Akademia Suedeze ka njoftuar se këtë vit nuk do të ketë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, pas skandalit për akuza për sulme seksuale. Tetëmbëdhjetë gra kanë akuzuar për sulme seksuale fotografin francez, Jean-Claude Arnault, që është i martuar me anëtaren e Akademisë dhe autoren, Katarina Frostenson. Frostenson është larguar nga organizata, sikurse udhëheqësi i Akademisë dhe katër anëtarë tjerë. Akademia ka thënë se vitin e ardhshëm do të njoftojë për fituesin e Çmimit për vitin 2018 dhe 2019. Читать дальше...
Presidenti çek, Millosh Zeman ka thënë se një raport i agjencisë ushtarake të Inteligjencës ka treguar se vitin e kaluar, Republika Çeke ka prodhuar dhe më pas shkatërruar një sasi të agjentit nervor, Noviçok. Ky agjent nervor është përdorur për të helmuar ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia në Britani. Zeman ka thënë më 3 maj se një tjetër raport i agjencisë çeke të kundërzbulimit ka identifikuar agjentin nervor të shkatërruar si A230 dhe jo Noviçok, mirëpo duket se të dy bëjnë pjesë në familjen e njëjtë. Читать дальше...
Rrjeti social, Twitter u ka bërë thirrje më shumë se 300 milionë përdoruesve për të ndryshuar fjalëkalimet e tyre, duke thënë se ky informacion është ekspozuar pa qëllim brenda kompanisë, përmes një virusi. Sipas kompanisë, nuk është identifikuar asnjë shenjë se janë përdorur të dhënat e ekspozuara, mirëpo është këshilluar të ndryshohen fjalëkalimet për çështje të sigurisë. Shefi i teknologjisë në këtë kompani, Parag Agrawal ka thënë se Twitter e praktikon privatësinë e plotë në këtë material... Читать дальше...
Fillimi i seancave, e gjen zakonisht Kuvendin e Kosovës plot me deputetë në sallë, të gatshëm të debatojnë dhe të ngrenë çështje nga më të ndryshmet. Por, pjesa e punës pasdite në institucionin më të lartë ligjvënës të Kosovës shpesh është karakterizuar me mungesën e deputetëve, çka ka rezultuar me mungesë kuorumi dhe mungesë në vendimmarrje. Madje, vendimmarrja ka munguar edhe kur janë ngritur çështje të rëndësishme apo edhe aq të ndjeshme, siç rasti për rezolutën e propozuar për çështjen e... Читать дальше...
Të paktën 125 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një stuhie të pluhurit në veri të Indisë, derisa zyrtarët kanë paralajmëruar se moti i keq është në ardhje e sipër. Erërat e shpejta dhe vetëtima kanë shkatërruar disa fshatra, kanë rrëzuar muret dhe kanë plagosur disa persona. Një zëdhënës për rajonin Uttar Pradesh, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se numri i të vdekurve nga stuhitë ka qenë më i larti në 20 vjetët e fundit. Zyrtarët kanë thënë se numri i të vdekurve mund të rritet në ditët në vijim. Читать дальше...