Shumë fëmijë vazhdojnë të jenë viktima të dhunës, qoftë në familje, shkolla apo në rrugë. Si pasojë e dhunës në familje, këtë vit është raportuar vdekja e një djaloshi 14 vjeçar. Në përgjithësi, sipas statistikave të organeve të rendit, si pasojë e dhunës, në vitin 2016 janë evidentuar katër raste, kurse në vitin 2017 pesë raste të vrasjeve të rënda në familje. Ndërkohë që janë raportuar gjithsej 1269 raste të dhunës në familje gjatë vitit 2017 dhe 281 raste për periudhën janar –mars të këtij viti. Читать дальше...
Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar të martën se ende ekziston rreziku i vënies së tarifave në vlerë të 50 milionë dollarëve në importet që vijnë nga Kina, nëse kjo e fundit nuk e adreson çështjen e vjedhjes së pronës intelektuale, transmeton Reuters. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar përmes një deklarate se në kuadër të masave kundër Kinës, do të jetë dhe kufizimi i investimeve të kompanive kineze në SHBA. Detajet për këto investime do të njoftohen më 30 qershor derisa lista përfundimtare e tarifave do të publikohet me15 qershor. Читать дальше...