Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev tha se pranimi në të ardhmen i Gjeorgjisë në NATO, mund të nxiste një “konflikt të tmerrshëm” dhe vuri në pyetje pse aleanca edhe e konsideron një veprim të tillë. Komentet e Medvedevit vijnë pas disa javësh, kur presidenti rus, Vladmir Putin kishte paralajmëruar NATO-n kundër kultivimit të marrëdhënieve më të ngushta me Ukrainën dhe Gjerogjinë, duke thënë se politika të tilla të papërgjegjshme do të kenë pasoja të paspecifikuara për aleancën. “Pranimi i... Читать дальше...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump urdhëroi rivendosjen e sanksioneve të mëdha ekonomike ndaj Iranit, duke pasur për cak blerjen e valutave dhe industritë kyçe. Ky vendim i Trumpit, vjen tre muaj pasi ai tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive botërore, që ishte arritur më 2015. Përmes një njoftimi për media, Trump përsëriti qëndrimin e tij karshi marrëveshjes bërthamore, e cila i mundësonte Teheranit lehtësim të sanksioneve, në këmbim të frenimit të programit bërthamor. Читать дальше...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se një ide e tillë është e Beogardit. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Veseli tha se çdo gjë sa i përket ndarjes territoriale të Kosovës, ka marrë fund me çlirimin e Kosovës në vitin 1999. Kosova, sipas kryeparlametarit Veseli, do të sigurojë ulësen në Kombet e Bashkuara dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Nuk do të ketë ndarje. Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Kosova hynë në dialog me pozicione shumë të qarta të vetat... Читать дальше...
Rusia njoftoi sot se e ka thirrur në një bisedë ambasadorin grek në Moskë dhe e ka informuar se shteti do të përgjigjet, në atë që Rusia e cilëson si vendim jomiqësor të Athinës për të dëbuar dy diplomatë rusë. Ministria e Jashtme ruse tha se gjatë bisedës me ambasadorin grek Andreas Friganas, i ka dorëzuar atij një notë diplomatike, ku është informuar për kundërveprimet e ndërmarra nga pala ruse, raporton Reuters. Në deklaratën e ministrisë nuk përmendet emri i diplomatit grek të dëbuar dhe... Читать дальше...
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka kritikuar Izraelin, pasi avionët luftarakë të tij kanë marrë pjesë në manifestimet tradicionale në Kroacinë përvjetorin e 23-të të operacionit ushtarak Stuhia (Oluja). “Është e dhimbshme që flamuri i Izraelit dje valoi gjatë festimeve për një aksion kriminal”, tha Daçiq për televizionin serb, Pink TV. Tre avion të tipit F-16 të Izraelit, morën pjesë në shënimin e përvjetorit të 23-të të operacionit “Stuhia”. Gjatë operacionit “Stuhia”, i cili ka zgjatur katër ditë... Читать дальше...
Qeveria e Kosovës është duke pritur që draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që dorëzohet në Bruksel nga e ekipi menaxhues, të jetë i bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Zyrtarët thonë se deri me tash nuk kanë pranuar ndonjë dokument final për statutin. Data 4 gusht ishte afati i fundit kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje është dashur ta dërgojë në Bruksel draftin e parë të statutit të Asociacionit. "Pritjet tonë janë që ky draft të jetë i bazuar apo... Читать дальше...
Një ligjvënës amerikan, gjatë vizitës së tij në Moskë tha se Shtetet e Bashkuara duhen të kenë më shumë dialog me Rusinë dhe të mbajnë të hapura linjat e komunikimit. “Pjesë e vizitës sime dhe qëllimi që kam ardhur në Rusi është që të them se ne na duhet të kemi dialog”, tha senatori republikan, Rand Paul. Duke folur gjatë një takimi me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Rusisë, Paul tha se Rusia dhe SHBA-ja “janë në afërsi” në shumë pika të nxehta në mbarë botën, përfshirë edhe në Siri. Читать дальше...
Shefi i ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi thotë se liqeni i Ujmanit (Gazivodës) i takon shtetit të Kosovës dhe kushdo që pretendon ta përvetësojë atë, do të bëjë “një agresion" ndaj Kosovës. Arifi tha se Kosova me këta kufij është njohur nga mbi 100 shtete, prandaj përvetësimi i çdo pjese të territorit të Kosovës do të ishte agresion. Këto komentet pasuan deklaratat e zyrtarëve serbë, të cilët thanë se pjesa e Ujmanit është e një rëndësie strategjike për mbijetesën e serbëve në veri. Читать дальше...
Një gjykatë në Irak ka dënuar të hënën një burrë francez dhe një grua gjermane me burgim të përjetshëm për shkak të anëtarësimit në grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS). Lahcen Gueboudj, 58 vjeçar dhe dhe gruaja gjermane e identifikuar vetëm si Nadia janë dënuar ndaras në Gjykatën Penale në Bagdad ka njoftuar AFP. Nëna e Nadies, një grua gjermane me orgjinë marokene është dënuar me vdekje në muajin janar për anëtarësim në IS, mirëpo më pas ndëshkimi është ndryshuar në dënim me burgim të përjetshëm që në Irak është 20 vjet. Читать дальше...
Që nga data 24 korrik, kur policia krijoi task-forcën për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, është rritur numri i dënimeve të shqiptuara, por aksidentet nuk janë zvogëluar. Nga 1400 tiketa sa Policia kishte shqiptuar përafërsisht gjatë një dite para datës 24 korrik, Policia e Kosovës pas kësaj date kur është krijuar task-forca ka shqiptuar 300-400 tiketa më shumë. Përgjatë kësaj periudhe dy javore, shtatë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, derisa kanë ndodhur rreth 300 aksidente me të lënduar. Читать дальше...
Rreth 10,000 persona janë evakuuar nga ishulli indonezian, Lombok pas tërmetit 6.9 shkallësh të së dielës, i cili ka lënë të vdekur afër 100 persona. Zëdhënësi për Menaxhimin e Katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho, ka thënë se veriu i ishullit Lombok është dëmtuar rëndë. Sipas tij numri i të vdekurve është 98, mirëpo kjo shifër “do të rritet me siguri”. Ai po ashtu ka njoftuar se deri më tani janë plagosur rreth 236 persona. Dëshmitarët kanë folur në kushte të kaosit dhe tmerrit derisa mijëra... Читать дальше...
Qeveria Siriane ka krijuar një Komitet Koordinues për të riatdhesuar miliona shtetas të saj që kanë ikur nga konflikti shtatvjeçar, ka njoftuar media shtetërore. Kabineti është “pajtuar për të krijuar një trup koordinues për kthimin e personave të shpërnguluar në qytetet dhe fshatrat e tyre”, ka raportuar agjencia e lajmeve SANA. Kombet e Bashkuara kanë thënë se si pasojë e konfliktit janë shpërngulur më shumë se pesë milionë sirianë jashtë shtetit, derisa rreth gjysma e tyre janë në Turqi, Liban dhe Jordani. Читать дальше...
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka thënë të hënën se liderët e Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe Izraelit janë izoluar në armiqësinë e tyre ndaj Iranit. “Sot, e gjithë bota ka deklaruar se nuk është në linjë me politikat amerikane kundër Iranit”, ka thënë Zarif në një fjalim, sipas agjencisë së lajmeve ISNA. “Flisni me secilin në botë dhe ata do t’iu tregojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe princi saudit... Читать дальше...
Referendumi për Marrëveshjen me Greqinë, që duhet të mbahen më 30 shtator, ka ndarë jo vetëm partitë politike, por edhe organizatat joqeveritare, sa i përket mbështetjes apo bojkotit të qytetarëve të cilët duhet të vendosin mbi këtë marrëveshje. Sipas pushtetit, mbështetja e marrëveshjes së parasheh ndërrimin e emrit të shtetit, në “Maqedonia e Veriut”, hap rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkim Evropian, ndërsa sipas opozitës, kjo marrëveshje është antikushtetuese dhe antikombëtare... Читать дальше...
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, se Statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, do të dorëzohet direkt në Bruksel nga ekipi për hartimin e draft-statutit. Në një përgjigje me shkrim nga Ministria thuhet se "raporti nga mbledhja e fundit e mbajtur nga ekipi menaxhues sot dorëzohet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal [MAPL] dhe menjëherë posa të përkthehet do të dërgohet në kabinetin e kryeministrit". Në përgjigje nga Ministria... Читать дальше...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar se takimi i qershorit në vitin 2016 në Kullën Trump në Nju Jork mes ekipit të djalit të tij me një avokate të lidhur me Kremlinin është bërë për të pranuar informacione për kundërshtarë politikë, mirëpo sipas tij gjithçka ka qenë “ligjore”. Në një postim më 5 gusht, Trump ka thënë se takime të këtij lloji “janë bërë gjithmonë në politikë”. Sipas një dëshmie të Kongresit, në takimin e vitit 2016 kishin marrë pjesë, djali i presidentit Trump, Donald Trump Junior... Читать дальше...
Hiroshima ka shënuar përvjetorin e sulmit me bomba atomike më 1945, me një ceremoni përkujtimi për personat e vdekur dhe të plagosur, duke bërë thirrje për eliminim të armëve bërthamore, në kohën kur po negociohet për denuklearizim të Koresë Veriore. Udhëheqësi i Hiroshimas, Kazumi Matsui ka përmendur agoninë e viktimave 73 vjet më parë dhe i ka bërë thirrje audiencës për të “dëgjuar sikur të kishin qenë aty më të dashurit tuaj”. Më pas ai ka ngritur shqetësime për rritje globale të egocentrizmit dhe tensioneve... Читать дальше...
Gjashtë “terroristë dhe vrasës të paguar” janë arrestuar në Venezuelë, të cilat janë akuzuar për tentim-vrasje të presidentit të këtij shteti, Nicolas Maduro në një sulm të supozuar me dronë, ka njoftuar Qeveria të dielën, transmeton AFP. Ministri për punë të Brendshme dhe Drejtësi, Nestor Reverol, ka njoftuar për arrestimet në televizionin shtetëror, duke thënë se ndalime të ngjashme mund të ndodhin sërish, “në orët vijuese”. Tre ushtarë kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar... Читать дальше...
Arabia Saudite ka dëbuar ambasadorin e Kandasë dhe ka pezulluar investimet dhe marrëveshjet e reja për tregti me këtë shtet, duke akuzuar Otavën për ndërhyrje në çështjet e brendshme. “Mbretëria e Arabisë Saudite nuk do të pranojë ndërhyrje në çështjet e brendshme”, ka thënë ministria e Jashtme më 5 gusht, pasi Ambasada e Kanadasë në Riad ka bërë thirrje për lirimin e disa aktivistëve të burgosur. Arabia Saudite do të “pezullojë të gjitha transaksionet e reja në tregti me Kanadanë, duke ruajtuar... Читать дальше...
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të bëjë një njoftim më 6 gusht, rreth rivendosjes së sanksioneve në Iran, duke përfshirë kufizimet në monedhë. Ky njoftim ka ardhur teksa Pompeo u ka thënë gazetarëve se Shtetet e Bashkuara do të “zbatojnë sanksionet” që do të rivendosin, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të larguar SHBA-në nga pakti bërthamor i vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me gjashtë fuqi botërore. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se nga 7 gushti... Читать дальше...
Të paktën 142 persona kanë vdekur pas një tërmeti të fuqishëm që ka goditur ishullin indonezian, Lombok. Qindra persona janë plagosur si pasojë e tërmetit të së dielës, derisa zytarët kanë thënë se shumica e viktimave gjenden ne veri të ishullit. Tërmeti i shkallës shtatë ka ndodhur në vetëm 10 kilometra thellësi nëntokësore, duke dëmtuar mijëra ndërtesa dhe duke ndërprerë energjinë elektrike. Në ishullin e afërt, Bali, janë publikuar pamje teksa njerëzit kanë ikur duke bërtitur nga shtëpitë e tyre. Читать дальше...