Duke përmendur mbylljen e pjesshme të Qeverisë, presidenti amerikan, Donald Trump ka detyruar anulimin e një udhëtimi që ishte planifikuar ta realizojë kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Afganistan. Trump i ka thënë në një letër Pelosit se delegacioni kongresional, i cili ishte planifikuar të vizitojë trupat amerikane në Afganistan si dhe të bëjë një ndalesë në Bruksel, nuk do të mund të udhëtojë me aeroplan ushtarak, pasi këto takime i ka cilësuar si “ngjarje të marrëdhënieve me publikun”. Читать дальше...
Të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, ka njoftuar policia. Dhjetëra persona janë plagosur në këtë shpërthim, i cili ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në jug të qytetit. Drejtuesi i makinës, që po ashtu është vrarë, është thënë të ketë qenë 57 vjeçar. Asnjë grup ende nuk ka pretenduar se është përgjegjës për sulmin. Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie. Читать дальше...
Ende pa përfunduar autostrada që lidh kryeqytetet e Kosovës dhe të Maqedonisë, përkatësisht Prishtinën dhe Shkupin, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës paralajmërojnë se gjatë këtij viti pritet të nisë së ndërtuari edhe një autostradë tjetër. Autostrada e re pritet të lidhë qytetet Istog- Pejë – Deçan- Gjakovë dhe Prizren, andaj ndryshe njihet edhe si “Autostrada e Dukagjinit”. Ajo llogaritet të jetë ndër autostradat më të gjata në territorin e Kosovës, me 91 kilometra. *Video nga arkivi: Ura e Kaçanikut... Читать дальше...