Добавить новость
World News in Albanian


Новости сегодня

Новости от TheMoneytizer

Huawei shpërfill ndikimin e sanksioneve amerikane, fillon bisedimet me Google

Themeluesi i kompanisë kineze Huawei shprehu besimin se sanksionet e vendosura nga ana e Uashingtonit nuk do të kenë shumë ndikim në prodhuesin e dytë më të madh në botë të telefonave të mençur. 


Ren Zhengfei tha se Huawei ka “siguruar rezerva” nëse e humb qasjen në furnizimin me komponentë të pajisjeve nga tregu amerikan.


Huawei blen çdo vit rreth 67 miliardë dollarë komponentë të paisjeve.


Javën e kaluar, administrata e presidentit Trump, vendosi të shtoj kompaninë“Huawei” në “listën e entiteteve” e cila ndalon kompanitë të blejnë teknologji nga firmat amerikane pa miratimin e qeverisë.


Të hënën, kompania amerikane Google vendosi të ndalojë disa përditësime në sistemin Android për telefonat Huawei. Kjo masë, shënon goditje ndaj kompanisë kineze, pasi përdoruesit e pajisjeve të saja nuk do të mund të përditësojnë aplikacionet nga sistemi operativ Android. 


Themeluesi i Huaweit bëri të ditur se po bisedon me kompaninë Google për të gjetur një zgjidhje por nuk dha më shumë detaje lidhur me këto bisedime.


Administrata e presidentit amerikan Donald Trump thotë se Huawei është një rrezik për sigurinë.


Kompania kineze përballet me një reagim në rritje nga vendet perëndimore, të udhëhequra nga SHBA-ja, mbi rreziqet e mundshme që paraqiten duke përdorur produktet e saj në rrjetet e ardhshme mobile të 5G.


Disa vende kanë ngritur shqetësime se pajisjet Huawei mund të përdoren nga Kina për mbledhje të informacioneve dhe mbikëqyrje, akuza të cilat kompania kineze i ka mohuar.

Читайте на сайте


Smi24.net — ежеминутные новости с ежедневным архивом. Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. Абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть —онлайн с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии. Smi24.net — живые новости в живом эфире! Быстрый поиск от Smi24.net — это не только возможность первым узнать, но и преимущество сообщить срочные новости мгновенно на любом языке мира и быть услышанным тут же. В любую минуту Вы можете добавить свою новость - здесь.




Новости от наших партнёров в Вашем городе

Ria.city
Музыкальные новости
Новости России
Экология в России и мире
Спорт в России и мире
Moscow.media










Топ новостей на этот час

Rss.plus