjeve të tjera". Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë përpjekje të rinisë negociatat për çarmatosje me Korenë e Veriut. Читать дальше...
Policia në Zagreb konfirmoi të premten se vrasësi i dyshuar i gjashtë personave në vendbanimin Kajzerica të kryeqytetit kroat, ka kryer vetëvrasje. Gjashtë trupat e pajetë u gjetën të enjten mbrëma në një shtëpi familjare në Zagreb, pasi policia u alarmua për të shtëna me armë. Mediat lokale raportojnë se vrasësi i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i njërës prej viktimave. Viktimat përfshijnë dy burra, tri gra dhe një fëmijë, u tha gazetarëve shefi i policisë në Zagreb, Marko Rashiq. Vetëm një fëmijë shtatëmuajsh u mbijetoi të shtënave... Читать дальше...