Добавить новость


World News in Albanian
Ria.city


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer


Июнь
2018

Новости за 21.06.2018

Evropaelire.org 

SHBA konfirmon vizitën e Boltonit në Moskë

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton do të udhëtojë drejt Moskës në ditët në vijim për të diskutuar ndonjë takim të mundshëm në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit rus, Vladimir Putin, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, disa orë pas deklaratave të Kremlinit për mundësinë e një takimi të tillë. “Më 25-27 qershor, Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton do të takohet me aleatët amerikanë në Londër dhe Romë për të diskutuar çështjet e sigurisë kombëtare... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Melania Trump viziton qendrat e ndalimit të fëmijëve imigrantë

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka vizituar të enjten zonën e qendrave të ndalimit në kufi në Teksas, ku po mbahen fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre. Zonja Trump, presioni i së cilës ka qenë faktor në vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të nënshkruar udhërin që mban së bashku familjet, është larguar nga Shtëpia e Bardhë të enjten në mëngjes për të vizituar Teksasin. “Ivanka ndjehet shumë e fuqishme, gruaja ime ndjehet shumë e fuqishme, unë ndjehem shumë i fuqishëm për këtë. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Merkel i bën thirrje Evropës për të luftuar "tendencat agresive" të Iranit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Evropës që “urgjentisht” të marrë masa për të luftuar aktivitetet “agresive” të Iranit në Lindje të Mesme. “Tendencat agresive të Iranit nuk duhet të mbesin vetëm në nivel të diskutimeve, ne duhet të gjejmë zgjidhje urgjentisht”, ka thënë ajo më 21 qershor, pas një takimi me Mbretin e Jordanisë, Abduallah në Aman. Merkel ka shtuar se derisa shtetet evropiane kanë shprehur vullent për të ruajtur paktin bërthamor që kanë me Teheranin nga viti 2015... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Ftesa e vonuar për konsensus rreth dialogut

Pak ditë para takimit në Bruksel me homologun e tij, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar konsensus për dialogun, jo vetëm nga partitë politike, por edhe nga mediat dhe shoqëria civile. Por, kjo kërkesë e të parit të shtetit, nuk po merret parasysh nga shoqëria civile dhe mediat. Sipas tyre, ky është veprim i vonuar i presidentit Thaçi. Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit për dialog në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nevoja për... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Stoltenberg: Lidhja Evropë-SHBA është e fortë, pavarësisht dallimeve

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se është i bindur se do të mbijetojnë lidhjet mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, pavarësisht dallimeve në tregti dhe vendimit të SHBA-së për t’u larguar nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe pakti bërthamor me Iranin. “Lidhja jonë është e fortë, mirëpo disa janë duke dyshuar në të. Dhe po, ne po i shohim dallimet”, ka thënë Stoltenberg para audiencës në Londër. “Nuk është e shkruar në gur se lidhjet transatlantike do të mbijetojnë përgjithmonë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Nëntë vende të BE-së bashkohen për të luftuar sulmet kibernetike

Nëntë vende anëtare të Bashkimit Evropian do të krijojnë “ekipe të reagimit të shpejtë” për të luftuar sulmet kibernetike, sipas një projekti të ideuar nga Lituania, e cila ka nisur paralajmërime rreth atyre që i ka cilësuar si “aktivitete kibernetike armiqësore të drejtuara nga Rusia”. “Nëntë shtete janë pajtuar për t’u bashkuar. Ideja është që të krijojmë ekipe evropiane të reagimit të shpejtë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Lituanisë, Raimundas Karoblis, për agjencinë e lajmeve AFP. Ai ka shtuar se homologët e tij nga Kroacia... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Veseli: Marrëveshja me Serbinë nuk do të jetë kompromis i ri

Marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk nënkupton asnjë kompromis që e paralizon shtetin e Kosovës dhe nuk nënkupton asnjë lloj ndarje, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Veseli është shprehur optimist se në fund të këtij viti, Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare do të vendosin që t’u heqin vizat qytetarëve të Kosovës në mënyrë që edhe ata të lëvizin lirshëm sikurse qytetarët tjerë evropianë.    Radio Evropa e Lirë... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kryeministri italian njofton se BE-ja do të tërheqë deklaratën për imigrim

Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka njoftuar për tërheqjen e një draft-deklarate të Bashkimit Evropian, pasi ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, transmeton Reuters. Conte ka kërcënuar me mospjesëmarrje në takimin e liderëve në Bruksel në ditën e diel, si shenjë proteste kundër kësaj deklarate, e cila mes tjerash u bënë thirrje të gjithë azilkërkuesve të kthehen menjëherë në vendin e parë të hyrjes në BE-së, kryesisht në Itali. “Kam pranuar një thirrje nga kancelarja gjermane, Angela Merkel. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kremlini: Këshilltari amerikan, John Bolton planifikon vizitë në Moskë

Kremlini ka thënë se Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, John Bolton planifikon të vizitojë Moskën, pa ofruar detaje për udhëtimin. “Deri më tash e dimë vetëm se do të ndodhë takimi. Kjo është e gjitha që mund të themi tani”, ka thënë Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin. Më herët gjatë ditës, agjencia ruse e lajmeve, Interfax ka cituar disa burime në Uashington të kenë thënë se Bolton pritet të vizitojë Moskën javën e ardhshme, për t’u përgatitur rreth takimit të... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Hoti: Rritja e pagave për kabinetin qeveritar, vendim arbitrar

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti,  ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të kabinetit është vendim arbitrar dhe shkelje e ligjeve në fuqi. Në një postim në rrjetin social, Facebook, Hoti ka shkruar se ky vendim përveç tjerash paraqet edhe konflikt interesi. “Rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, jo me vendim arbitrar të Qeverisë që përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit. Rritja e pagave... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Presidenti Ivanov mund ta lërë pezull Marrëveshjen për emrin

Mosdekretimi i ratifikimit të Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, paraqet një barrierë shumë të madhe për realizimin saj, vlerësojnë ekspertët juridikë. Pas miratimit nga ana e Parlamentit, presidenti i Maqedonisë, Ivanov, ka afat prej shatë ditësh që ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Por, presidenti Ivanov ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend ta dekretojë marrëveshjen... Читать дальше...




Evropaelire.org 

Më shumë se 70 përqind e maturantëve kalojnë provimin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, ka publikuar rezultatet e testit të Maturës Shtetërore 2018. Sipas këtyre rezultateve, provimin e kanë kaluar 73.3 përqind e maturantëve. Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqi, ka bërë të ditur gjatë një konference për media se rezultatet e testit janë reale. “Synimi jonë në këtë test të maturës ka qenë që të japë rezultate të sakta, në mënyrë që nga kjo bazë reale të shohim se çfarë është e nevojshme të bëhet në shkolla për ngritjen e cilësisë në arsim”... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Malmstrom: BE-ja është e gatshme për biseduar me SHBA-në për tregti

Bashkimi Evropian është i gatshëm për të negociuar me Shtetet e Bashkuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare, pas vendimit të kësaj të fundit për të vendosur tarifa në metalet evropiane, ka thënë Komisionerja e Bashkimit Evropian për Tregti, Cecelia Malmstrom. Duke i përshkruar tarifat amerikane “joligjore” dhe në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Malmstrom ka thënë se nuk ka mundësi tjetër përveç marrjes së masave hakmarrëse për të mbrojtur interesat evropiane. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Trump zmbrapset nga politika e ndarjes së familjeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu dorëzua presionit publik dhe nënshkroi urdhrin ekzekutiv që premton “t’i mbajë familjet së bashku” në qendrat e ndalimit të migrantëve. Trump e ndryshoi politikën pas kritikave ndërkombëtare për ndarjen e fëmijëve nga prindërit që kaluan ilegalisht kufirin Meksikë-SHBA. Urdhri, megjithatë, nuk e adreson çështjen e familjeve të ndara tashmë nga policia. Zyrtarët e imigracionit në SHBA thanë se 2,342 fëmijë janë ndarë nga 2,206 prindër në periudhën 5 maj – 9 qershor. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Apostolova: Të tërhiqet vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, në një deklaratë për media, tha se vendimi për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar në Kosovë duhet të tërhiqet dhe të pritet miratimi i Ligjit të ri për pagat. Ajo tha se ky vendim është në kundërshtim me qëllimet e përbashkëta për ta bërë administratën publike të Kosovës më të barabartë, meritore, koherente dhe llogaridhënëse. “Më 12 qershor, Qeveria riktheu vendimin e saj për rritje ad hoc të pagave për anëtarët e kabinetit... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kosovë: Aktakuzë për keqpërdorim të autoritetit zyrtar

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ngriti aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.Sh. për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe të pandehurit E.D. për veprën penale mashtrim i mbetur në tentativë. “I pandehuri B.Sh. si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare dhe tejkaluar kompetencat, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dhe i pandehuri E.D. me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kupa e Botës 2018: Gjobiten Serbia dhe Meksika

Ekipet e futbollit të Serbisë dhe Meksikës janë të parat që u goditën me gjoba në Kampionatin Botëror, për shkak të shkeljeve dhe sjelljeve diskriminuese të tifozëve të tyre. Federata Botërore e Futbollit - FIFA ndëshkoi ekipin serb me 10,400 dollarë pasi tifozët e tij, në ndeshjen me Kosta Rikën, mbajtën një pankartë "fyese dhe politike", të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Ekipi i Meksikës u ndëshkua me gjobë të ngjashme për shkak të "brohoritjeve diskriminuese dhe fyese" të tifozëve kundër portjerit gjerman, Manuel Neuer. Читать дальше...

Evropaelire.org 

Europol raporton për rritje të trendit të sulmeve terroriste

Agjencia evropiane për sundimin e ligjit - Europol - publikoi të enjten raportin për terrorizmin në Bashkimin Evropian, i cili thekson se në vitin 2017, 68 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste. Këto sulme kanë lënë edhe 844 njerëz të plagosur, thuhet në raport. "Nëntë shtete anëtare të BE-së raportuan një total prej 205 sulmesh të dështuara dhe të realizuara terroriste në vitin 2017. Shifra paraqet rritje për 45% krahasuar me vitin 2016 dhe ndryshim të trendit të rënies që ka nisur në vitin 2014"... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Kryeministrja e Zelandës se Re lind vajzë

Kryeministrja e Zelandës se Re, Jacinda Ardern, lindi fëmijën e saj të parë: vajzë. Kjo e bën atë udhëheqësen e dytë në histori që lind derisa është në detyrë. Ardern i ka kaluar tani detyrat te zëvendësi i saj, Winston Peters. Ajo tha se do të marë gjashtë javë pushim. Ardern, e cila është zgjedhur kryeministre në muajin tetor, ka njoftuar në janar se ajo dhe partneri i saj, Clarke Gayford, presin fëmijë. Në vitin 1990, Benazi Bhutoo ka lindur një vajzë derisa ka qenë duke shërbyer si kryeministre e Pakistanit.

Evropaelire.org 

Khamenei kritikon SHBA-në për ndarjen e fëmijëve nga prindërit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara për politikën e ndarjes së fëmijëve nga prindërit imigrantë, që bëjnë përpjekje të kalojnë ilegalisht kufirin Meksikë-SHBA. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ndaloi politikën e tillë të mërkurën, për shkak të zemërimit publik, jo vetëm nga Khamenei, por edhe liderë të tjerë botërorë dhe grupe të të drejtave të njeriut. "Ndarja e mijëra fëmijëve nga nënat e tyre është çështje serioze. Njeriu nuk mund t'i shohë në gjendje të qetë këta fëmijë duke qarë"... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Një tjetër përpjekje për anëtarësim në INTERPOL

Autoritetet në Prishtinë besojnë se Kosova këtë vit do të bëhet anëtare e organizatës policore ndërkombëtare, INTERPOL. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës, janë duke punuar dhe duke bërë të gjitha përpjekjet për anëtarësimin e vendit në INTERPOL. "Është bërë një lobim i mjaftueshëm. Besojmë fuqishme se institucionet e Kosovës do të kyçen në institucionin më të rëndësishme të sigurisë në Evropa, në INTERPOL. Do të thotë se nuk... Читать дальше...

Evropaelire.org 

Turqia nis me tarifat hakmarrëse kundër SHBA-së

Turqia do të nisë të zbatojë tarifa kundër Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të taksave që u ka vënë SHBA-ja importeve të saj të aluminit dhe çelikut. Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zeybecku, tha se, nga sot, tarifa do të vihen mbi importet e qymyrit, letrës, arrave, bajameve, duhanit, orizit të papërpunuar, uiskit, automobilave dhe kozmetikës. "Tarifat janë proporcionale, të matura dhe të dizajnuara për të mbrojtur interesat e Turqisë,", tha Zeybecku. Vendimi vjen pasi presidenti amerikan... Читать дальше...


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus