Мы в Telegram
Добавить новость

Актрисе Наталье Теняковой экстренно вызвали скорую помощь

Лев Лещенко высказался о своих заработках

Росавиация: летное происшествие с самолетом Zlin Z 142 в Подмосковье будет расследовано

В России в январе-апреле выдачи ипотеки на частные дома выросли более чем на 10%

World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Май
2019

Новости за 23.05.2019

Evropaelire.org 

Irani ashpërson retorikën kundër SHBA-së

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se Teherani nuk do të dorëzohet ndaj presionit të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të heq dorë nga qëllimet e tij edhe nëse do të bombardohet. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Irna, citon presidentin Rouhani të ketë thënë se "ne duhet të rezistojmë edhe nëse armiku e bombardon vendin tonë“. Ditë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, për t’iu përgjigjur, siç është thënë, kërcënimeve nga Irani dhe për të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

IHF: Spanja të respektojë simbolet e Kosovës ose i merret e drejta e Botërorit

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) i ka kërkuar Spanjës të respektojë simbolet e Kosovës gjatë Kampionatit Botëror të Juniorëve 2019 që do të mbahet në muajin korrik. Në të kundërtën, Federata Ndërkombëtare e Henbollit ka thënë se organizimi i Kampionatit do t’i jepet një vendi tjetër. “Deri në fillim të qershorit, organizatori duhet të respektojë këto kushte. Në të kundërten Kampionati Botëror i Juniorëve do t’i jepet një federate tjetër nacionale”, thuhet në letrën të cilën drejtori... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Veseli: Kam deponuar kallëzim penal për keqpërdorim të emrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak të, siç thotë “keqpërdorimit të emrit tim nga një grup kriminal”. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkruar se “do t’i shkojë deri në fund qartësimit të këtij rasti dhe sjelljes para përgjegjësisë penale të atyre që e kanë bërë krimin dhe atyre që e kanë fshehur krimin për gjashtë vjet”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

NATO-ja diskuton rrezikun e sulmeve kibernetike ruse

Britania e Madhe ka ndarë informacione me 16 aleatët e NATO-s, për aktivitetet kibernetike të Rusisë duke iu ndihmuar atyre të luftojnë kërcënimet kundër vendeve të tyre, tha sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt. Gjatë fjalimit të tij në një konferencë për mbrojtjen kibernetike të cilën NATO-ja po e mban në Londër, ministri Hunt akuzoi shërbimet e inteligjencës ruse për ndërmarrjen e një fushate globale për të kompromentuar rrjetet e qeverive. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lirohet nga burgu i ashtuquajturi "amerikani taliban"

Raportohet se është liruar nga burgu, John Walker Lindh, i cili ishte arrestuar duke luftuar për talibanët në Afganistan në vitin 2001. Ai u lirua nga burgu i sigurisë së lartë në Indiana të SHBA-së, tre vjet para përfundimit të dënimit 20-vjeçar pasi kishte treguar sjellje të mirë sa ishte në burg. Ai u konvertua në mysliman dhe iu bashkua talibanëve në vitin 2001. Pas pushtimit amerikan në Afganistan si pasojë e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ai bënte pjesë në grupin e luftëtarëve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Referendumi, instrument demokratik apo politik?

Miratimi i një Ligji për referendum në Kosovë është i nevojshëm, sepse një ligj i tillë do ta ndihmonte demokracinë dhe do ta kompletonte edhe më tutje kornizën ligjore të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe të çështjeve juridike. Por, sipas tyre, projektligji për referendum, i cili tashmë është në procedim në Kuvendin e Kosovës, duhet ta ketë vëmendjen e duhur, në mënyrë që pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës, si ligj, të mos krijojë hapësirë për realizimin e agjendave politike partiake dhe të liderëve politik. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Autoritetet serbe gjejnë migrantë të vdekur brenda një cisterne

Autoritetet serbe kanë njoftuar se dy migrantë kanë vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi ishin fshehur në një cisternë në kufi me Hungarinë. Trupat e tyre u zbuluan kur shoferi i cisternës hapi dyert dhe i pa ata pa ndjenja brenda saj . Zyrtarët e Spitalit në Novi Sad i thanë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se migrantët pësuan goditje nga i nxehti. Njëri vdiq më 22 maj dhe tjetri më vonë. Dy të tjerët janë në kujdes intensiv. Sipas autoriteve të ministrisë së Brendshme të Serbisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Korrupsioni radhitet si problemi më i madh pas papunësisë

Vetëm një në dhjetë biznese e raportojnë korrupsionin, apo marrjen e mitos, derisa një në nëntë kompani e konsiderojnë korrupsionin si pjesë të lojës. Kështu u tha në konferencën, “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseve”, të organizuar nga Instituti Riinvest. Rreth 90 për qind e bizneseve të anketuara, sipas raportit, mendojnë se ka korrupsion në Kosovë. Niveli i korrupsionit në Kosovë perceptohet si problemi i dytë më i madh në shoqëri dhe renditet menjëherë pas papunësisë. Aty... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prezantimi i planit të ri për Brexit-in do të shtyhet deri në qershor

Plani i ri  për Brexit-in i kryeministres, Theresa May nuk do të publikohet apo debatohet deri në fillim të qershorit, njoftoi qeveria britanike. Kryeministrja May vazhdon të përballet me presion nga deputetët e saj për të dhënë dorëheqje pasi bëri të ditur se do të dërgojë në parlament një plan të ri të Brexit-it. Theresa May më herët kishte thënë se projektligji do të prezantohet të premten. Ajo që deri më tani dihet është se Projektligji për Marrëveshjen e Tërheqjes, përfshinë edhe një votim... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kroacia bisedon me Suedinë dhe SHBA-në për blerjen e aeroplanëve luftarakë

Kroacia është në bisedime me Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara për blerjen e avionëve luftarakë të cilët i nevojiten për modernizimin e forcave ajrore të saj, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Damir Krstiçeviq. Zagrebi ishte afër një marrëveshjeje për blerjen e një skuadre të avionëve luftarakë F-16 të përdorur dhe të ripunuar nga Izraeli, por përfundimisht Izraeli njoftoi Kroacinë se nuk mund të shiste aeroplanët pasi nuk mund të siguronte një miratim nga Shtetet e Bashkuara. Agjencia... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Parada e Krenarisë në Shkup, sfidë për demokracinë

Parada e Krenarisë, e cila pritet të mbahet në qershor në Maqedoninë e Veriut, paraqet një mundësi për t’u fokusuar te problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT, thonë organizatorët e paradës në fjalë. Irena Cvetkoviq nga Këshilli organizativ i paradës, thotë se ka shumë arsye që në Shkup të organizohet një Paradë e Krenarisë për të thyer paragjykimet dhe për të vënë theksin te problemet me të cilat përballet komuniteti LGBT në Maqedoninë e Veriut, si rrjedhojë stigmatizimit për shkak të orientimit të ndryshëm seksual. Читать дальше...




Evropaelire.org 

Pompeo: Kina paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Kina paraqet një rrezik të vërtetë për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai shfaqi besimin se më shumë kompani amerikane do të shkëpusin raportet me kompaninë kineze të teknologjisë Huawei. Pompeo tha në një intervistë për CNBC se i beson një raportimi të New York Times se Kina po përdor teknologjinë e nivelit të lartë për të nënshtruar dhe kontrolluar pakicën etnike të myslimanëve ujgur. Ditë me parë kompania amerikane Google njoftoi se do të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Disa rajone të SHBA-së përfshihen nga stuhitë

Së paku shtatë persona janë vrarë nga disa stuhi që kanë përfshirë disa rajone të Shteteve të Bashkuara. Tre viktima u konfirmuan të enjten në shtetin Misuri. Katër të tjerë u vranë në fillim të kësaj javë, përfshirë një në Oklahoma dhe një tjetër në Iowa. Më parë, Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA lëshoi një paralajmërim për stuhitë e rënda që do të ndodhin në rajon. Njoftimi tha se të paktën 29 stuhi ishin raportuar gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 170 që nga e premtja e javës së kaluar. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Pakistani teston një raketë balistike

Pakistani njoftoi të enjten se ka testuar një raketë balistike e aftë për të bartur armë bërthamore në një distancë deri në 2400 kilometra. Pakistani transmetoi një video të raketës e cila u ngrit në ajër dhe më pas u ul në një vendndodhje të panjohur në det. "Shaheen II është një raketë që plotëson nevojat strategjike të Pakistanit drejt ruajtjes së stabilitetit të në rajon", tha ushtria pakistaneze në një deklaratë. Raportet mes Pakistanit dhe Indisë janë përshkallëzuar kohët e fundit pas... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Drejtuesi i një OJQ-je nga Mali i Zi vdes në Prishtinë

Drejtuesit e Forumit Ballkanik në Prishtinë, kanë njoftuar se anëtari i Bordit të Forumit Ballkanit, dhe Drejtori Ekzekutiv në OJQ-në Alfa Centar në Mal të Zi, Aleksander Dedoviq, ka vdekur të enjten në mëngjes në Prishtinë. Aleksander Dedovic ishte një nga panelistët e një tryeze rajonale që pritej të zhvillohej me temën “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”. Edhe Policia e Kosova ka njoftuar për rastin e vdekjes së shtetasit malazez. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ndalohen 52 migrantë në kufirin Hungari-Serbi

Të mërkurën në mbrëmje pranë kufirit të Hungarisë me Serbinë, policia hungareze gjeti një grup prej 52 migrantësh. Ata u dërguan në një qendër ndalimi për azilkërkues, transmeton Radio Televizioni i Serbisë. Migrantët nuk posedonin dokumente personale por që të gjithë e kanë deklaruar veten me origjinë afgane. Vendet e Ballkanit Perëndimor shumë shpesh janë përdorur si tranzit për të kaluar në Evropë nga migrantët e Lindjes së Mesme. Për të mbajtur nën kontroll çështjen e migrantëve, Bashkimi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Prokuroria kërkon zgjatjen e paraburgimit për gratë e kthyera nga Siria në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës kërkoi nga Gjykata Themelore në Prishtinë që t’ua zgjasë paraburgimin shtëpiak, grave të kthyera nga Siria. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga avokatja e njërës prej grave, Fehmie Gashi-Bytyçi. Ajo shtoi se kërkesa e Prokurorisë nuk e përcakton se edhe për sa kohë kërkohet zgjatja e kësaj mase. Më 19 prill, 110 shtetas të Kosovës janë kthyer nga Siria në Kosovë, përfshirë 32 gra, 74 fëmijë dhe 4 luftëtarë, që morën pjesë në grupin militant, Shteti Islamik. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Veseli mohon përfshirjen në pretendimet për keqpërdorime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e hodhi poshtë përfshirjen në disa video-incizime, ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e tij. Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kërkoi përgjegjësi nga organet e rendit dhe drejtësisë. Sipas videove të publikuara këtë javë në mediat lokale në Kosovë - vërtetësinë e të cilave Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar - ngjarja ka ndodhur në vitet 2012/2013. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Tensionet me Iranin: SHBA përgatit trupa shtesë?!

Pentagoni po analizon një kërkesë ushtarake të SHBA-së për të dërguar 5,000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme, për shkak të tensioneve në rritje me Iranin, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar dy zyrtarë amerikanë. Zyrtarët që folën në kushte anonimiteti, thanë se Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka bërë kërkesën, porse “nuk është e qartë nëse Departamenti i Mbrojtjes do ta miratojë atë”. Marrëdhëniet midis Iranit dhe SHBA-së janë tensionuar nga viti i kaluar, kur presidenti amerikan... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Sulm në Somali; ish-ministri i Jashtëm në mesin e të vrarëve

Një sulm vetëvrasës në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, vrau së paku nëntë persona, përfshirë ish-ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Hussein Elabe Fahiye. Zyrtarët thanë se 13 vetë të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi militant Al Shabab. Shpërthimi i makinës bombë ndodhi në një postbllok të sigurisë pranë pallatit presidencial. Al Shababi, grup i lidhur me Al Kaidën, kryen shpesh sulme që shënjestrojnë zyrtarët dhe hotelet që frekuentohen nga të huajt. Militantët e tij janë dëbuar nga Mogadishu në vitin 2011... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Zgjedhjet në Indi: Partia e kryeministrit Modi në epërsi

Rezultatet e para nga zgjedhjet e përgjithshme në Indi e nxjerrin kryeministrin Narendra Modi dhe partinë e tij në epërsi. Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Zgjedhor, partia e Modit Bharatiya Janata kryeson ndaj partisë rivale, Kongresi Kombëtar Indian, në garën për Parlament. Një udhëheqës rajonal i Kongresit Kombëtar Indian tha se partia opozitare po e pranon humbjen. Zgjedhjet në Indi u zhvilluan për gjashtë javë. Dhjetëra miliona indianë në 20 shtete dhe territore i hodhën votat e tyre në 91 zona elektorale. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ecin 5 kilometra për të kryer vizita mjekësore

Dy infermiere nga Kaçaniku çdo ditë pune udhëtojnë nga pesë kilometra për të vizituar nënat dhe fëmijët e tyre të vegjël në zonat më të largëta malore. Këto vizita kanë filluar që nga muaji korrik i vitit të kaluar.

Evropaelire.org 

Holanda dhe Britania nisin zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Në Holandë dhe Britani të Madhe nisën sot votimet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Vendet e tjera të Bashkimit Evropian do të votojnë në ditët në vazhdim, ndërsa i tërë procesi do të përfundojë më 26 maj. Mbi 400 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin 751 eurodeputetë. Zgjedhjet zhvillohen në kohën kur po rritet mbështetja për nacionalistët dhe populistët, që duan t'i frenojnë përgjegjësitë e BE-së, ndërsa fuqitë tradicionale, si Franca dhe Gjermania, këmbëngulin se uniteti... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Infermieret ecin me kilometra për vizita mjekësore

Mamia 53-vjeçare nga Kaçaniku, Teuta Isufi-Dogani së bashku me koleget e saj, ka një vit që ecin më gjatë se pesë kilometra në ditë që t’i vizitojnë fëmijët deri në moshën trevjeçare dhe nënat e reja nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të projektit të vizitave shtëpiake mjekësore të nisur nga Ministria e Shëndetësisë. Deri në afërsi të fshatit, ato dërgohen me transport nga shoferi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, kurse pjesën tjetër pastaj ato ecin në këmbë nëpër rrugët e fshatrave... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Росавиация: летное происшествие с самолетом Zlin Z 142 в Подмосковье будет расследовано

В России в январе-апреле выдачи ипотеки на частные дома выросли более чем на 10%

Казань на майских праздниках посетили более 90 тысяч человек

Среди лидеров второй лиги - «Композит» из Павловского Посада

Музыкальные новости

"Динамо" обыграло "Балтику", дважды забив в компенсированное время

«Газпром добыча Иркутск» определил лучших рационализаторов по итогам 2023 года

Таунхаусы в Подмосковье за год подорожали в среднем на 6% — до $258,9 тыс

Бурятский госцирк представил новое руководство: Театр и цирк, Россия и культура, дети

Новости России

Казань на майских праздниках посетили более 90 тысяч человек

«Аримойя Трио» проведет «Джазовый эксперимент»

Shot: уехавшая из РФ Дапкунайте задолжала налоговой почти 550 тыс. рублей

Синоптик Вильфанд спрогнозировал солнечные и теплые выходные в Москве

Экология в России и мире

Семинар-экскурсия "Современное освещение"

Google вводит новую кнопку "Поделиться" для результатов поиска, расширяя возможности обмена данными

Оксана Федорова представила на выставке-форуме «Россия» премьеру фильма «Петербург Шаляпина и Рахманинова»

Мозговой имплантат Neuralink Илона Маска устраняет первую серьезную неисправность: что пошло не так?

Спорт в России и мире

Тарпищев: нельзя Медведева назвать главным претендентом на золото Олимпиады

Анастасия Потапова вышла во второй круг турнира WTA-1000 в Риме

Соболенко испытала проблемы после снятия Рыбакиной с турнира в Риме

Хачанов победил Шевченко во втором круге турнира ATP в Риме

Moscow.media

Новая генная терапия успешно восстановила слух у глухого малыша

Россиянам рассказали, когда появится «сильный ИИ»

OpenAI готовит конкурента поисковику Google, но на базе ИИ

Утро на озере...











Топ новостей на этот час

Rss.plus






Церемония вручения паспортов школьникам прошла в Чехове

Почему можно быть уверенным в том, что мы точно выстоим и победим гегемона? Всё лежит на поверхности

Синоптик Вильфанд спрогнозировал солнечные и теплые выходные в Москве

Казань на майских праздниках посетили более 90 тысяч человек