Добавить новость


World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Ноябрь
2018

Новости за 21.11.2018

Evropaelire.org 

Mattis: Bisedimet për paqe në Jemen pritet të nisin në dhjetor

Bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Jemen pritet të nisin në fillim të dhjetorit në Suedi, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis. Bisedimet do të zhvillohen midis rebelëve Huthi dhe qeverisë së njohur nga Kombet e Bashkuara. Mattis tha se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - që kanë mbështetur presidentin e Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, në luftën trevjeçare - "janë gati". "Duket se në fillim të dhjetorit, në Suedi do t'i shohim rebelët Huthi dhe qeverinë e njohur nga Kombet e Bashkuara... Читать дальше...

Evropaelire.org 

BE i kërkon Qeverisë së Kosovës të tërheqë vendimin për taksën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksën në 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja. Përmes një deklarate për media, ajo tha se ky vendim është shkelje eMarrëveshjes për tregti të lirë - CEFTA-s dhe Marrëveshjes për Stabilizim Asocim. “Vendimi i sotëm nga Qeveria e Kosovës për të rritur taksën ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia dhe Bosnja në 100 për qind është qartazi shkelje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një student britanik dënohet me burgim të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një student britanik i doktoraturës u dënua me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për spiunim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Matthew Hedges, 31 vjeç, nga Universiteti Durham, i mohoi akuzat, duke thënë se ai ka qenë duke bërë hulumtime.  Një gjykatë në Abu Dabi e shpalli atë fajtor për "spiunim për ose në emër" të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Familja e tij tha se vendimi bazohet në një rrëfim të rremë. Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se kërkon bisedime urgjente me Qeverinë e Emirateve. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një plan ”B” për t’i shmangur pengesat diplomatike nga Beogradi 

Pas dështimit të Kosovës që të pranohet në INTERPOL, çka shihet edhe si rezultat i një ofensive të ashpër diplomatike të Serbisë kundër këtij anëtarësimi, u shtrua sërish çështja e nevojës së arritjes së një marrëveshjeje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për eliminimin e këtyre pengesave. Aktualisht, te spektri politik në Kosovë ka mendime të ndryshme nëse Kosova duhet të fokusohet në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë, si çështje kryesore të politikës së saj, apo duhet të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ministrja Hoxha: Na duhet përkrahja e BE-së për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian e Kosovës, Dhurata Hoxha, u prit të mërkurën në Bruksel nga komisionari Dimitris Avramopoulos, përgjegjës për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi. "Ne, nga dita e marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave, më 2012, nga niveli qendror dhe lokal, kemi qenë të përkushtuar për zbatimin sa më të shpejtë të kritereve për liberalizim", tha në takim ministrja Hoxha, citon një komunikatë për media, e lëshuar nga Ministria e Integrimit Evropian. Hoxha tha se... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ukraina shënoi përvjetorin e nisjes së protestave në Euromaidan

Në Ukrainë u shënua të mërkurën përvjetori i pestë i fillimit të protestave të Euromaidan-it, që e shtynë orientimin gjeopolitik të Ukrainës drejt Perëndimit. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, mori pjesë në një ceremoni në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, për të përkujtuar aktivistët e vrarë gjatë tre muajve protesta më 2013-2014, që e detyruan presidentin pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych, të largohet nga pushteti dhe të ikë në Rusi. Në javët pas rrëzimit të Yanukovychit, Rusia e aneksoi... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Qeveria ndan gjysmë milion euro për Kombëtaren e Kosovës në futboll

Qeveria e Kosovës i ndau Kombëtares së Kosovës në futboll 500 mijë euro. Ky vendim erdhi pas kualifikimit të Kosovës për garat në “play off” në kuadër të Ligës së Kombeve. Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë, me rezultat 4:0. Propozimin për ndarjen e mjeteve e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se ndarja e këtyre mjeteve është shenjë përkrahjeje... Читать дальше...

Evropaelire.org 

KE: Italia po rrëshqet në paqëndrueshmëri financiare

Komisioni Evropian mori hapin e parë drejt sanksionimit të Italisë, për shkak të buxhetit të saj kombëtar. Në muajin tetor, trupi ekzekutiv i BE-së e refuzoi projekt-buxhetin e Italisë dhe i kërkoi të bëjë ndryshime. Italia, megjithatë, tha se do t'iu përmbahet planeve të saj për shpenzime më të mëdha. Të mërkurën, Komisioni tha se procedurat formale, që mund të sjellin sanksione financiare, janë "autorizuar". "Me atë që Qeveria italiane ka vënë në tryezë, ne shohim rrezik që ky vend të rrëshqasë në paqëndrueshmëri"... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kremlini: Ka pasur presion për zgjedhjen e kreut të Interpol-it

Kremlini, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, shprehu keqardhje që kandidati rus nuk e fitoi postin e udhëheqësit të Interpol-it. Organizata ndërkombëtare e policisë zgjodhi të mërkurën president jugkoreanin Kim Jong-yang. Kim u zgjodh nga 194 shtetet anëtare të Interpol-it në një takim në Dubai. Ai e mundi rusin Alexander Prokopchuk, i cili ka qenë favorit për të fituar. Megjithatë, ka pasur shqetësime se Prokopchuk do ta shfrytëzonte rolin e presidentit për të shënjestruar kritikët e presidentit rus, Vladimir Putin. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosova rrit taksën doganore për Serbinë dhe Bosnjën në 100 për qind

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Rritja e taksës, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, e cila ishte përcjellë me reagime të ashpra nga Serbia, por edhe nga Bashkimi Evropian. Vendosja e taksës prej 100 për qind, sipas zyrtarëve në Prishtinë, ishte një kundërpërgjigje që Kosova i bën politikës agresive të Serbisë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Beteja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Institucionet e Maqedonisë presin që kërkesa për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, të pranohet meqë sipas ministres së drejtësisë, Renata Deskoska, ajo është e bazuar në fakte të qëndrueshme juridike. Deklarata e tillë vjen pas njoftimit të ish kryeministrit se autoritetet hungareze kanë pranuar kërkesën e tij për azil politik, të bazuar në siç ka thënë, kërcënimet për jetën e tij, politizimin e sistemit të drejtësisë, e çështje tjera të theksuara në profilin e tij në Facebook. ... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Rritet numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në Kabul

Arriti në së paku 55 numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës që ndodhi të martën në një tubim të udhëheqësve fetarë në Kabul, njoftuan sot zyrtarët. Viktimat përfshijnë studiues fetarë nga i gjithë Afganistani, të ftuar nga Këshilli Ulema, për të festuar përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed. Të martën u raportua për 40 të vrarë. "Deri tani nuk e dimë se cila organizatë militante mund të jetë pas sulmit”, tha një hetues. Këshilli Ulema, organizata më e madhe fetare e Afganistanit, mblodhi së bashku studiues nga sekti sunit. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një punëtore italiane e ndihmës rrëmbehet në Kenia

Persona të armatosur rrëmbyen një grua italiane, që punonte për një organizatë të ndihmës në juglindje të Kenias. Policia tha se të armatosurit kanë hapur zjarr përpara se ta rrëmbenin vullnetaren 23-vjeçare nga një qendër tregtare në qarkun Kilifi. Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën dhe dërguan në spital. Arsyeja e sulmit dhe identiteti i sulmuesve nuk janë përcaktuar ende, tha policia. Megjithatë, autoritetet thanë se incidenti po trajtohet si sulm terrorist. Kjo është punëtorja... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Apeli vërteton pafajësinë e imamëve kosovarë të akuzuar për terrorizëm

Gjykata e Apelit e refuzoi si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që kishte liruar Fuad Ramiqin dhe katër imamët Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami. “Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 18.05.2018”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit. Lideri i Lëvizjes “LISBA”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rasti Khashoggi: Senati kërkon përgjigje, Trump mbron aleancën

Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu kërkua të gjejë nëse princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, ka luajtur rol në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Udhëheqësit republikanë dhe demokratë të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë i dërguan një letër presidentit duke kërkuar një hetim të dytë. Trump i mbrojti lidhjet e SHBA-së me Arabinë Saudite pavarësisht dënimit ndërkombëtar të vrasjes. Khashoggi u vra më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Rreth 85,000 fëmijë mund të kenë vdekur në Jemen

Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja gjatë tre vjetëve luftë në Jemen, tha organizata bamirëse ndërkombëtare Save the Children. “Numri është i barabartë me gjithë popullsinë nën pesë vjeç në qytetin e dytë më të madh të Britanisë së Madhe – Birmingham”, tha Save the Children. Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se deri në 14 milionë qytetarë të Jemenit janë në prag të urisë. OKB po përpiqet të ringjallë bisedimet për t'i dhënë fund luftës trevjeçare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Merkel do ta mbështesë marrëveshjen e Brexit-it

Gjermania do të mbështes marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke shpresuar se do të zgjidhjet edhe çështja e Gjibraltarit, territorit të kontestuar britanik, tha kancelarja gjermane Angela Merkel. Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha të martën se qeveria e tij do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit-it, nëse përmbajtja për Gjibraltarin nuk ndryshon në tekst. Gjibraltari parashihet të largohet nga Bashkimi Evropian së bashku me Mbretërinë e Bashkuar në mars,... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hahn kërkon llogari nga Orban në rast të aprovimit të kërkesës së Gruevskit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, duhet të jap spjegime në rast të dhënies së azilit politik të kërkuar nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, tha përmes rrjetit social Twitter se "nëse konfirmohet, unë pres disa spjegime nga Viktor Orban". Nikola Gruevski, lëshoi Maqedoninë pas vendimit të gjykatës që e dënoi me burg dy vjet, lidhur me akuzat për korrupsion. Autoritetet e Maqedonisë kanë lëshuar fletë-arrest për ish kryeministrin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

INTERPOL zgjedh shefin e ri në mes të polemikave

Organizata Ndërkombëtare e Policisë, INTERPOL, ka zgjedhur president në mandatin e ri, Kim Jong-yang, pas diskutimeve të gjata se një zyrtar i rëndësishëm në Ministrinë e Jashtme ruse mund të marrë këtë post. Kim Jong-yang nga Korea Jugore, që ka pasur postin e shefit të brendshëm në organizatë, është zgjedhur president nga shefat e policisë të mbledhur në takimin katërditor në Dubai. Kritikët e Kremlinit si dhe juristët në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, kishin ngritur shqetësimet se zgjedhja... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kompania ruse ngre padi ndaj Facebook për fshirjen e llogarisë

Një kompani ruse e lidhur me dyshimet për përfshirje në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara në vitin 2016, ka ngritur padi ndaj Facebook, për shkak që kompania e rrjetit social e ka fshirë llogarinë e tyre. Kompania e quajtur Agjencia Federale e Lajmeve LLC, ka theksuar se është kompani legjitime e lajmeve dhe se profili i tyre në Facebook duhet të kthehet. Padia u dorëzua më 20 nëntor në një Gjykatë në Kaliforni. E njohur si FAN, kompania e vendosur në Shën Petersburg ishte akuzuar për ndërhyrje në fushatën e zgjedhjeve amerikane më 2016. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump mund të autorizojë ushtrinë për ofrim të ndihmës mjekësore ndaj migrantëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po konsideron t’ju jap autoritet trupave amerikane në kufi me Meksikën, për të ofruar kontrolla mjekësorë për migrantët, raporton Reuters. Ky draft-propozim, që është ende duke qarkulluar nëpër administratë do të përfshinte ushtrinë në kontrollat e migrantëve për sëmundje dhe plagë, vetëm në rast se Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së nuk do të ishte në gjendje të ofrojë atë shërbim, thanë zyrtarët amerikanë. Ky propozim, do të zgjëronte misionin për Pentagonin... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Si u shpenzuan paratë e lobimit për INTERPOL?

Fondet milionëshe për lobim, nuk i kanë sjellë Kosovës anëtarësimin në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL, e madje as fondi shtesë prej më shumë se 1 milion euro, të cilin e ka ndarë Qeveria e Kosovës vetëm një muaj më parë, për siç është thënë, menaxhimit efektiv të aktiviteteve lobuese. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, atëherë nuk pati bërë të ditur se si do të shfrytëzohen mjetet financiare të atij fondi shtesë, por ka theksuar që shpjegimet do të jepen kur të bëhet raportimi. Читать дальше...


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus