Мы в Telegram
Добавить новость

Тайным супругом Заворотнюк оказался 30-летний миллионер

Железнодорожники создали свыше 1,6 тыс. км противопожарных минерализованных полос на МЖД

Глава Сбербанка считает перегретой экономику государства

В российском городе стоявшие на балконе бутылки спровоцировали пожар



World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Март
2019

Новости за 04.03.2019

Evropaelire.org 

Komiteti i Kongresit bën kërkesë për mbledhjen e fakteve kundër Trumpit

Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan tha se ka dërguar kerkesa për dokumente në 81 institucione dhe individë si pjesë e një hetimi të ri për pretendimet e ndërhyrjeve në drejtësi dhe shpërdorimit të pushtetit nga ana e presidentit, Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij. Udhëheqësi i këtij komiteti, Jerrold Nadler tha se është obligim i Kongresit të “hulumtojë shpërdorimet me pushtetin” nga ana e Shtëpisë së Bardhë. Shtëpia e Bardhë tha se e kanë pranuar letrën e komitetit të udhëhequr nga demokratët e Kongresit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Guaido u kthye në Venezuelë

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, i cili e ka shpallur veten president të përkohshëm, u kthye në Venezuelë përkundër rrezikut për arrestimin e tij. Në aeroportin e Venezuelës, ai u prit nga diplomatët amerikanë dhe evropianë si dhe një grup përkrahësish të cilët thërrisnin emrin e tij. Përkundër një ndalese udhëtimi të vendosur nga Gjykata muajin e kaluar, Guaido vizitoi vendet e Amerikës Latine. Ai po angazhohet të fitojë mbështetjen e vendeve fqinje për ta larguar nga pushteti presidentin e kontestuar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

OCCRP: Zbulohet skema e pastrimit të parave e ndërlidhur me Rusinë

Një skemë globale e pastrimit të parave është zbuluar nga Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), me seli në Sarajevë. Kjo skemë është ngritur dhe drejtuar nga banka më e madhe e investimeve private të Rusisë, e cila ka lidhje të ngushta me elitën qeverisëse të vendit. Nga hulumtimi i OCCRP i publikuar më 4 mars, zbulohet se skema prej 8.89 miliardë dollarësh u lejoi politikanëve të korruptuar dhe figurave të krimit të organizuar të pastrojnë fondet, t'i shmangen taksave... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA pret arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi gjatë vitit 2019

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse brenda vitit 2019, e cila do të përfundojë me njohje reciproke, ka thënë një zyrtar i Qeverisë amerikane. Dialogu i ardhshëm, sipas këtij zyrtari me të cilin ka biseduar Radio Evropa e Lirë, nuk duhet të ketë vija të kuqe, që nënkupton se palët do të vendosin vet nëse aty do të hapin edhe çështjen e korrigjimit, ndryshimit të kufirit apo shkëmbimeve territoriale. Por, jo çdo marrëveshje do të ketë mbështetjen e SHBA-së... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hale në Kosovë për “mundësinë historike” të arritjes së marrëveshjes me Serbinë

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale gjatë kësaj jave do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, për të inkurajuar të dyja palët për rikthimin e dialogut në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve. Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit, thuhet se Hale do të vizitojë Serbinë më 8 mars, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të këtij shtetit “për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për të avokuar për rikthimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Читать дальше...

Evropaelire.org 

SHBA-ja vendos sistemin e avancuar mbrojtës raketor në Izrael

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur përkohësisht në Izrael, sistemin e avancuar mbrojtës raketor “THAAD”, njoftuan ushtritë amerikane dhe izraelite. Komanda e Shteteve të Bashkuara në Evropë tha se vendosja e sistemit mbrojtës paraqet një “demostrim të angazhimit të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për sigurinë rajonale të Izraelit”. Përmes kësaj, gjithashtu synohet testimi i aftësisë së ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi armë të tillë në të gjithë botën. Kryeministri izraelit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Thaçi pa mbështetje rreth idesë për ndryshimin e Kushtetutës

Partitë opozitare në Kosovë, vazhdimisht e kanë kundërshtuar idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për ndryshimin e kufirit apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha të hënën se Kosova është në një situatë shumë të rëndë për arsye të joseriozitetit, por edhe të garës politike që sipas tij, po zhvillojnë liderët institucionalë dhe ambiciet e tyre tregohen para opinionit kosovar dhe ndërkombëtar se kush është më i fortë. Ish-kryeministri... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shtëpitë e sigurta në Kosovë në vështirësi financiare

Strehimoret duhet të jenë në vijën buxhetore të shtetit, pasi që subvencionet të cilat ndahen për to janë tejet të vogla dhe nuk mund të mbulojnë shpenzimet për viktimat që strehohen aty, kanë thënë aktivistet e të drejtave të grave të cilat merren me këtë çështje. Në vitin 2018, organizatat që merren me mbrojtjen e grave dhe fëmijëve që janë viktima të dhunës kanë dhënë alarmin se këto qendra rrezikojnë të mbyllen si pasojë e mungesës së fondeve. Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën për Hulumtime dhe Studime Gjinore... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shtëpitë e sigurta rrezikojnë të mbyllen

Aktivistë të drejtave të njeriut janë mbledhur në qendrën kulturore sociale Termokiss, në Prishtinë kështu duke shitur rroba, ushqime dhe aksesore të ndryshme në mënyrë që të rrisin fondet për strehimoret në Kosovë të cilat janë vazhdimisht të rrezikuara të mbyllen.

Evropaelire.org 

Putin e nënshkruan tërheqjen nga pakti bërthamor me SHBA-në

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar dekretin e suspendimit të traktatit për armët bërthamore me SHBA-në, që daton nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Reuters.  Rusia pati thënë muajin e kaluar se do të suspendojë traktatin pasi Shtetet e Bashkuara fillimisht thanë se do të tërhiqen nga marrëveshja.  Uashingtoni e ka akuzuar Rusinë për shkeljen e saj me krijimin e raketës 9M729. Moska e mohon se raketa në fjalë është në kundërshtim me marrëveshjen. Ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Veseli: Të gjitha qeveritë bien, por jo të largohen amerikanët nga Kosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se të gjitha qeveritë mund të bien kur janë në pyetje raportet me Shtetet e Bashkuara dhe prezencën amerikane në Kosovë. I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e disa përfaqësuesve institucional se zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar mbylljen e kampit ushtarak amerikan “Bondstill”, Veseli tha se “gjitha qeveritë mund të bien por jo edhe të largohet amerikanët nga Kosova”. “Gjitha qeveritë ecin para se të ecin amerikanët nga... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Gjenerali i lartë amerikan dhe ai rus diskutojnë për Sirinë

Gjenerali i lartë amerikan, Joseph Dunford, do të takohet me homologun e tij rus, Valery Gerasimov, për të diskutuar situatën në Siri, ku të dyja shtetet, së bashku me Iranin dhe Turqinë kanë qenë të përfshira ushtarakisht në luftën civile tetëvjeçare të shtetit të Lindjes së Mesme. Dunford, i cili është shef i shtabit të përbashkët dhe Gerasimov, shef i përgjithshëm i ushtrisë ruse, do të diskutojnë edhe për çështje tjera, kur të takohen në Vjenë më 4 mars, ka njoftuar zëdhënësi, Patrick Ryder. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Vatikani do të hapë arkivat e Luftës së Dytë Botërore

Papa Françesku ka thënë se Vatikani do të hapë plotësisht arkivat e fshehta nga koha e Luftës së Dytë Botërore,  kur kishën katolike e drejtonte Papa Pius XII. Hapja e arkivave është kërkuar nga hebrenjtë për dekada të tëra. Disa përfaqësues të hebrenjve e kanë akuzuar Papa Pius, i cili ka qenë në krye të Kishës Katolike nga vitit 1939 deri 1958, se gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk e ka kundërshtuar me forcë Holokaustin. Mbrojtësit e Papa Pius thonë se ai punoi në prapaskenë, duke shpëtuar ata që u persekutuan nga nazistët. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Reeker: Taksa po rrezikon marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Ndihmës sekretari ardhshëm i Shtetit për Evropë dhe Azi, Philip Reeker u ka bërë thirrje edhe njëherë autoriteteve të Kosovës që të suspendojnë taksën doganore të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në mënyrë që t’i hapet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes Kosovë – Serbi. Këto komente, diplomati amerikan i bëri në Shkup ku po merr pjesë në një seminar dyditor për sigurinë, raportet rajonale dhe zhvillimin ekonomik, “Ballkani 360”. Diplomati amerikan është fokusuar në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Së paku 32 të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Së paku 32 njerëz kanë vdekur nga vërshimet në Afganistan, njoftuan autoritetet zyrtare. Vërshimet, të shkaktuara nga reshjet e shumta të shiut, kanë shkatërruar apo dëmtuar rreth 2000 shtëpi, tha zëdhënësi i provincës Helmand, Omar Zwak. Së paku 10 njerëz ende konsiderohen të zhdukur nga pesë rajone të përfshira nga vërshimet. Ditëve të fundit Afganistani është përballur me reshje më të mëdha të borës dhe shiut. Personat e prekur nga vërshimet janë evakuuar në zona të sigurta në qytetin e Kandaharit, njoftuan autoritetet.

Evropaelire.org 

SHBA-ja rikthen nivelin e raporteve diplomatike me BE-në

Shtetet e Bashkuara thanë se e kanë rikthyer misionin e Bashkimit Evropian në Uashington në statusin e tij të mëparshëm, duke e quajtur BE-në si një nga “partnerët e saj më të vlefshëm”. Në fund të vitit të kaluar, SHBA-ja e uli statusin diplomatik të misionit të BE-së nga “shtet anëtar” në “organizatë ndërkombëtare”. Ky veprim u vlerësua si një goditje më shumë në raportet e trazuara transatlantike. “Departamenti i Shtetit do të njohë përsëri përfaqësimin e Bashkimit Evropian në Uashington si... Читать дальше...

Evropaelire.org 

SBASHK do të dorëzojë padi për kompensimin e orëve të humbura

Sindikata e Bashkuar për Arsim dhe Shkencë në Kosovë, ka bërë të ditur se të hënën do të dorëzojë një padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi, për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve. "Ju njoftojmë se sot me datë 04.03.2019, në ora 13:15 SBASHK-u do ta dorëzoj në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë ndaj vendimit Nr.911 të datës 27.02.2019, i cili ka hyrë në fuqi me datë 01.03.2019, i nënshkruar... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE-ja nuk mund të vendosë – a është Kremlini partner, sfidë apo problem?

Një mënyrë e mirë për të ilustruar marrëdhënien e mjegulluar të Bashkimit Evropian me Rusinë është përmes shqyrtimit të grindjeve diplomatike përpara krijimit të Strategjisë Globale të BE-së, një dokument politikash i përgatitur nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm më 2016, i cili thekson se si blloku mund t’i qaset disa pjesëve të botës. Pjesa më e komplikuar lidhet me Rusinë. Strategjia është hartuar dy vjet pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së Moskës për separatistët në lindje të Ukrainës... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Gjermania mund të kërkojë nga klerikët njohuri të gjuhës gjermane

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme gjermane, ka thënë se Qeveria është duke shqyrtuar mundësinë që të kërkojë nga klerikët që hyjnë në këtë shtet, të kenë njohuri të gjuhës gjermane, ka raportuar agjencia e lajmeve dpa. Agjencia e lajmeve ka cituar këtë zëdhënës të ketë thënë se klerikët “që flasin gjuhën gjermane janë më të familjarizuar me kulturën gjermane” andaj do të bëjnë punë më të mirë, kur është fjala për promovimin e integrimit. Ai ka thënë se figurat religjioze që janë kujdesur për një numër të madh të imigrantëve myslimanë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Radio Evropa e Lirë mbush 20 vjet

Radio Evropa e Lirë, programi në gjuhën shqipe, këtë vit shënon 20 vjetorin e themelimit. Shërbimi në gjuhën shqipe, programi kushtuar Kosovës, ka nisur punën saktësisht më 8 mars të vitit 1999.

Evropaelire.org 

Social-Demokratët në Maqedoninë e Veriut nominojnë Stevo Pendarovskin për president

Lidhja Social-Demokrate në Maqedoninë e Veriut ka nominuar, Stevo Pendarovskin si kandidat për pozitën e presidentit. Delegatët e partisë kanë votuar më 3 mars në Kongresin e 23-të në Shkup, duke nominuar Pendarovskin me 712 vota nga 783 sa kanë qenë gjithsej, si kandidat në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Pendarovski, 55 vjeçar, ka mbështetjen edhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, parti shqiptare, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar. “Ju më keni dhënë një përgjegjësi të madhe politike”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Lideri opozitar zotohet se do të kthehet në Venezuelë

Lideri opozitar në Venezuelë, Juan Guaido ka thënë se do të kthehet në shtetin e Amerikës Jugore dhe u ka bërë thirrje mbështetesve që më 4 mars të rinisin protestat kundër presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro. “Shihemi nesër”, ka thënë Guaido në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale më 3 mars. Ai ka paralajmëruar autoritetet e Venezuelës se çdo përpjekje për ta arrestuar atë “do të jetë nga gabimet e fundit” që kryen qeveria. Aktivistët opozitarë kanë organizuar takime në Karakas dhe qytete tjera. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Të paktën 23 persona të vdekur nga stuhia në Alabama

Të paktën 23 persona, disa prej tyre fëmijë, kanë vdekur si pasojë e një uragani që ka përfshirë Alabamanë në jug të Shteteve të Bashkuara. Përveç viktimave, uragani ka shkaktuar dëme “katastrofike” në ndërtesa dhe rrugë, kanë thënë zyrtarët lokalë. “Fatkeqësisht, numri i viktimave aktualisht është 23”, ka thënë sherifi, Jay Jones për mediat. Ai ka thënë edhe se personat e tjerë janë dërguar në spital, disa prej tyre me “plagë serioze”. Më shumë se 6,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Shefja financiare e Huaweit padit Kanadanë

Shefja financiare e gjigantit teknologjik kinez, Huawei, Meng Wanzhou ka paditur Kanadanë për arrestimin e saj në aeroportin e Vankuverit një vit më parë, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara. Wanzhou është ndaluar në dhjetor të vitit të kaluar me dyshimet për mashtrime dhe shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Meng në anën tjetër mohon të gjitha akuzat. Autoritetet e SHBA-së janë duke synuar që ta ekstradojnë Wangzhounë, e cila ka shtetësi kineze. Mirëpo ajo së fundmi ka nisur padi kundër Qeverisë kanadeze... Читать дальше...


Новости 24/7 DirectAdvert - доход для вашего сайта



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России



Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city

Академия Плющенко требует почти два миллиона со сбежавшей от них юной спортсменки

Яндекс, А.С. Пушкин, Святой Ленин ведут следствие. Настоящая сенсация!

ГАИ: убийца скейтера в Москве стрелял в сотрудников с детской площадки

В столице создадут Центр компетенций станкоинструментальной промышленности

Музыкальные новости

Карьера пошла в горы: почему Путин отправил Турчака в Республику Алтай

Пока в Якутии была ночь: встреча Путина с главами иностранных СМИ, отмена ЕГЭ и птичий грипп

Детский футбольный турнир «Кубок доброты» собрал 60 участников в Подмосковье

Экс-инвестиционный директор "Роснано" Губаев осужден на 8 лет по делу о хищении

Новости России

Яндекс, А.С. Пушкин, Святой Ленин ведут следствие. Настоящая сенсация! 225 лет А.С. Пушкину.

Академия Плющенко требует почти два миллиона со сбежавшей от них юной спортсменки

«Сутками сидел на скамейке». Соседи убитого скейтера рассказали о киллере

Воробьев подписал соглашение о строительстве завода для гражданской авиации

Экология в России и мире

Победитель фирменной игры «Авторадио» получил ключи от Oting Паладин

3 детские зубные щетки "Ревилайн" по цене 2 в магазине "Ирригатор.ру" ко Дню защиты детей

Какие украшения будут в моде летом 2024 – подборка стилиста «585*ЗОЛОТОЙ»

Турецкие отели в шоке после банкротства крупнейшего туроператора: все оказались в долгах, как работать летом — непонятно

Спорт в России и мире

Джокович снялся с Открытого чемпионата Франции по теннису

Российский теннисист Медведев снялся с турнира в Хертогенбосе

Названо условие сенсации в матче Арины Соболенко с вундеркиндом из России

Мирра Андреева обыграла представительницу Франции Грачеву на "Ролан Гаррос"

Moscow.media

Талантливый актер и неугомонный скандалист - несчастная судьба и ранний уход Николая Сектименко

За один день работники Уссурийского ЛРЗ и их дети выполнили сменно-суточное задание по ремонту 129 паровозиков

Тин-Мерзуга

В Москве арестовали бывшего замглавы Росприроднадзора по делу о мошенничестве











Топ новостей на этот час

Rss.plus






ГАИ: убийца скейтера в Москве стрелял в сотрудников с детской площадки

Победит сильнейший в Алтан Баг - Театр, Новости и Культура, Дети и Россия

Один человек погиб и трое пострадали при столкновении трех авто в Воскресенске

Собянин рассказал об обновлении велотрека в Крылатском