Добавить новость


World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

OKB shpreh shqetësim për retorikën midis SHBA-së dhe Iranit

Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim për retorikën gjithnjë e më konfrontuese midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe bënë thirrje për qetësi.


Në një nga postimet e tij në Twitter, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se "nëse Irani do luftë, ajo do të jetë fundi zyrtar i Iranit".


Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, i hodhi poshtë, siç tha, provokimet e Trumpit për "gjenocid" dhe e paralajmëroi presidentin amerikan që të mos e kërcënojë Iranin.


"Ne jemi të shqetësuar për retorikën e tensionuar", tha zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, dhe bëri thirrje për qetësi.


Vërejtjet e tij vijnë në kohën e shqetësimeve për një konflikt të mundshëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.


Uashingtoni urdhëroi forcimin e pranisë ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, duke u thirrur në "kërcënime të menjëhershme" nga Irani.


Teherani i hodhi poshtë akuzat e SHBA-së dhe tha se Uashingtoni po i përshkallëzon tensionet.


Të dyja palët thonë se nuk duan luftë.


Tensionet mes tyre janë rritur dukshëm javëve të fundit, pasi SHBA-ja ka forcuar sanksionet kundër Iranit, ndërsa ky i fundit ka kërcënuar se do të pasurojë uranium më pranë niveleve të armëve bërthamore.


Më shumë në këtë temë: Tensione të reja midis armiqve të vjetër

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus